Lajmi i fundit

EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Malësinë e Madhe, ja kush janë të plagosurit dhe autori

Rajoni 313, qeverisja e qeverisë! Shumë porosi janë dhënë dje në Dajt

Rajoni 313, qeverisja e qeverisë! Shumë porosi janë dhënë dje në Dajt

Nga Basir Çollaku - 02/09/2024

Nisi me thashetheme, pastaj duke qeshur e pastaj u bë e vërtetë.

Tani është bërë domosdoshmëri, nuk ndodh kurrsesi pa dijeni të tyre. Të kërkuarit, njerëzit e fortë të botës së krimit, ata të zgjedhurit prej Edi Ramës u bënë rruga e vetme më e kollajtë siç thoshte KM, mundësia e vetme për të mundur Berishën.

Bëri takimet e duhura. Nënshkroi kontratat e kërkuara. Disa përfunduan më vonë në qeli. Nga hallet e drejtësisë, më së shumti ndërkombnëtare, si imponim bashkëpunimi, anëtarë të bandave përfunduan tej hekurave.

Por, jo ndikimi i tyre.

Si prodhues mandatesh, njerëz kryesorë në shtabet elektorale për bashkiakë e deputetë, ata thonin dhe ende thonë fjalën e fundit, për shumë punë në qeveri e qeverisje.

Saktësisht, burgu 313, 302 e te tjerë institucione të vuajtjes së dënimit të sigurisë së lartë, duke i mbledhur në seksionin “Rajoni 313” janë qeverisja e qeverisë.

Bëjnë para nga burgu, kanë zyra informacioni nga qelitë, marrin gjoba nga kafazet e hekurit, zotërojnë hisen e majme në biznese e ndërtimtari në shumë vise bregdeti dhe kulla.

U jepen leje ndërtimi për miqësinë jashtë, e cila i shpërblen me aksione, porositësit brenda.

Shikoni aplikacionet sky-encro. Ka ministra, qeveritarë, zyrtarë drejtësie, biznesmenë, gazetarë, supermarket mallrash. Aty gjenden referenca pa fund për të gjatin. Duhet parë në arkivat franceze, se ku dhe si del emri i Edi Ramës. Janë dhjetëra dosje më përmbajtjet e përgjimeve ku lexohen qartë shtabet elektorale kriminale gjysma e gjysma tjetër qeveritarë e funksionarë të mazhorancës.

Natyrisht nuk mungojnë njerëzit e rendit e sigurisë. Kapja është në çdo institucion. Shikoni privatizimin kriminal të bashkisë së Tiranës.

Nga inceneratorët 5D, Eco Tirana, Teatri Kombëtar, “Ndrangheta e ndërtimeve”, “pemëmbjellja 2 milionë” e sërish Erion Veliaj në në prag amnistie, ndonëse është drejtuesi i bashkisë ku janë arrestuar dy grupeve të strukturuara kriminale, sipas vendimeve të gjykatës, ku rekomandohet hetimi kryetarit në këtë përfshirje.

Duke hapur këtë shteg, krijoi urën mafioze të ndërkombëtarizimit të lidhjeve dhe financimeve. Kaloi në Tryezën e Madhe të Krimit.

Ka një karrige aty. U ofruan në zgjerim territori në Shqipëri grupe kriminale globale si, Ndrangjeta, Sacra Corona, Camorra, Sinaloa, ku përfaqësues të tyre, gjenin anën të uleshin me ministra, bashkiakë e deri Kryeministrin.

Madje turbulluar nga sekëlldia, Rama ngatërronte sqarimet se kishte pritur ortakët e “Sinaloa-s” për saktësim procedurash, pastaj donin siç e morën leje kazinosh, ndërtimesh e me radhë.

Ajo është organizata e sigurisë më e madhe në botë, jo organizatë mafioze, i përgjigjej një zyrtar i BE pyetjes konfidenciale, nëse Rama ishte mundësi për sekretar të NATO-s.

Përtej kësaj, ata e dinë kush është KM ynë dhe e shantazhojnë për të bërë punët e tyre, pa pasur merakun se ç’ndodh me Shqipërinë e shqiptarët. Nuk mjaftojnë as fotot delikate si përqafime sevdaje me Sorosin, për të shkuar në fund të së keqes. Nëse shkon te “Rajoni 313” pavarësisht orarit të takimeve, mund të gjesh e dëgjosh biseda biznesi, koncesionesh, investimesh, tenderash, transferime aksionesh, pastrime parash.

Telefonat kanë funksionuar nëpër qeli, madje edhe në “41 bis”. Nëse nuk bindet porosimarrësi, atëherë sektori V është, paguaj që të vrasësh këdo bëhet pengesë. Çmimi nuk ka rëndësi.

Nga 1 milion deri në 5 milionë euro, aq sa flitet për një nga vrasjet më misterioze në botën e biznes-krimit.

…dhe ju thoni Rama nuk ka dijeni?! Prokuroria e Posaçme nuk ka dijeni?! Mos konsumoni shaka dhe vapë njëherësh. Zgjedhjet janë afër. Shumë porosi janë dhënë në tetë orët e tubimit të Dajtit dje…!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco