Edi Rama në politikë është  një trumëcak i frikësuar në mes të errësirës?

Edi Rama në politikë është një trumëcak i frikësuar në mes të errësirës?

Nga Ndriçim Kulla - 01/09/2024

Unë e kuptova thellë se isha dëshmitar aty, se Rama ishte i pafuqishëm përpara revoltës   popullore të çadrës dhe duke mos i besuar fitimit te zgjedhjeve zgjodhi luftën tinëzare  nën brez, me korruptim të Mcgonigalit dhe në vazhdim të Lulzim Bashës.

Pra, këtu, pikërisht këtu, bie miti i makinerisë së pathyeshme të PS në zgjedhje, që po  trumbeton në vite Rama.

Pastaj  lindi ideja e non gratës ndaj Berishës të cilën e thuri me duart e tij në rrjetn e merimangës me lobistë që sot po bëjnë kaçurrel edhe vet amerikanët.

Pse vallë për një dekade në pushtet nga ana e Ramës nuk u godit ndonjëherë Berisha? Pse vallë këto çështje që e akuzojnë sot nuk ekzistonin atëherë? Patjetër që po, patjetër që as atëherë as tani nuk kishte fakte?

E gjitha ndodhi nga lakmia e Ramës për pushtet absolut bashkë me veglën e tij, Lulin, tashmë të diskretituar  keq. Pengesa për shuarjen e opozitës kishte vetëm një emër: Sali Berisha, ndaj u shpik” non grata” dhe më vonë burgu politik.

Por kjo solli gjithashtu  edhe kurthin e tmerrshëm në të cilin Rama futi amerikanët dhe anglezët nëpërmjet fijeve të Sorosit në DASH dhe ambasada. Atyre ai iu dha perspektivën e një realiteti të gabuar: sipas tij Berisha nuk i kishte më ato fuqi përkrahje të dikurshme, ndaj do shuhej shpejt rezistenca e tij.

Ngritja madhështore popullore e tij dhe demonstrimet e ndikimit mbi elektoratin deri në 600 mijë pa vulë ,pa firmë , pa lekë, nën  represion,me non gratën mashtruese, e pa koalicion, i bën të huajt të kuptojnë gënjeshtrën me brirë dhe intrigën alla Rama ,  se opozita me Berishën e vetëm nuk do të çohej deri aty ku arriti.

Atëherë pse po i ndodh Berishës i gjithë ky persekutim politik, pa prova dhe pa fakte? Mos valle SPAK kërkon te thyeje mitin e pandëshkueshmërise në kundërshtim me qëllimin që është krijuar? Kjo është përralla e Ramës dhe mediave te tij. Përkundrazi, Rama duke dënuar pa faj fare  Berishën do të lajë fytyrën e tij te nxirë  sterrë e të turpëruar para miqve të vet ndërkombëtare që i kërkojnë llogari sot larg syrit të publikut,   për katrahurën që ka bërë dhe për ngërçin e stërmadh ku i ka futur në sy të popullit shqiptar.

Është hera e parë që DASH dhe ambasada amerikane, pra segmente të caktuara të Amerikës, mikes sonë me të madhe kritikohen, aludohen dhe shpërfillen nga një masë kaq e madhe shqiptarësh. Tashmë nga shumica.  Ky reagim i natyrshëm i kësaj padrejtësie është kurthi i dyte i madh ku Rama i futi amerikanët: rritja e mospëlqimit të politikës amerikane në  Shqipëri.

Tashmë krimi i tij fillestar për shuarjen e opozitës përballe qëndresës berishiane ka  marre formë makbethiane, dhe e detyron atë  të shkoje nga krimi në krim. Ja për këtë arsye SPAK dhe gjykatat e reformës  sorosiane, po e mbajnë   përsëri në izolim politikë Sali Berishën nën trysninë e padronit të tyre kryeministër.

Iu duk se mendja e tij perverse ia doli ta shuante përkrahjen berishiane me lobimin tragjik të Soros, i cili i solli edhe Blinken në Shqipëri ta falënderojë si “ udhëheqës i madh”, por vizita me hijet e saj kishte dhe mesazhin se” krushqit janë të ngrirë”.

Turpërimi dhe kurthi tragjik ku i futi amerikanët është aty brënda në errësirën

e pusetës që e ka mbyllur Edi Rama dhe miqtë e tij lobistë me ndikim sot në administratën amerikane. Por e vërteta ka fuqi që nën forcën e zhvillimeve të reja ta shpërthej pusetën e mbyllur të cilën e shtërngojnë fortë, Sorosi , Rama dhe  zyrtarë të tjerë të administratës së sotme amerikane. Ne  vërtet jemi vendi vogël por gjykimi mbi padrejtësitë ka të njëjtën vlerë.

Edi Rama sot në politikë është një vogëlush i frikësuar në mes të errësirës.

Atë tashmë po e përndjek vetvetja dhe kërkon   andej këndej një strehë të sigurt për pushtetin e tij.

Korruptimi i agjentit të FBI-së  Mcgonigal për të shkatërruar opozitën në Shqipëri është një histori e cila tregon më së miri sa e vuan kjo qenje, me cilësorët e një gjarpëri, frikën dhe mungesën e dramës së tij pa pushtet.

Vjedhja e zgjedhjeve parlamentare në përgjithësi dhe zgjedhjet e pushtetit vendor të 14 majit janë pjesë e kësaj drame.

Konçesionet e  vetëofruara tragjike  për të nxjerrë nga kriza e migracionit vënde 70 milionshe si Italia me kampe refugjatësh në territorin shqiptarë është shprehje e këtij makthi për të fituar mbështetje politike.

Vizita  të sforcuara  kiu fiu të orientalistit rilindas për të krijuar bindjen e një faktori ndërkombëtar, se gjoja  ka magjepsur botën me truket e tij që po bën, janë pjesë e kësaj strategjie mashtrimi.

Burgosja politike e Sali Berishës kundërshtarit tij të frikshëm politikë dhe prishja antiligjore e afateve të izolimit të tij është shprehje e kësaj frike dhe tmerri ,por gjithashtu   dhe  e  një kurthi që ai i ka ngritur vetvetes. Edi Rama kërkon pak qetësi në hijen e  pasigurisë për vetveten dhe  përkund shpresat  se do jetë i përjetshëm dhe i pa gjykueshëm.

Mirepo populli shqiptar me mprehtësinë e tij proverbiale ia çorri maskën Ramës dhe Soros në protestën madhështore popullore të 20 shkurtit. Kupa për Ramën është mbush dhe  vija e kuqe është kaluar. Alibia se  Berisha tanimë se  ska mbeshtetje  ka  rënë   njëherë e mire. Tani vetëmohimi dhe qëndresa e Berishës para të gjithëve  është miti që udhëheq demokratët dhe  opozitën. Tani çdo drejtues, deputet, koordinator e demokrat i thjeshtë e njeh masën e luftës dhe pasionit te tij për demokracinë dhe Shqipërinë. Tani secili prej nesh duhet të ketë fuqinë, guximin, qëndresën dhe vetëmohimin berishian për të qenë fitues .

Lufta duhet të jetë sistematike e përditshme, intensive në disa drejtime paralelisht: në parlament, në komisione, në denoncime në SPAK. Në propagandimin e një programi të shkëlqyer me gjetje dhe alternativa për plagët më madhore. Por duhet zgjuar dhe projekti domosdoshëm për promovimin e figurave më të njohura publike të një ekipi te ri fitues.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco