A është Porti i Durrësit dhe Alabbar  garancia e Ramës për ditën kur do bjerë nga pushteti?

A është Porti i Durrësit dhe Alabbar garancia e Ramës për ditën kur do bjerë nga pushteti?

Nga Armand Maho - 30/08/2024

Edi Rama, bashkë me Belinda Ballukun në dhjetorin e vitit 2021, kur shqiptarët ende nuk kishin dalë nga trallisja e pandemisë, do e paraqisnin Mohamedd Alabbarin si ‘messinë e shqiptarëve’. E pompuar dhe nga mediet afër qeverisë, ku figurat kryesore u financuan për të shkuar atje ( natyrisht pas darkës tek Nusreti të figurave qëndrore të qeverisë), shqiptarët u bombarduan me idenë se tashmë dhe ata do kishin Dubain e tyre në Durrës. Madje Alabbar u thirr nga qeveria për të kaluar dhe festat e fundvitit, siç shihet në statusin e ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila shfaqet me Ramën dhe me ish zëvëndëskryeministrin e kohës Ahmetaj, të cilit nuk ngurroi t’i zinte vendin.

Image

(Statusi i Ballukut 31 dhjetor 2021)

Në fakt e vërteta është krejt ndryshe. Sipas hartës së planvendosjes të publikuar nga AKPT duket se shteti shqiptar i ka “ulur poturet” përpara Alabbar, duke firmosur një kontratë e cila në rast se nuk ka një aferë mbrapa, të bën të mendosh se e kanë hartuar një tufë defiçentësh. Kështu sipas hartës, Alabbar-it i falen rreth tre parcela ndërtimi ose 80 hektarë tokë për të bërë investimin e tij. I falen 71 hektarë sipërfaqe ujore, i falet një port thuajse i gatshëm e i investuar, si dhe taksat e ndikimit në mjedis apo taksa prej 3% e ndikimit në infrastrukturë.

Image

(Harta e AKPT Porti Durrës) FOTO

E gjithë prona mund të kapë një vlerë rreth 400 apo 500 milionë euro, pasi në llogaritjet që janë bërë në media nuk është llogaritur vlera e portit, i cili siç e thamë më lart është një port i investuar dhe ndërtimi i tij nga fillimi me një sipërfaqe të tillë, qoftë ky dhe port jahtesh, do kërkonte shuma marramendëse. Nga ana tjetër vlera që mendohet të fitojë Alabbar shkon deri në 4 miliardë euro nga shitja e më shumë se 13 mijë apartamenteve, hoteleve apo resorteve aty.

Por në këmbim çfarë marrin shqiptarët? Për të mos përdorur ndonjë fjalë tjetër, shqiptarët jo vetëm nuk marrin asgjë në këmbim, por u duhet të ngrenë tashmë një port tjetër disa kilometra më tutje në Porto Romano, e cila sipas përllogaritjeve mund të kapë dhe shumën e 2 miliardë eurove, ndërtim dhe shpronësim të tokës përreth. Duhet theksuar se Porto Romani deri më tani shërbente si port ndihmës për Portin e Durrësit.

Image

(Harta e portit të ri në Porto Romano)

Akuzat e OCCRP për pastrim parash në Dubai

Në 14 maj të këtij viti Organiziata për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, (OCCRP) do lajmëronte se në Singapor ishte kapur një prej njerëzve kyç të kompanisë Fidu Properies me qendër në Dubai, pasi akuzohej se kishte pastruar rreth 100 milionë dollarë të krimit të organizuar në prona të patundshme në Dubai. Përpos të tjerave, Fidu Properties është një kompani e cila në 90% të ndërmjetësimeve të saj ka Emaar Group, një kontratë e lidhur dhe e çuar më tej nga themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie, Mohamed Alabbar, i njohur për projektin e tij të Durrës Yahcht & Marina në Shqipëri. Madje në rrjetet sociale, siç shprehet OCPPR, shihen dhe themeluesit e kompanisë në një takim me Alabbarin në zyrën e tij.

Por jo vetëm kaq. OCPPR prej kohësh ka hapur një rubrikë më vete në faqen e saj të quajtur Dubai Unlocked, ku është marrë gjatë më tregun e pasurive të patundshme në Dubai, ku një prej investitorëve të rëndësishëm atje është dhe Emaar Group e themeluar dhe e drejtuar nga Alabbar. Shqetësimi i organizatës vjen për faktin se politikanë të korruptuar, oligarkë rusë të sanksionuar, trafikantë droge e shumë të tjerë, kanë gjetur strehë dhe kanë pastruar paratë e tyre në Dubai. Familje si ajo e Mugabes në Zimbamve, apo De santos në Angola të akuzuar për korrupsion madhor, e gjenocid strehohen në vilat  Emirates Hills, The Grand apo  Dubai Creek Harbour etj., që mbajnë firmën e investimit pikërisht të Emaar Group të themeluar dhe drejtuar nga Alabbar. Veç tyre, në këto vila ashtu si Palm Jumeirah apo Burn Khalifa, jetojnë të patrazuar edhe oligarkë Rusë të sanksionuar nga ShBA dhe Evropa pas fillimit të luftës në Ukrainë.

https://www.occrp.org/en/project/dubai-unlocked

Alabbar si garanci

Për aferën e Portit të Durrësit mund të ketë shumë për të thënë, dhe është folur gjerë e gjatë dhe qëllimi i këtij shkrimi nuk është pikërisht ky. Por në dritën e fakteve duket qartë se vetëm Rama mund të ketë marrë diçka në këmbim nga Alabbar. Nga ajo çka thotë OCPPR duket qartë se Dubai është kthyer në strehën e pastrimit të parave, trafikantëve, liderëve të korrupuar, oligarkëve të Rusisë etj. Rama ishte në vizitën e tij të fundit në Dubai në 14 shkurt të këtij viti, takim që dhe vetë Alabbari e pasqyroi në faqen e tij në Facebook me jo pak entuziazëm, duke ngatërruar dhe emrin e projektit për ta quajtur Doris Marina.

Image

(Faqja e Alabar në Facebook)

Natyrisht kryeministrit i duhet një mbështetje e tillë. Në një kohë kur e di mjaft mirë se çfarë ka bërë me aferat më të mëdha që janë regjistruar ndonjëherë në këtë vend, që nga incineratorët, PPP-të në shëndetësi, rrugë, energjitikë e kudo, grabitjen e tokave në bregdet, fondet e abuzuara me pandeminë e të tjera me radhë, pse jo mund t’i duhet një garanci për ditën që do bjerë nga pushteti! A po projekton Edi Rama të pleqërojë me Mugaben e Zimbabves dhe Dos Santosin e Angolës, pas prishjes me Koço Kokëdhimën, me të cilin kishin zgjedhur Vunoin? Kjo mbetet për tu parë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco