Mbetjet, si ‘ballukistët’ reagojnë me parashutë...

Mbetjet, si ‘ballukistët’ reagojnë me parashutë...

Nga Basir Çollaku - 29/08/2024

Mbetjet e rrezikshme që janë larguar nga Durrësi, e kanë ekspozuar Shqipërinë si një vend anormal, ku hyn e del gjithçka dhe shteti nuk din, ose më mirë, bën sikur nuk din asgjë.

Bela numri 2, dje u sekëlldis për të marrë përgjegjësinë e numrit 1 dhe kur sulmoi mediet harron televizionet 1 dhe 2, ku ajo ka akses me tepri dhe jo vetëm.

Apo kur dërgoi drejtorin Pirro ministër, mendoi se kapërceu ylberin hetimor. Balluku si e "persekutuar" si viktimë që dashuron vrasësit, sepse atyre po u rri në hyzmet, e di se gjyshi do e këshillonte ndryshe.

Ajo i ka aftësitë juridike nga shkollimi për këtë rast. Pa përdorur si Kumbarë ministre Mirelëm firmëtare diku.

Koncensioni nuk presupozon pavarësi absolute nga gjithçka, por një veprimtari të zbatuar nga një entitet i caktuar.

Kryesisht privat dhe i kontrolluar nga shteti.

Porti i Durrësit është objekt i rëndësisë së veçantë, port i NATO, dhe si i tillë është krejt e papranueshme që në të, të bëjë çfarë ti dojë kokrra e qejfit një koncensionari, importuesi apo eksportuesi! Kushdoqoftë ai apo ajo.

JO!

Porti në segmente të tij apo në tërësi, nuk humbet asnjë lloj pavarësie, integriteti apo niveli rëndësie e sigurie, sepse aty qenka një koncension.

Edhe në një republike qoftesh, shteti ka mekanizma kontrolli, monitoron e vendos ligjin, por ne as te republika e qofteve nuk jemi në standardet e ofruara...

Kujt duan ti mbushin mendjen se në nje vend me struktura e superstruktura, ku gjithkush di se çfarë ha tre vaktet, apo lexon ne darkë e çfarë ndeshje sheh në shtëpinë tënde, nuk ditka gjë se çfarë futet e çfarë del nga një super objekt i rëndësisë së veçantë si Porti i Durrësit?

Mos vallë ndonjë vëlla qeveritar, ka përdorur etiketat e kredencialet e vëllait lindor dhe ka bërë kërdinë në këtë biznes mafioz mbetjesh..?!?

Si qenka e mundur që shteti nuk ben dot kontroll sepse ngarkesat aty perpunohen nga koncensionarët privatë??.

Ku duhet të marrin leje ata dhe nga kush?! Sipas kesaj logjike, mund të eksportohet drogë e armë dhe shteti aty nuk duket fare, se aty është kincensioari?

Kaq idiotë i dinë njerzinë kur shesin lloqe të tilla ballukiste dhe vengiste shok-shoqet Bela- Pirro?

Perse për çdo dështim nga strukurat përgjegjëse dhe që paguhen me taksat tona është fajtor koncensionari apo dikush tjetër dhe asnjeherë vetë dështuesi i vertetë në gjithë këto afera, institucionet, ministritë, agjencitë dhe drejtoritë përkatëse?

Si ka mundësi qeveria jonë integruese nuk i paska parë qindra automjetet që lëvizin nga metalurgjiku i Elbasanit drejt Portit??. Apo ishin të padukshme ato mjete dhe strukturat po bënin testin e alkoolit?

Çfarë ka bërë apo bëjnë; Inspektoriati Mjedisor, doganat, porti, Ministria e Infrastruktures dhe Energjisë, ministria e Turizmit dhe Mjedisit etj .etj.

Nje qytetari të thjeshtë i kontrollohen edhe çanta e shpinës apo xhepat aty, ndërsa koncensionari paska mundësi të “fshehe” mijëra ton mbetje apo gjithçka tjetër.

Si u eksportoka një volum i tillë masiv mbetjesh dhe qeveria që duhet të marrë taksën doganore, TVSH etj, nuk duket gjëkundi në këtë rast?

Ministritë vetë e kanë bërë kontratën me koncensionarin dhe nuk mund të justifikohen. Nuk e kanë bërë qytetarët atë kontratë. Edhe sikur të besohet se autoritetet publike nuk paskan tagër të kontrollojë se çfarë ndodh në një objekt të rëndësisë së veçantë si Porti i Durrësit, me çfarë merren institucionet atëherë? Depilojnë gjuhën para se të flasin !

Zyrat publike të kthyera në elektorale, ngjajnë me mallrat kineze, ku pavarësisht se çfarë shkruajnë në etiketën e tyre, brenda malli del 100% ndryshe…

Pa thënë askush tjetër ndonjë gjë më të saktë për mbetjet, dalin dy ministritë tona, e bëjnë deklaratën më qeshake dhe krejt naive se “ngarkesa nuk do të lejohet te kthehet ne Shqiperi”. Perse nuk do lejohet të kthehet, nëse nuk janë mbetje të rrezikshme, këto ngarkesa?!

Pra, del se zotni-zonjat e qeverisë e dinin fare mire se çfarë kanë lejuar të ngarkohet e të dalë nga Porti, por nuk e ka kontrolluar..

Kodi IMDG, Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare, Konventa Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL) dhe Konventa e Bazelit janë instrumenta ligjore që detyrojnë Shqipërinë të mbajë përgjegjësi dhe të parandalojë aktivitete të paligjshme siç është ai i transportit dhe eskportit të mbetjeve të rrezikshme. Ligji per

Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve po ashtu përcakton qartë detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve. Në këtë rast, detyrë e kujt është zbatimi i këtij legjislacioni ndërkombëtar, përshtatur dhe aprovuar edhe nga legjislacioni ynë, i koncensionarit apo shtetit.?! Koncensionari nuk është askund palë në marrëveshje të tilla, pra i bie që është ekzekutivi autoriteti përgjegjës për gjithçka ndodh në Portin e Durrësit!

Konventa e Bazelit e bën të detyrueshme kthimin e mbetjeve në vendin e origjinës, në Shqiperi, ndaj deklaratat diletante të balluk-vengut, janë tërësisht jashtë konteksit, joprofesionale dhe jo të sakta.

Natyrisht lepuri fle në qeveri, jo në Elbasan..

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco