Belinda u shfaq sot si virgjëresha qeveritare në lidhje me akuzat që i bëhen për trafikun e mbetjeve

Belinda u shfaq sot si virgjëresha qeveritare në lidhje me akuzat që i bëhen për trafikun e mbetjeve

Nga Ndriçim Kulla - 28/08/2024

Zëvëndëskryeministrja e katapultuar, përgjigjet sikur vjen nga një planet alienësh dhe nuk kanë lidhje me realitetin shqiptarë të krimit, drogës, të skandaleve, korrupsionit dhe mbetjeve toksike. Ajo u shfaq sot në rolin e virgjëreshës qeveritare në lidhje me akuzat që i bënë sot, tërë opinioni publik qeverisë mbi përgjegjësinë që ajo ka për veprimtarinë kriminale të trafikimit të mbeturinave toksike  me rreziksmëri të lartë për shëndetin publik.

Me një arrogancë, që deri tani besoj i “ka patur hije” cinikut të rekordeve historike në këtë drejtim, kryeministrit Edi Rama, ajo nga e akuzuar po akuzon.

”Autoriteti portual i Durrësit nuk ka as tagër, as eksperizë që të kontrollojë çdo kontenier se çfarë përmbanë. Nuk besoj se mbetet tek Syri apo media të tjera që të bëhet pis Porti i Durrësit, përqëndrohuni tek koncesionari”- thotë zvëndës kryeministria.

Mua mu duk se ajo nuk vinte nga përgjegjësia e zyrës që po drejton me këtë përgjigje, por nga dalldia e një ahengu. Sipas arrogantes, zvëndëskryeministres, përgjegjësia u takon ose alienëve, ose njerëve të rrugës të vrapojnë të bëjnë ekspertizen.

Mos e kam gabim që them; se dukej sikur vinte e dehur nga ahengu! Çfarë anormaliteti! Shko dhe gjej arsye  me  këtë koncept instucional.

Po ta mendosh thellë thellë kjo është një përgjegjësi e trukuar shtetërore, që e ka emrin e vërtet skandal. Po ,po, vetë reagimi i zvëndëskryeministres është një skandal qeveritarë më vete , për të cilin nuk duhet neglizhuar, por duhet reaguar në mënyrë alarrnante. Po si nuk ka përgjegjësi qeveria, se trafikohen lëndë toksike nga terminali më i madh shtetëror portual në të gjithë teritorin shqipëtarë, por qenka një konçesionarë që kryen një aktivitet të pa ligjshëm.

Vijmë edhe njëherë tek marsiania Belinda Balluku që u flet njerëzve, e kam fjalën opinionit publike, me konceptet e gjuhës së një injorateje, e cila jo vetëm me papërgjegjëshmërinë , por edhe me pergjigjen e saj tregon mungesën e respektit maksimal ndaj seriozitetit të instucioneve shtetërore. Po si moj znj. arrogante, nuk qënka përgjegjësi kryesorë dhe i drejtpërdrejt i trafikut të drogës,dhe i të gjitha trafiqeve të tjera paralele me të, shteti me instucionet kryesore të tij?

Trafikanti është kurdoherë fajtori, por përgjegjësia i mbetet në cdo rast shtetit. Sepse shteti është kordinatori kryesor i çdo veprimtarie ekonomike, juridije, kulturore, arsimore, shkencore etj et, që kryhet në  teritorin e vëndit tone.

Deklarata e Ballukut  konfirmon edhe njëherë të vërtetën e madhe që ka shprehur tranzicioni shqiptarë i qeverisjes rilindase, ku qeveritarët si Belinda i mëshojnë lezetit të qejfeve, dhe ashtu sic thoshte dikur Krist Maloku, intelektual i viteve 30-të të shekullit të kaluar ,detyrën dhe përgjegjësinë e kanë mbrapa krahave.

Përgjegjësia  është thjeshtë alibia e jetës së tyre e motivuar së mbrapshti.
 
Orientalizmi i dikurshëm i Krist Malokut ka ndryshuar vetëm kostumin, kravatën ose fustanet  që kanë veshur rilindasit e sotëm si Belinda Balluku, ku janë bërë pak më evropiançe, por në thelb kanë mbetur po ata ose në rastin konkret ajo.  

Qeveritari i sotëm shqiptarë është i zoti për të gjitha turpet. Vret, vjedh, shet, gënjen, bën gjithçka që të mos i shkojë kungulli mbi ujë. Bota për të është një burim i pareshtur mjetesh, qejfesh e lezeti për të cilat ai shfrytëzon çdo mënyrë dhe çdo metodë, pa pyetur se ku shkon dhe ku vret.

Drogë, krim, vjedhje, prostitucion dhe anarki shtetërore.

Vendi ynë sot quhet  një vrimë e zezë e Evropës dhe më e keqja është se kjo damkë vjen nga qytetërimi që ne duam të shkojmë dhe me ndihmën e të cilit shpresojmë që të zgjidhim problemet tona kombëtare dhe rindërtuese

Belinda jeton ende me dëfrimet e tortave” hit” si ajo torta madhështore që i bën patronazhistët e Fierit para pak kohësh dhe përpiqet të përmbys në mënyrë donkishoteste realitetin kriminal të shtetit misterioz që e ka tmerr trasparencën.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco