Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Fjalë e mashtrime edhe për diplomacinë!

Fjalë e mashtrime edhe për diplomacinë!

Nga Enver Bytyci - 27/08/2024

Kryeministri i Shqipërisë mblodhi dje në Tiranë Konferencën Vjetore të Ambasadorëve dhe foli për shumëçka, gjithnjë në teori, pa përmendur asnjë lloj përgjegjësie ose analize për ato që janë bërë dhe për çfarë do të duhet të reflektohet në të ardhmen. Llafe pa fund, mashtrime të paramenduara e të projektuara, që nga përmendja e “kompleksit të inferioritetit” e deri te historitë me “miq tradicionalë” si Greqia, Turqia e Italia. Nuk mungoi dhe porosia për rritjen e “vetëdijes për mbrojtjen e interesave kombëtare”. Si gjithnjë, ai u mburr për arritjet që e “kanë çuar Shqipërinë deri këtu”, sidomos në turizëm, dhe se si ajo do “të shkojë edhe më tej”! Në fund fjala përmbyllëse – Në vitin 2030 duhet të jemi gati të ulemi në tavolinën e Bashkimit Evropian si shtet anëtar i tij. E ndërkohë prej katër vitesh, që kur janë hapur negociatat, BE nuk ka filluar asnjë kapitull për diskutim. Sepse nuk negociohet me shtetin – mafie!

Kjo ishte pak a shumë përmbledhja e fjalimit të Edi Ramës në konferencën ambasadoriale të këtij viti. Dhe ajo që ra në sy ka të bëjë me faktin se kryeministri foli sot sikur të ishte në vitin e parë të qeverisjes, sikur për herë të parë të kishte nisur punë në zyrën kryeministrore pranverën e shkuar e jo plot 11 pranvera të më parë. Kjo në fakt është karakteristika e të gjitha fjalimeve të tij. Në to gjen teori, përsëritje të frazave të kopjuara aty-këtu, ose kur mungojnë këto, nis e bën tallavanë. Mjafton që t’i ikë përgjegjësisë për dështimet spektakolare në diplomacinë shqiptare e në çdo fushë tjetër të zhvillimit. Cilat janë disa dështime të diplomacisë së Edi Ramës në këto tri mandate të qeverisjes së tij?

1.Edi Rama gënjen për “miqtë tradicionalë”! Ai ka vetëm miq bashkëkohës, të cilët i shërbejnë atij për ruajtjen dhe konsolidimin e pushtetit të tij aurokratik në Shqipëri. Më i dobishmi për këtë ka qenë dhe mbetet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Pra Serbia ka zëvendësuar “miqtë tradicionalë”, për të cilët flet kryeministri i Shqipërisë. Përveç Serbisë dhe presidentit Vuçiq, ai ka miq të tij të kohës të gjithë politikanët dhe diplomatët e korruptuar në Evropë e në SHBA, të lidhur me filantropin George Soros! Miqtë e regjimit të Ramës janë ata që garantojnë këtë regjim. Të tillë miq ai i shpërblen me copa Shqipërie. Bujqësinë ia ka dhënë Vuçiqit. Gjadrin e Shëngjinin Melonit. Veriun e Kosovës po ashtu Serbisë. Detin Greqisë. Sazanin Kushnerit e kështu me radhë. Miqtë e tij personalë Rama i shpërblen me pasuritë tona. Kjo është politika e jashtme e atij që na mashtron me slogane për mbrojtjen e interesave kombëtare!

2. Ai ka dështuar në meritokraci. Ka ndot trupën diplomatike të Shqipërisë, duke larguar prej saj profesionistët dhe mjeshtrit e saj dhe duke emruar njerëz pa kurrëfarë formimi diplomatik. Me ligjin e ri jo vetëm do ta legjitimojë këtë kasaphanë në trupën diplomatike shqiptare, por do ta thellojë më tej. Ka përdhos punën e auroritetin e diplomatëve dhe e ka kufizuar atë në gjendjen e një roboti, që vetëm presin urdhëra nga lart, deri te çeshtja nëse duhet ndërruar brava e dereës së konsullatës apo jo! E ka degraduar punën e ambasadorëve, duke i shndërruar ata në klientë të klientëve të tij të korruptuar në vende të ndryshme. Ka ndërhyrë në çeshtjet diplomatike deri te porositë që ata “të flasin privatisht sa më shumë për ndarjen e Kosovës, si zgjidhjen më të mirë të konfliktit shqiptaro-serb”, siç i pëqen atij ta konsiderojë konfliktin Kosovë-Serbi.

3.Sot Edi Rama tha se po hapte një ambasadë në diku në Afrikë dhe në Indonezi me arsyetimin që të “lobojë”  për shtimin e njohjeve të shtetit të Kosovës. E ndërkohë në tetë vitet e fundit të të dy mandateve të tij ka punuar intensivisht që njohjet të mos ndodhin. Dhe kjo për dy arsye: -  Me qëllim që t’i vështirësojë pozitat e liderëve të Kosovës, sidomos të Ramush Haradinajt dhe Albin Kurtit përballë Serbisë së Aleksandër Vuçiq.Ramushi e ka harruar këtë fakt, sepse e ka të zhvilluar shqisën e harresës!  Dhe së dyti, që t’i detyrojë kryeministrat “kokëfortë e të pabindur” të ulin kokën dhe të gjunjëzohen para Ramës. Së bashku me presidentin e Serbisë, mikun e tij Aleksandër Vuçiq, Edi Rama u përpoq për gati një dekadë ta izolojë Kosovën dhe madje i vuri asaj sanksione politike, me qëllim denigrimin dhe uljen e peshës specifike në ballafaqimin me ambiciet nacionaliste të Serbisë. Tani flet për “interes kombëtar”! Në fakt atëherë kur Rama flet për “interesa kombëtare”, duhet patur kujdes se pikërisht në atë moment ai po përgatit “thikën pas shpine” për këto interesa tonat!

4.Në fjalimin e tij kryeministri foli për folklorizëm në të bërit diplomaci dhe sidomos në sjelljet e shtetit onë me vendet mike tradicionale, Greqinë, Turqinë dhe Italinë. Sërishmi, fjalë dhe mashtrime! Sikur nuk është Edi Rama ai që folklorizmin në diplomaci e në marrëdhëniet me fqinjët e përdor për interesat e pushtetit të tij. Kujtojmë manifestimet në Athinë e në Milano. Kujtojmë dhe faktin se ai dështoi të organizonte manifestime të tilla në Gjermani e Britaninë e Madhe.

Edi Rama është dështaku më i madh e njëkohësish edhet mashtruesi më u kualifikuar i globit për të fsheh mashtrimin e tij!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco