Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Letër e hapur për Z. Fron Nahzi!

Letër e hapur për Z. Fron Nahzi!

Nga Belind Këlliçi - 27/08/2024

Po ju drejtohem me këtë letër, si një reagim në cilësinë e ish Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë deri 1 vit më parë, si ish anëtar i Komisionit Hetimor Parlamentar per aferën e Inceneratoreve në Shqipëri dhe si një prej denoncuesve permanentë të kësaj mega afere korruptive tashmë prej 4 vitesh.

Arsyeja përse ju kontaktoj është për të dhënë një përgjigje publike, në raport me artikullin e publikuar prej jush pak kohë më parë, me titull: “Nën Ramën, Shqiperia po dështon pothuajse në çdo aspekt”.

Z. Nahzi në këtë artikull, ndër të tjera shkruani në mënyrë të habitshme se: “Edi Rama, si kreu i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, nënshkroi projektin e inceneratorit, por është distancuar nga skandali, duke thënë se ai ka të bëjë me veprimet e individëve, jo të qeverisë së tij”.

Dhe me poshtë artikulli juaj vazhdon: “Nuk ka dalë asnjë provë që mund ta inkriminojë atë (Ramen) për ryshfet ose ta lidhe atë me llogaritë offshore, aq shpesh të përfshira në koncesione dhe projekte ndërtimi”.

Kjo nuk është aspak e vertetë dhe më lejoni t’ju sqaroj në detaje përse e vërteta qëndron ndryshe, me fakte dhe prova konkrete:

1. Edi Rama si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, jo vetëm ka nënshkruar projektin e Inceneratorit të Tiranës, për ndërtimin e të cilit deri tani janë paguar rreth 132 milionë euro dhe inceneratori nuk ekziston, por Edi Rama personalisht si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë pasi erdhi në pushtet, shpalli në kundërshtim me Ligjin gjendjen e emergjencës mjedisore dhe zevendesoi strategjinë e trajtimit të mbetjeve, të bazuar në depozitim në landfill, seleksionim dhe riciklim, te hartuar me një financim prej disa milionë euro nga BE, me strategjinë e re të djegies (incenerimit) të mbetjeve.

2. Në rastin e inceneratorit të Tiranës, Kryeministri Rama në kundërshtim me çdo Ligj në fuqi, me datë 7.12.2016, firmosi dhënien e bonusit prej 8 përqind të pikeve kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k për procedurën e konkurimit, për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, por që në fakt siç është bërë publike dhe në Komisionin Hetimor Parlamentar për këtë aferë dhe në çdo media vizive apo të shkruar, kjo kompani në momentin që Kryeministri Rama firmosi bonusin që e favorizonte në procedurën konkuruese, NUK EKZISTONTE.

Edi Rama ka firmosur këtë vendim edhe pasi Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin znj. Ermonela Felaj, me shkresen nr. 6490/1, date 15.11.2016 kishte kundërshtuar zyrtarisht këtë procedure, pasi kompania nuk ishte e regjistruar në Republikën e Shqipërisë sipas legjislacionit në fuqi, thënë thjeshtë, kjo kompani nuk ekzistonte dhe nuk ishte e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB). Citoj: “Fatkeqësisht, pavarësisht kërkimit disa herë qoftë me emër shoqërie, qoftë me emër aksioneri, nuk kemi mundur të gjejmë shoqërinë të regjistruar në QKB. Rekomandojmë që në relacion të jepet Nipti i kompanisë sebashku me disa të dhëna të tjera financiare, tip psh. kapitali, ndarja midis ortakeve, administratori, etj., ku të dalë qartazi që kompania e ka kapitalin e nevojshem financiar për një investim të tillë”.

Përveç ketij fakti flagrant, Kryeministri Rama firmosi për dhënien e bonusit prej 8 përqind të pikeve për këtë kompani inekzistente edhe pasi Ministri i Drejtësisë z. Ylli Manjani, me shkresen nr. 7358/1 Prot., date 15.11.2016, kundërshtoi këtë projekt vendim të Këshillit të Ministrave, ku sqaronte se dhënia e bonusit për kompaninë që do të ndërtonte Inceneratorin e Tiranës, nuk ishte në tagrin e qeverisë! Citoj: “Përfundimisht: Duke marrë në konsideratë gjetjet e mësiperme, propozojmë rivleresimin e nismes në përputhje me percaktimet e legjislacionit në fuqi për koncensionet/partneritetin publik privat si dhe respektimin e procedurës së percaktuar nga ky legjislacion”.

3. Kryeministri Edi Rama, ka miratuar dhënien e fondeve Bashkisë Tiranë për shpronesimet e tokes mbi te cilën do të ndërtohej Inceneratori i Tiranes. Ky Vendim i Këshillit të Ministrave, bie në kundërshtim me vetë propozimin e kompanise koncensionare dhe relacionin e percjelle nga ish Ministri i Mjedisit z. Lefter Koka, ku percaktohej se kjo kosto do te mbulohej nga vete kompania koncensionare.

Perpos te gjithe shkeljeve ligjore te mesiperme dhe kundershtive te Ministrave kryesore te Kabinetit Rama, ku perfshiheshin Ministri i Drejtesise z. Ylli Manjani, Ministrat e Financave z. Shkelqim Cani dhe z. Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Shtetit per Marredheniet me Parlalementin znj. Ermonela Felaj, me date 31.08.2017, u lidh kontrata koncensionare Nr.6021 Rep/Nr.2894 Kol., me fituesin e paracaktuar kompanine Integrated Energy BV SPV, me dy pronare fiktive apo thene ndryshe “presta-nome”, fakt ky tashme i provuar edhe nga Prokuroria e Posacme per Luften Kunder Krimit dhe Korrupsionit (SPAK).

I nderuar z. Nahzi,

Keto fakte flagrante, te cilat jane tashme publike dhe te bazuara ne dokumenta te administruara pjeserisht edhe nga Komisioni Hetimor Parlamentar per Inceneratoret por edhe te depozituara ne Prokurorine e Posacme per Luften Kunder Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), tregojne se pergjegjesi kryesor per aferen e Inceneratorit te Tiranes eshte vete Kryeministri Edi Rama.

Pervec Kryeministrit Rama, pergjegjes tjeter kryesor dhe i drejtperdrejte per Inceneratorin e Tiranes eshte Kryetari i Bashkise Tirane Erion Veliaj, dhe per kete arsye ish Ministri i Financave dhe Zevendes Kryeministri Arben Ahmetaj, deklaroi ne intervisten e tij te fundit, se pergjegjesit kryesore dhe direkte per Inceneratorin e Tiranes jane Edi Rama dhe Erion Veliaj, ky i fundit i konsideruar prej tij edhe si Pronar Faktik i Inceneratorit Tirane, pasi sic eshte bere publike dhe ne dosjen hetimore ndaj tij, Drejtuesi i SPAK z. Altin Dumani shprehet se: “ish Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka refuzuar dy here kerkesen e Kryetarit te Bashkise Tirane Erion Veliaj per dhenien e ketij koncensioni”, duke specifikuar se financimi i ketij projekti mund te behej me prokurim te drejtperdrejte nga shteti shqiptar, pa patur nevoje per dhenien me koncension te ketij sherbimi per 30 vite nje kompanie private.

Te gjitha keto fakte te mesiperme, te shoqeruara me te gjithe dokumentacionin perkates zyrtar dhe me mijra faqe te tjera materiale, komunikime zyrtare dhe private me e-maile apo ëhatsapp, te dhena bankare dhe prova te tjera konkrete te perfshirjes se Kryeministrit dhe Kryetarit te Bashkise Tirane ne kete afere, ne i kemi depozituar zyrtarisht ne SPAK prej pothuaj 1 viti, por per te amnistuar Kryeminstrin Rama dhe Kryetarin e Bashkise Tirane Veliaj, SPAK keto dukumenta flagrante refuzon ti shohe dhe ti mare ne konsiderate.

Kryeministri Edi Rama gjithashtu ka firmosur ne kundershtim me Ligjin “Per koncensionet dhe partneritetin publik/privat”, per negocimin pa shpallje te kontrates koncensionare per ndertimin e Inceneratorit te Elbasanit. Rama dhe Keshilli i Ministrave ka miratuar kete procedure, edhe pasi Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave z. Engjell Agaci, u njoftua zyrtarisht me shkresen nr.12303/1, Prot., date 18.11.2014, nga Drejtori i Agjencise se Prokurimeve Publike z. Eduard Ahmeti, se procedura e perzgjedhur per dhenien e ketij koncensioni negocim pa shpallje eshte e paligjshme, ndaj dhe kjo procedure nuk mund te perdorej pasi nuk ishte ne perputhje me parashikimet ligjore. Citoj: “Sa me siper APP vlereson se percaktimi i Autoritetit Kontraktues dhe procedura perzgjedhese per objektin konkret duhet te behet ne perputhje me parashikimet ligjore”.

Gjithashtu Kryeministri Rama serish ne kundershtim me Ligjin, ka firmosur transferimin e fondit te emergjences te Keshillit te Ministrave ne buxhetin e Ministrise se Mjedisit, per kontraktimin pa gare te Inceneratorit te Elbasanit.

Ky fond perdoret vetem per emergjenca natyrore dhe vetem me firme te Kryeministrit.

I nderuar z. Nahzi,

Gjej rastin t'iu rikujtoj ju apo kujtdo lexuesi te kesaj letre se pervec fakteve te mesiperme, Kryeministri Edi Rama, sic eshte vertetuar nga Gjykata e Ëashington DC, ka korruptuar dhe ka paguar te pakten 225 mije dollare ish shefin e kunderzbulimit te FBI per Neë York z. Charles Mc.Gonigal, gjate kohes qe ka qene ne detyre. Per kete arsye ky i fundit eshte denuar me 2,4 vite dhe po vuan denimin ne burg ne SHBA.

Gjithashtu Kryeministri Edi Rama ka dhene pa gare 1,4 milione meter katrore toke publike ne territorin e Portit te Durresit dhe vete portin e Durresit miliarderit arab z. Mohamed Alabbar per ndertimin e Dubai City ne Durres, me 12500 apartamente dhe 5-6 hotele me 5 yje, etj.

Kryeministri Edi Rama, ne nje akt korruptiv me vendim te Keshillit te Ministrave Nr.183, date 9.3.2016, ka dhene me 1 euro direkt pa tender, plot 37000 meter katrore dhe 5160 meter katrore ndertesa per vetem 1 euro, ndermarrjes private qe drejton vellai i tij Olsi Rama. Kjo toke sipas ligjeve te vendit nuk mund ti jepej kompanive private por duhet ti kthehej ish pronareve legjitim, familjeve Deliu dhe Liçi.

Nje akt tjeter madhor korruptiv i kryeministrit eshte edhe kostoja e ndertimit te Tunelit te Llogarase. Ne vitin 2021, pasi u anullua fillimisht heren e pare tenderi i cili u fitua nga nje kompani shqiptare me oferte 140 milione euro, u hap per se dyti gara per tenderin e ndertimit te Tunelit te Llogarase, ku kete rradhe fituese u shpall nje bashkim operatoresh turk me oferte 190 milione euro.

Fitues u shpall bashkimi operatoreve turk fill pas takimit privat ne Turqi me Kryeministrin Rama, e nderkohe tunelin e ndertoi plotesisht kompania shqiptare si nenkontraktore, me po te njejten vlere qe kish fituar tenderin heren e pare, me vleren 140 milione euro.

Se fundmi Edi Rama dhe familjare te tij kane marre si trashegimi ne zonen e Himares me vendim gjykate, rreth 224 mije meter katrore toke duke mos patur asnje dokument kadastral per pronesine e saj, as dhe dokumenta per shpronesimin e saj, gje qe kishte detyruar Agjencine e Trajtimit te Pronave dhe zyrat e kadastrave, te refuzonin njohjen e pronesise se klanit Rama mbi kete toke ne zonen me turistike te bregut shqiptar.

Por SPAK, qe sipas mendimit tim dhe qendrimeve te shumta ne media, eshte nen ndikimin dhe influencen e z. Rama, nuk heton asnje akt apo procedure korruptive te firmosur nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj, ose per te cilen kryeministri ka dhene porosi apo dhe ka bere fushate te hapur publike.

*Bashkelidhur do te gjeni keto dokumenta:

1. Vendimin e Keshillit te Ministrave me firme te z. Edi Rama, per bonusin 8% per Inceneratorin Tirane

2. Shkresen e z. Erion Veliaj per miratimin e koncensionit 30 vjecar te Inceneratorit Tirane

3. Shkresen e znj. Ermonela Felaj per bonusin 8% per Inceneratorin Tirane

4. Shkresen e z. Ylli Manjani per bonusin 8% per Inceneratorin Tirane

5. Shkresen e z. Eduard Ahmeti per proceduren e Inceneratorit Elbasan

Me respekt,

Belind Kellici

Anetar Kryesie, Partia Demokratike e Shqiperise

ish Deputet i Kuvendit te Shqiperise

ish Anetar i Komisionit Hetimor Parlamentar per Inceneratoret

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco