Ndalimi i procesit të integrimit, realitet që e përgënjeshtron sot kryeministrin

Ndalimi i procesit të integrimit, realitet që e përgënjeshtron sot kryeministrin

Nga Ndriçim Kulla - 26/08/2024

Para vetëm disa ditësh botova një opinion në portalin opozitar, ku shpreha shqetësimin tim qytetar mbi perspektivën e zymtë të rrugës europiane të Shqipërisë. Ky ishte një këndvështrim alarmues mbi shpresën e vetme  të gjithë shqiptarëve pa përjashtim, për të realizuar dëshirat e tyre demokratike, politike, ekonomike , kulturore dhe të sigurisë.

Ajo që në nxiti mua që të bëja një përshkrim realist  të këtij udhëtimi ishte fakti që në raport me ecurinë e tij, Shqipëria ka ndalur  tashmë edhe udhëtimin e breshkës e jo me të ecë me vrapin e lepurit, siç na i paraqiti kryeministri Edi Rama në  fjalën e tij që mbajti në Konferencen  e Diplomacisë organizuar nga ministria jonë e punëve të jashtme në Tiranë.

E vërteta e të vërtetave mbi lehtësinë e verifikueshme  ndërmjet  deklaratave  mashtruese  të kryeministrit është realiteti dhe perspektivës integruese që nxin. Nuk them se porta e  Bashkimit Europian është kyçur përgjithmonë, sepse atë s’ka askush forcë që ta bëj. Ajo është një rrugë historike, e pandalshme por kjo rrugë sot  ka ndalur. Ky është një realitet në diell.

Ballafaqimi me faktet nuk bëhet dot, kurrë kur diktatori del dhe bën monolog para burokratëve të tij dhe patronazhistëve. 

Nuk ka si të ndodhë kjo, aq më shumë kur ke t֝ë bësh me një manjak autoritarit dhe të vërtetat dhe faktet janë ato që presin me padurim  “të hapin gojën” dhe të buçasin  përballë  gënjeshtrave të këtij gënjeshtari populist .

Diktatori, duke bërë deklarata që  e shtrembërojnë  në mënyrë të pacipë realitetin dëshpërues që gëlon gjithmonë , nënvlerëson forcën që ka e vërteta.

Ka 12 vjet  kjo qeverisjedhe nuk ka arritur që të hedhë qoftë edhe një hap të vogël përpara mbi integrimin e domosdoshëm që ka Shqipëria. Përkundrazi,  procesin  e ka rrënuar,e  ka shtrembëruar, e ka kthyer në kohën e babait të tij, kur firmoste për të dënuar ëngjëj  të muzës dhe të fjalës së lirë.

Institucionet e Bashkimit Europian, duket se  ashtu sikundër edhe kancelaritë respektive që aderojnë në këtë formacion, kanë një marrëdhënie formale me shtetin shqiptar. Edi Rama, mëshues i patundur i kësaj fasade e kthen në paturpësi imazhi.

Po derisa  ka kurajë dhe flet për faktet nga Brukseli dhe nga Shqipëria pikërisht faktet janë ato  që e kanë kthyer integrimin e Shqipërisë, sot për sot, në një projekt të vdekur ose gjysmë të vdekur për ne shqiptarët.

 A mund ta besojë ndokush sot përveç  kastës dhe patronazhistëve se Europa do ta ngjallë integrimin me një ftesë politike ose teknike për të vazhduar procesin që të arrijmë objektivin rozë të kryeministrit për 2030 ?!

A mund të jetë kaq e verbër Europa,  sa të mos i kuptojë truqet politike të Edi Ramës për  të shkatërruar normalitetin politik të opozitës me represion dhe përndjekje politike?!

Na duhet domosdoshmërisht të theksojmë, sa here që regjimi  deformon çdo gjë edhe  për  procesin e integrimit, se Europa në procesin e saj historik  do të gjejë rrugën e zgjidhjes së bashkimit të saj të plotë. Ajo do ta ndihmojë Shqipërinë, por me kusht që ajo të ndihmojë vetveten, duke shuar zjarrin e anarkisë brenda vetes.

Ashtu si dhe Hygoi dikur, ajo ka besimin e patundur se Shqipëria i  përket  Europës, si anëtare e denjë e shoqërisë perëndimore. Por pa diktatorët.

Gjithashtu, sot  ne duhet të jemi të sinqertë dhe transparentë përball veprimeve tona dhe vendimeve të Europës.

Kur shprehen se institucionet e Bashkimit Europian ngurrojnë për të marrë vendime për Shqipërinë,  këtu kemi të bëjmë me detyrimet tona që kemi me qeverisjen tonë, nga  ku kultura politike e ka humbur krejtësisht ngjashmërinë e parimeve dhe të normave europiane të cilat lidhen me demokracinë ,transparencën, krimin e organizuar, respektimin e pluralizmit, shtetin e së drejtës etj.etj...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco