Lajmi i fundit

VIDEO/ Berisha: Rama nëpërmjet komisionit Xhafaj, kreu një grusht të vërtetë shteti, asgjësoi Gjykatën Kushtetuese

Pesë pyetje për Bujar Kapexhiun

Pesë pyetje për Bujar Kapexhiun

Nga Agim Xhafka - 26/08/2024

Pesë pyetje për Bujar Kapexhiun:

1 - Nga Tajlanda dhe Kina po na kthehen qindra kontenierë me mbetje të rrezikshme. Qeveria thotë që nuk do t'i pranojë. Ku mendon që do të përfundojnë ato?

- Kontenierët po kthehen për një arsye tjetër që e mbajnë të fshehtë. Për arsye të sigurisë ambientale. Kontenierët do të rimbushen me një lëndë më të rrezikshme, më helmuese, që ka mbetur pa u ngarkuar. Në çdo kontenier do të fusin nga një qeveritar apo politikan helmues që me këtë rast të pastrohet mjedisi politik nga këto krijesa helmuese mjaft të rrezikshme.

2 - Rama sot mbledh në Himarë ministrat dhe kryetarët e bashkive. E bën aty nga vapa, se për efekt kohe i del më mirë ta zhvillojë takimin te burgu 313? Aty e ka, një stacion autobusi larg që nga kryeministria.

- Mblidhen në Himarë për arsye shëndetësore. Qeveritarë e kryetarë janë të infektuar nga mikrobi i hajdutërisë dhe për kurën shëruese psikologjike mblidhen në pronat e vjedhura. Duan të bindin veten se i kanë të tyret si trashëgimi nga të parët që s'kanë patur kurrë prona. Forcojnë sloganin që pronat shtetërore janë pronat e tyre.

3 - Lumi i Shushicës do të përfundojë te resortet e bregut. Lebërit, do të luftojnë ta mbrojnë atë ujë, apo "e di partia" do të thonë?

- Lebërve akoma nuk u është bërë gjaku ujë nga prapësitë e qeverisë, prandaj si përherë me grushtin lart, por këtë herë me këtë grusht t’i bien kokës që mendja t'u vijë në vend e të mos lejojnë prapësitë qeveritare të lozin me pronat e tyre. Lumi i SHUSHICËS është lumi i SHUMICËS dhe jo i grabitësve me VKM!

4 - Aeroporti i Vlorës do të ulë e do të ngrejë ndonjë avion apo do t'i ngjajë vëlla Kukësit?

- Vlonjatët në aeroportin e tyre nuk do të ngrenë apo ulin asnjë avion, por si një përgjigje për qeverinë do të ngrenë gishtin e mesit të dorës së majtë, se të djathtën e kanë zënë me diçka tjetër.

5 - Popullsia po plaket çdo vit, të rinjtë po largohen, qeveria hiç nuk shqetësohet. Mos vallë ka si strategji shprehjen "vera sa më e vjetër aq më e shijshme"?

- Qeveria nuk merakoset se  po ikin të rinjtë. Në programin e saj është primare kjo boshatisje që këtu të mbeten vetëm pleqtë, të mos ketë më lindje, të mbyllen maternitetet, çerdhet e kopshtet dhe në fjalor të mos ekzistojë fjala “lindje” por vetëm Rilindje... Falimentoi dhe biznesi i prezervativëve! Kanë ngelur kapicë me sytë nga rinia...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco