14 pyetje të parrezikshme për mbetjet e rrezikshme

14 pyetje të parrezikshme për mbetjet e rrezikshme

Nga Basir Çollaku - 25/08/2024

Ndoshta ka shumë të tjera. Por le ta nisim me 14 pyetje të parrezikshme për mbetjet, për reagimin toksik të ministrive

Pas reagimit të ministrive Ministria e Turizmit Mjedisit dhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë ditën e djeshme me (24 Gusht), bëhet kjo listë pyejtjesh që këto ministri duhej të sqaronin. Në ndihmë të zbardhjes së të vërtetës mbi mbetjet e nisura për Tajlandë e tutje janë me peshë këto përgjigje të munguara të pyetjeve...

___

1. Nëse materialet/mbetjet për të cilat flitet se nuk janë të rrezikshme apo toksike, përse nuk lejohet kthimi në Shqipëri, si vend i origjinës së tyre?

2. A ka lëshuar autorizim mjedisor Zj.Kumbaro, siç e kërkon legjislacioni ynë mjedisor për këto eksporte?

3. Përse në reagim përmendet kryesisht legjislacioni doganor dhe ai portual, dhe jo ai mjedisor? Psh: Përmendet aty disa herë Konventa e Bazelit e cila lidhet ngushtësisht me legjislacionin mjedisor.

4. Cila është logjika ekonomike e eksportit nga Shqipëria për në Tajlandë e “Oksidit te hekurit” ose siç njihet në gjuhën popullore “ndryshkut”?!

5. A është oksidi i hekurit (ndryshku) mbetje?!

6. A janë mbetjet që dalin nga përpunimi metalurgjik toksike dhe të ngarkuara fjala bie me metale të rënda? Nese po, dhe janë të listuara në anekset e Konventës së Bazelit a quhen të rrezikshme pastaj?!

7. Bazuar në Konventën e Bazelit, për mbetje të tilla duhej njoftuar vendi pritës i tyre. Ju paskeni dijeni për portet nëpër të cilat kanë kaluar ngarkesat, por a keni dijeni nëse vedet pritëse (Tajlanda dhe Kina) kanë konfirmuar pranimin e ngarkesave të tilla?

8. Sipas konventës së Bazelit, mbetje të tilla ose materiale të tilla do duhet të trajtohen nga vendi i origjinës, Shqipëria në rastin e ngarkesave të Kurum dhe sa me afër burimit të tyre. Si do veprohet me këtë rast?

9. Ngatërrohet qëllimisht tranzitimi i koncentratit të Zinkut me origjinë nga Kosova drejt Kinës apo lidhet realisht me ngarkesat e Kurum, për në Tajlandë?

10. A është e lejueshme nga pikpamja mjedisore që materiale të tilla të qëndrojnë për një kohë të gjatë në ambjente të hapura në Portin e Durrësit, duke ju nënshtruar agjentëve natyrore dhe veçanërisht reshjeve të shiut?

11. Nëse disponohen fletë-analizat, që përbëjnë edhe faktet shteruese mbi të cilat duhet të bazohej edhe reagimi i ministrive, e materialeve të eksportuara për ngarkesat në fjalë, përse nuk bëhen publike?

12. Nëse mallrat që ju thoni janë pranuar nga vendet e destinacionit fundor, permendni vetëm Kinën aty per koncentratin e zinkut me origjinë nga Kosova, por Tajlanda thuhet se ka refuzuar këtë ngarkesë, ndërsa ju si ministri po konfirmoni të kundërtën. Mund të bëhet i ditur dokumenti i konfirmimit?!

13. Prokuroria e Durrësit thotë ndër të tjera se është referuar materiali hetimor nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, për veprën penale “Transportimi i mbetjeve”, parashikuar nga neni 201/b i Kodit Penal. Nëse nuk janë trafikuar mbetje, ku qëndron akuza e prokurorisë?

14. Nëse ka qenë pdo gjë në rregull, për çfarë po hetohet?

Nëse dikush mendon se mund të dalë prej Portit të Durrësit pa u kontrolluar e pa ju ndaluar qoftë dhe një stekë prej 10 paketash duhani, gabohet rëndë!!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco