Regjimi i Ramës ka bllokuar rrugën e integrimit të Shqipërisë, të ngrihemi ta përmbysim

Regjimi i Ramës ka bllokuar rrugën e integrimit të Shqipërisë, të ngrihemi ta përmbysim

Nga Ndriçim Kulla - 23/08/2024

Mos vallë ka shtirë rrufeja  në rrugën e bukur europiane të integrimit Tiran-Bruksel?!
Kryeministri ynë manipulator profesionist, ka kohë që hesht mbi Europën. Asnjë fjalë nuk belbëzohet më nëpër dhëmbët e tij.

Ku e  ka ngulur tashmë flamurin e dikurshëm të pasionit ?  Apo e ka zhvendosur diku tjetër?
Nuk është e tepërt të mendosh apo të supozosh diçka të tillë për pazarxhiun, i cili shet dhe blenë çdo gjë.
Nuk kemi bërë asnjë centimeter rrugë nga pragu që e la Sali Berisha,  tashmë i burgosuri politikë i regjimit.
Gjithashtu , nuk e kemi parë më  të hedhë si më parë flutura gënjeshtrash të ngjyrosura në rrjetet sociale, ose të bombardojë optimizëm me statuse të rreme, për të shkëlqyer  në ajër udhëtimin drejt Bashkimit Europian. Nuk ka me kurrfarë informacioni nga fronti qeveritar mbi procesin teknik të integrimit, filluar disa kohë më pare ,ku qeverisja e më parshme që drejtohej nga Sali Berisha e la gati sa për të trokitur.
Çfarë ka ndodhur ?!
Pyesim të gjithë ne, sepse na intereson pa fundësisht Europa, si kulturë, si ekonomi, si treg, si demokraci, por edhe si politikë.
Çfarë ka ndodhur thonë të gjithë qytetarët shqiptare, të majtë dhe të djathtë ,të shqetsuar nga kjo heshtje, sepse nuk ka më lajme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Mos ka shtirë vërtet rrufeja në qiellin e pastër në mes të rrugës integruese?  
Çfarë ka në të vërtetë ?
Disa kumte të here pas hershme prej instucioneve të ndryshme europiane mbi demokracinë, drejtësinë dhe orientimin politik të Shqipërisë, kanë gjetur hapsira dhe kanë zhbiruar tek publiku shqiptar, por mjergulla e shtypit të kapur prej regjimit e ka zbehur, ose e ka gjymtuar të vërtetën e atyre që ato duhej të përcillnin.
Duket sikur dritat e Europës tashmë janë shndërruar në nivelin e ndriçimit të llambave të kandilit mesjetar.
Prespektiva europiane e shqiptarëvë të Shqipërisë aktualisht është jo thjesht në një stanjacion, sepse fjala stanjiacioni shprehë një situat midis një zhvillimi të vogël dhe ndalimit në vend. Ne jemi saktësisht në një rrëshqitje drejt greminës në raport me Europën. Ndoshta është edhe më dramatike nga çfarë po pohojmë.
Kryeministri përvec një romance që ka filluar dhe po vazhdon brënda mureve të errëta të privatsisë, pa trasparencën e frikëshme prej tij, me kryeministren italiane Georgia Meloni dhe presidentin francez Enanuel Makron, duket se po kërkon me këmbëngulje të arnojë diçka nga çitjanet i tij të çjerrura politike dhe nuk kanë asnjë lidhje me   integrimin tonë ose interesat e Shqipërisë. Me gjithë talentin e madh që ka zotëria për të bërë takime dhe për të hedhur në rrjetet sociale fotografi boshe, po duket qartë se  axhenda e integrimit është ndërprerë.
Sot integrimi i Shqipërisë është kthyer në një fletë bosh.
Zymtësia aktuale e Shqipërisë ndaj integrimit europian tashmë është bërë një realitet dëshpërues. Kreu i regjimit të instaluar në Shqipëri ka 12 vjet që po u servir përditë shqiptarëve pjatën e propagandës bosh, së bashku me pjatën e varfër të emigrimit.
Europa në thelb nuk na ka refuzuar dhe ruan dëshirën e saj të sinqertë që ne të vazhdojmë të jemi jo vetëm pjesë e qytetërimit të saj, por edhe pjesë e bashkësisë së saj politike dhe ekonomike.
As ne nuk i kemi ndryshuar pasionin dhe dëshirat tona të zjarrta për të qenë së bashku me Europën ,sepse këtë dëshirë e ushqejnë edhe shekujt me kontributin tonë.
Por klika e sotme që është në fuqi, është ajo që ka ndryshuar kursin europian të integrimit të Shqipërisë.
Ndërsa Europa e mbështet integrimin tone drejt saj vetëm mbi vlera të qarta demokratike,vetëm duke e mbështetur zhvillimin mbi konkurencën e lire, shtetin ligjor dhe lirine politike ,Shqipëria ka rrëshqitur në një realitet narkodiktature, ku mes nesh dhe Europës, axhenda e integrimit është e bllokuar dhe për fate të keq, në muaj dhe ndoshta edhe vitet në vazhdim, do ndeshemi patjetër me sfidën për rikthimin e parimeve të demokracisë ,lirisë politike dhe shtetit të së drejtës. Me të bururgosur politik dhe zgjedhje të grabitura emri i Europës nuk ka për tu shqiptuar kurrë më në gojën e kryeministrit dhe as ka shanse të vazhdoj ecuria e kësaj axhende politike të qeverisë.
Europa ende nuk është shprehur hapur mbi instalimin e narkodiktaturës në Shqipëri, por megjithë problemet e brëndëshme që ka ,sidomos me sfidën e luftës Rusi – Ukrainë, afër kufirit të saj, me iguri po e ngjiz qëndrimin e hapur ndaj zhvillimeve të hidhura në Shqipëri.

Ajo nuk mund ta tolerojë më tej që në kopshtin e saj një shtet të rikthej diktaturën. 

Ajo nuk mund të tolerojë më drogën, që mbillet, korret, shitet dhe qarkullon para të pafundme për të  mbajtur pushtetin.

Bashkëpunimin e gangësterëve të pushtetit me kriminelet për të ruajtur pushtetin!
Dobësimin që i ka bëre zhvillimit të aktivitetit opozitar dhe pluralizmit në Shqipëri.
Proceset gjyqësore me regji politike . 
Shpopullimin tragjik të një vëndi europian, ku për 12 vjet keqqeverisje një milion e gjysëm shqiptarë kanë lënë atdheun për arsye ekonomike dhe politike nën sundimin e  këtij regjimi .   
Ushtrimin i luftës së klasave ndaj kundërshtareve politikë, që mendojnë ndryshe prej tij.
Luftën  e tmerrshme që ka bërë dhe po bënë ndaj shtypit të lire.

Ajo nuk mund ta tolerojë më rikthimin e pinjollëve të regjimit komunist që i bëjnë sfidë demokracisë dhe vlerave të saj të cilat i ka mbrujtur në shekuj.
Askush, nuk do guxonte ta bënte këtë që bëri dhe po vazhdon të bëj më tej Edi Rama, i cili ka burgosur politikisht liderin e opozitës dhe pothuajse tërë spektrin politik kundërshtar e ka futur në përndjekje politike.
Ne duam që ta rikthejmë shpresën e rrugës europiane dhe ta ringjallim procesin e integrimit të vdekur.Por si fillim, ne duhet që të bëjmë betejën e momentit historikë që na përket.Të ngrihemi të gjithë dhe ta përmbysim këtë regjim, të bëjmë zgjedhje me një qeveri teknike dhe më tej në vazhdim ,të ecim me  projektin e integrimit europian, të ndërprerë në mes të rrugës nga regjimi i Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco