Lajmi i fundit

LIVE/ Parlamenti në seancë plenare

Ilir Beqja, më mirë të kishte rënë në Lesh...

Ilir Beqja, më mirë të kishte rënë në Lesh...

Nga Ylli Dylgjeri - 21/08/2024

Profersor Hamiti e mori sërisht fjalën... Dhe kujtoj që nuk ndalonte po të niste tregimin.

Ishte 20 vjetori i Revistes "Shkenca dhe Jeta" organ i KQ BRPSH, me kryeredaktor Kudret Isain që po organizonin një drekë me rastin e 10 vjetorin e hapjes së revistes në klubin e Gjuetisë në Lezhë.

Të ftuar veç Redaksisë ishin edhe Keshilli Botues i saj. Në mes tyre po kujtoj D.Agollin, H.Beqen, R. Dhimitrin e të tjere emra me zë të kohës...

Në tavolini fjalën e merr sërisht Profesor Hamiti... për të mos e lëshuar më.

Po tregonte për kohën e rinisë së Tij në Shkoder në vitet 1940-44. Kujtonte Lezhën dhe arsyet pse vinin të rinjtë shkodranë në Lezhe aso kohe ?

"Tek na qytetaret shkodranë - tha Profesori, në vitet e rinisë, tre ishin arsyet e largimit të fëmijve nga shpija:

O do binin në mal (partizanë), 

o do binin në hajni(në burg)

o do binin në Lesh(Lezhë). Kështu quhej Lezha në ato vite.

Dy të parat i kuptuam -pyet një pjesmares në drekë, po atë renien në Lesh nuk po e kuptojmë?

Profesor Hamiti e rimerr fjalën dhe shpjegon se Lezhës së sotme i thonin Lesh asaj kohe, dhe aty ishin ndertuar shtëpite publike. Aty argëtoheshin djemte, që iknin nga shpija...

Mu kujtua sot kjo histori pasi lexova në shtyp lajmin:

"SPAK ka sekuestruar pasuritë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar llogaritë bankare dhe pasuritë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe disa individëve të dyshuar si bashkëpunëtorë në abuzimin me fondet e BE në dosjen e SASPAC.

Paratë janë sekuestruar nga llogaritë bankare të ish-ministrit Beqaj, Ermal Kurtulajt, Bjona Zijajt, Bledar Lekës, Gazmend Haxhisë"....

Pra, djali i Profesorit të edukates qytetare, 35 vite më pas, në kujtim të tradites së djemve shkodranë, paska ra në hajni... si një nga veset e tradites.

Më mirë të kish rënë në Lesh- thashë me vete dhe hodha këto rradhë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Aliu21/08/2024 22:25

Ky Maria hajdut kalibri ,ka luajtur me ilacet ,jeten e hallexhinjeve. Nuk ka shperdorim detyre, ka hajni dhe me shume se kaq. Ky shejtan budalla qe ben viktimen ,duhet medeomos qe ti sekuestrohen te gjitha pasurite e pafundme ,por edhe te denohet te patten 25 vite burg te mos ta nxjere me koken qe andej se prapanicen e ka te shitur, kjo pasuri ti tikthehet te semureve qe vuajne per ilace ,te cilat ky gjynofqari I ktheu ne pallate, biznese, dhe para. Zoti te ardhte hakut qelbesire bure, tu befshin ilace qe te mos mund ti blesh deri sa te te Dali shpirti nga bytha atje ne burg.Ke vjedhur jetet e njerezve. . E vetmja zgjidhje eshte te Varesh veten qen .

Vuk Karaxhiqi21/08/2024 19:32

Po cullim jem bre ku don me ra? Apo ne dhe te babes, bash ne Serbi!
Eja cull atdheu yt po te pret.....

Kapa21/08/2024 17:35

Shoerku Hamit ne kohen e rinise per te cilen, flitet me siper nuk e di se ku ka pas ra, ne te tre rastet oer te cilat flet.Po edhe ai ka ra,te pakten ne ata qe ne Shkoder e quejn te keqen ma te madhe.SPIUN I SIGURIMIT.
Ka ken te rjj,stuident te gjimnazit te Shkodres Hamit Beqja,Ferit Mandija dhe nje i trete qe nuk ja di emrin. Kishte nje antagonizem te shkodranet dhe shum konvktoreve student ne gjimnaz qe kishin edhe kobure.I kishin sjelle per te perça studentet shkodrane.Ne ate kohe ne shkolle ishte krijue nje shoqate anti komuniste "Perpjrja Shqiptare" me kryetar Bardhosh Danin,i biri i Avokatit Qazim Dani.Keta te tre palo shkodrane ishin kali i trojes.raportonin ne sigurim.Feeridi u ba edhe formalisht,ma vone,efektiv i tyne.Po ta njihja autorin e shkrimit te masiperm do ta pyetsha.Cili ra ma kaq baba apo i biri?I ati i vuni njollen ma te keqe familjes se tij,te pakten simbas moralit shkiodran.I biri,ndoshta,do baj pak burg do dale dhe do thote:Me bane babe qe te ngjas po uine edhze nji pash ta pereshqas.Ti kangre nje kazan me çorbe te perishun e une rash ne Qindra miliona euro.Kur ti nuk e "mbajte" gjate kryqin tand dhe dhe kontributin tand ne krijimin e njefriut te ri (marka Beqja) me ndihmen e nanes PPSH une nuk kam hiç siklet per nji grimc burg.Do jem nji nga milioneret e Rilindjes.Po me kujtohet nji thanje e Leninit.Historija perseritet ne forme spiralit.Babe Susta(spirali) me ka çu ma nalt po shume ma nalt se ti.

Shto koment

Denonco