Rama si shembulli  më ekstravagant i  një kryeministri hajdut

Rama si shembulli më ekstravagant i një kryeministri hajdut

Nga Ndriçim Kulla - 20/08/2024

Edi Rama tashti  ka arritur   deri aty ,sa që jo vetëm në tavolinë, por edhe publikisht të reagoj me nervozizëm  kur ndeshet me akuzat që i bën publiku si kryeministri më hajdut që ka njohur shteti shqiptar deri më sot.

 “Më thoni çdo gjë,  por hajdut jo, mos më thoni” - thotë i nervozuar.

Kjo në fakt nuk është për t’u çuditur, sepse të gjithë hajdutët në çdo etapë të historisë, nuk na rezulton qe të kenë arritur deri aty sa ta pranojnë aktivitetin  e tyre antiligjor të zhvatjes, aq më shumë politikanët të cilët njihen në histori si  vjedhës të sofistikuar.

Nuk jemi fare të çuditur kur ndeshemi me një realitet të tillë të dëshpërues, kur kryeministrit po i bëhet një gjyq i veçantë nga publiku për bëmat e tij të hajnisë  me fakte dhe akuza konkrete dhe ai si njeriu që zotëron postin më të lartë publik, nuk i konsideron vetes asnjë përgjegjësi  personale, ku të japë arsyetimin e tij ,qoftë edhe justifikues në raport me këto akuza që po i bëhen nga publiku.

Ai është plotësisht i konfirmuar për vite e vite me radhë me skandalet e panumëruara të hajdutërisë së tij, të ekspozuara edhe publikisht,  por dhe si kryeministër që i ka akorduar vetes të drejta të pakufizuara. Dhe as që ia bën syri tërr që të thotë atë që duhet të thotë kundrejt shqetësimit popullor në rritje si  kundërndodh në të gjitha vendet e botës perëndimore, ku  raporti korrekt me ligjin është edhe  tabani i çdo veprimi politik në qeverisje.

Nuk njeh asnjë detyrim, ku  si vendimarrës që kryen vetëm veprimtari publike,  e ka detyrim ligjor dhe etik që të japë shpjegime të detyrueshme për çdo qindarkë e cila dyshohet se ka fluturuar nga thesi i taksapaguesve të varfër të vendit tonë dhe  dyshohet se ka shkuar në xhepin e tij .

Në rast se u bëjmë një përshkrim të shkurtër kronikave të zeza  me akuza, të cilat i  janë bërë dhe po i bëhen vazhdimisht kryeministrit dhe që këto nuk kanë të ndalur, nuk ndjen më asnjë mëdyshje se kryeministri aktual i Shqipërisë, që tashti ka arritur nivelin e regjimit, vetëportretizohet si kryeministri më ekstravagant i hajnisë që kanë parë ndonjëherë shqiptarët, por që  mbetet edhe fenomen i rrallë edhe përtej hapësirave shtetërore të Shqipërisë.

Dhe kjo nuk mbetet më një skicë e thjeshtë,  por një portret i gjallë dhe i skalitur që e ka përpara shumica e njerëzve.

Shkojmë te rasti  më i freskët që na e bën më shqetësuese këtë vëmendje.

Pronësimi i 224 mijë metër katrore i familjes së Edi Ramës në zonën më të bukur të bregdetit të Himarës.

Nga gjykimi që po i bën opinioni publik me fakte dhe shifra të kulluara, duket si në dritën e diellit ,se ky veprim vetëpronësimi është grabitje  e kulluar dhe spektakolare dhe grabitja e një prone  nga kryeministri , që pretendohet se ka dalë nga votat e popullit,  është  e shumëfishuar si hajdutëri.

Kjo është një ngjarje e rëndë, së cilës syri i së vërtetës pati rastin  që t’i hiqte mbulesën  e së fshehtës dhe ta ekspozonte nivelin e lartë të hajdutërisë që përfaqëson sot  kryeministri ynë si fenomen degradues i shtetit të së drejtës.

Në perceptimin e opinionit publike, madje të të gjithë opinionit publik, kjo është një grabitje  e gjallë dhe pothuaj e” filmuar”  kudo e  në çdo etapë dhe proces, ku duket qartë një projekt  i errët dhe i mirëmenduar i kryeministrit për të shkelmuar të gjitha ligjet dhe pengesat administrative dhe  për t’i tjetërsuar asaj pasurie  statusin e qenies së  një pasurie në favor të vetvetes.

U bë një kasaphanë e madhe hakmarrëse  ndaj subjekteve dyshuese dhe hezituese deri në mizori.

Siç duket nga faktet e kronikës së zezë në fjalë, u pushua në errësirë  drejtori legalizimeve Artan Lame , ish-miku i tij  i cili me sa po  duket, nuk deshi ta sakrifikonte veten  më tej me detyrim  ndaj  autoritarizmit të kryeministrit.

Po kështu kryetarja e hipotekës së Vlorës.

Gjithashtu u inskenua burgu politik i Fredi Belerit, duke i krijuar  atij  një sagë  për  fatin e tij politik dhe  lirisë së tij politike dhe   së fundi, u klonua kryetari i ri i Bashkisë së Himarës  deri sa e bëri terrenin fushë të shtruar,  në mënyrë që dallaveri i makinerisë së tij autoritariste ta kthente pronën e dikujt tjetër në pronën e tij.

Një triller i vërtetë i cili edhe pse nuk ka viktima në njerëz, me ngjarjet e tij që janë zhvilluar nën presion dhe në errësirë, ka  episodet e nxehta të një libri ose filmi të mundshëm.

Po çfarë e bën  ekstravagancë, hajdutërinë  e Edi Ramës, për të cilën është akuzuar dhe akuzohet  vazhdimisht në ngjashmëri të plot  me rastin në fjalë?

1 - Babëzia e tij për të rrëmbyer nga prona publike dhe prona e çdo privati tokë dhe pasuri  dhe për ta kthyer atë me presion dhe makinacione  në plaçkë për vetveten e tij  ose dhurata për të gjithë të njohurit dhe lobistët ,të cilët i ka përdorur  pareshtur për të ruajtur të pacenuar kullën e pushtetit të tij.

2- Duke përdorur pushtetin e tij të kontrolluar në mënyrë kapilare ai ka krijuar në dëm të demokracisë dhe trasparencës mekanizma dhe ligje,  të cilat jo vetëm  ia mundësojnë lehtësimin personal për të zhvatur nga prona e popullit, por gjithashtu e bëjnë të vështirë dënimin e tij.

3 - Ajo që është edhe për t’u habitur është raporti i tij si kryeministër me transparencën dhe dhënien e llogarisë. Është një raport  fare inekzistent , që  mund ta gjesh po ta kërkosh ngjashmërinë si shembull,  vetëm tek monarkët e sotëm modern  Putin, Lukashenko, Maduro ose tek mbretërit  e dikurshëm mizorë. Trasparenca për të është një agjent provokues, që i shkakton vuajtje, nervozizëm dhe alergji trupit dhe qenies së tij. Ndonëse e ka detyrim kushtetues që t’i përgjigjet edhe një njeriu të vetëm, ai sfidon me tërbim dhe arrogancë tërë reagimin e ligjshëm publik , i cili po shpreh hapur dyshimin më të thellë  mbi gjurmët e vjedhjeve të tij të mundshme.

Kurdoherë, kur ka pyetje prej kujtdo,  përveç larove të tij, duke u krekosur shpërthen me tërë urrejtjen e pasionit të tij  të trishtë, duke spërkatur edhe fytyrën e tij me stërkla dhe e baltos shqetësimin e tërë opinionit publik duke e quajtur cilindo, si  kanale të zeza, kazanë mediatikë dhe tam- tame të cilat  nuk ia ndryshojnë dot rrugën e hajdutërisë.

Pikërisht për këto arsye Edi Rama  mbetet  sot si shembulli  më ekstravagant i  një kryeministri hajdut.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco