Kur Rama të bjerë nga Kali, nuk do të ketë Gomar t'ju mbrojë!

Kur Rama të bjerë nga Kali, nuk do të ketë Gomar t'ju mbrojë!

Nga Basir Çollaku - 20/08/2024

Policia e Shtetit po djersit për të mbuluar ngjarjet kriminale. Zyra e njoftimeve të Ramës prodhon alibitë. Pas vrasjes në Pogradec, plagosja te Komuna e Parisit në Tiranë bën policinë telef përsëri. Dje Rrumbullaku, sot është Tonin Voci drejtori i Tiranës tek jep lajmin se foli me autorin. Një turbullirë informative. Kjo po ndodh shpesh kohët e fundit.

I nderuar drejtor, lëre nganjëherë prokurorin të pyesë të akuzuarit, autorët e vrasjeve e të plagosjeve. Ka policë të mirë e të ndershëm shumë. Prokurorë të tillë ka mjaft. Gjyqtarë gjithashtu jo pak. Lërini të punojnë. Sepse, kur Rama të bjerë nga Kali e do bëjë vaki më shpejt se fantazia e një mandati tjetër, s'ka Gomar të mbrojë askënd nga zullumet.

Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku kapërceu veten ku përveç gjysëm deklarimeve të pavërteta sulmoi medien me tekstin e kryeministrit. Njëlloj si paraardhës Veliu para shkarkimit. S'e kishte bërë kurrë më parë.

Irena andej matanë nga Struktura e Posaçme nuk di ku të gjejë mbrojtje për ligjshkeljet me porosi partie.

Kur të pëlcasë publikisht këneta sky-encro, Rama nuk di kë të mbrojë më parë: veten apo vëlla Olsin?! Oborrtarët ministra?! Bashkiak Velinë?! Biznesmenët ku aksionet e shumë investimeve kanë mistere pronësie?! Prokurorë e gjyqtarë që e kanë sajdisur me yesmenllëk?! Bandat borxhlie për mandate deputetësh apo vendoresh?! Strategjikët me shtrat droge të investimeve me një këmbë në qeli?!.

Zyrtarë publikë! Ruani veten mos dalldisni pas oreksit të qeveritarit në vepra penale, në shpërdorime detyre, në korrupsion, aq më keq në krim të organizuar apo në grupe të strukturuara për të qejfosur atë, në organizata mafie për të shëndoshur llogaritë e tij. 

Mos kini iluzione. Ai do të shesë këdo, madje edhe të vëllanë, Olsin, nëse rrezikon të transferojë fundshpinën e tij në kafaz.

Aksioma për t'u mbajtur mend është kollaj: kur Rama të bjerë nga Kali, nuk do të ketë Gomar t'ju mbrojë!!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco