Tre kujtime të paharrueshme nga Ismail Kadare!

Tre kujtime të paharrueshme nga Ismail Kadare!

Nga Agron Gjekmarkaj - 16/08/2024

Sot të gjithë folem në tavolinat e restorantit “ Piaca”  ku u mblodhem për të kujtuar Ismail Kadarenë duke ja ndier mungesen e konfirmuar prezencen mes nesh.

Askush prej nesh nuk qe aty për ti percaktuar atij statusin në letrat shqipe apo ato boterore , për atë është kujdesur vetë, si bir i talentit  të tij gjenial me vepren shumë dimensionale që i la qyteterimit tonë.

Ndoshta ishim aty si deshmitar kush më shumë e kush më pak të një mardhënjeje njerzore ku secili sipas këndveshtrimit të tij ka gjithmonë diçka për të rrefyer.

Personalisht e kam filluar komunikimin me shkrimtarin si lexues i tij nga fundi i viteve 80 ku mes rreshtave  kerkonim rrugë për lirinë e mohuar dhe horizonte per shpresat tona, duke na ndikuar në të menduar, në të shkruar e në të folur.

Po ashtu e mbase më teper pas viteve 90 tek vepra e tij ndonjëherë të zhgenjyer nga realitetet  që jetonim po aty kerkonim udhëzuesin, modelin, parimet e mbi të gjitha krenarinë intelektuale të një Shqipërie që mes shumë mundimesh deshironte të bëhej si gjithë Europa!

Në pranveren e vitit 2005 kur po mbyllja ciklin e studimeve në universitetin “La Sapienza”, me një punim mbi letersinë fantastike ku objekt studimi  kisha “Kush e solli Doruntinen?” i them profesorit udheheqes Francesko Mucioli si mendon nëse arrij ti marr një interviste Kadaresë për të ballafaquar analizen tonë me atë çka ai vete mendonte për subjektin dhe personazhet e tij. Më pa më habi “sei matto” ( je i marrë ) më tha me dashamirësi, si mund ti afrohesh një ciklopi të tillë- duke shtuar – do të ishte një mrekulli nëse ja del”?

U ulem dhe bashkarisht shkruam 13 pyetje dhe fati e desh që në Romë ato ditë qelloi miku Mark Marku i cili ma mori përsiper se do e provonte duke i shpjeguar Kadaresë se i duheshin për një shok në keto rrethana!

Pas pak ditësh më vjen posta, një zarf me emrin e Markut përsipër.

Ismail Kadare me shkrim dore u ishte përgjigjur pyetjeve të mia! Duke i patur  ato faqe ndjeva sigurinë e diçkaje që koleget e mi nuk e kishin.

Po atë vjeshtë me Ardian Ndrecen profesorin e Urbanianes së Romës e takuam në shtëpinë e tij në Tiranë. Nga ajo ditë lindi një raport për mua unik. Nuk mund të them se e kisha mik Ismail Kadarenë, më duket fjalë e madhe, e pamerituar, sidomos kur e degjoj të perdoret pa doganë pas vdekjes së tij me lehtësinë e ditës , edhe pse shpesh na ftonte për dreka e darka në shtëpinë e tij në Tiranë e Qerret  për gjatë viteve apo vinte tek tonat, në grupin kulturor të filologjikut Mark Markun, Persida Asllanin, Dhurata Shehrin ! Interesohej për kurrikulat, mësimëdhënien, kritikën, librat në qarkullim, rrymat, revistat. E ndiqte kohën kulturore të vëndit të tij me vemendje të madhe. Temë të preferuar shpesh me ne kishte derivat e gjuhës shqipe, qëndrimet e debatet.

Nuk ishte as pak i zymtë, kishte humor të hollë e qeshte ëmbel.Nuk lejonte ti afrohej asnjë formë e banalitetit.

E konsideroj veten të privilegjuar me  fat si dëshmitar i disa bisedave mes tij dhe At Zef Pllumit.

Aty ka qënë edhe zonja Helena Kadare ! Shqipëria e klerit katolik, e burgjeve të komunizmit në vetë të parë shkruesi,  bartësi i memorieve dhe shkrimtari i pazakontë e i perbotshëm gjetën sintoni, forcë e deshirë për tu bashkuar në trashigimitë e mëdha duke respektuar diversitetin.

Padër Zefi dhe Babazoti i “Çeshtje të marrëzisë” vellezër në roman të ndarë gjatë nga hipostazat shqiptare më në fund takohen, të tillë dukeshin në bisedë. Nuk ndahej më në  letersia po i afronte subjekte bashkëkohësisë apo kjo e fundit u bë letersi.

Mbi varrin simbolik të Fishtes në Kishen e Fretenve të Giuhadolit në Shkoder në 2007,   ku Kadare shfaqej i menduar At Zefi i afrohet e i thotë me gegnishten e tij kumbuese të cilen nuk di ta flas si ai  “Nigjo Ismail unë jam i vjetër e drejt fundit por sa të  kem frymë kam me të mbeshtetë, kam me kënë në krahun tan në llogoren europiane të shqiptarve. Qysh në kohen e Ismail Qemalit e Princ Vidit, qytetnimi europian  ka pasë anmiq në Shqipni e nuk i janë da kurrë,  aktivizohen si shpirtna të keqij sa herë ajo afrohet, kanë me të sulmue egersisht”! Ishte koha kur eseja “Mbi identitetin europian të shqiptarve” kishte shkaktuar  dallgët e veta.

Vjet në verë e takova për të fundit herë në një darkë korriku , ishte  zonja Helenë dhe Alda Bardhyli unë me familjen time. Në të shumtën e kohes fliste me time bijë Sofinë, atij moti 11 vjeç dhe jo me ne të rriturit.  Gjithmonë  kam menduar mbi këtë takim  të fundit dhe zgjedhjen e tij për të biseduar më gjatë me një femijë. Ai kishte gjithmonë një mesazh për të ardhmen e kështu do të mbetet shkrimtari që i flet asaj  ne krye të “ Çetes së Profetenve” !

Në këtë drekë për të e pa të, keto me erdhen në mend !

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco