‘Reformë’ dhe në Mafia, kumbar Kryeministër

‘Reformë’ dhe në Mafia, kumbar Kryeministër

Nga Basir Çollaku - 16/08/2024

Mafia e ka në kodet e saj, paranë e paligjshme, heqjen e çdo lloj pengese gjatë rrugës, me grushte, thika, aksidente, armë, pengmarrjeve, ryshfeteve, gjetjen e formave të reja të marrëveshjeve për të shtuar e përdorur pasurinë, gjithnjë me të njëjtin qëllim, rritjen dhe fuqinë e saj në tregjet e çdo lloji, ekonomik, politik, duke sfiduar qeverisjet në nivel qendror, lokal. 

Nga fillesat ku dominonte dhuna, vrasja, krimi i organizuar, është sofistikuar. Tashmë Mafia e Re është në tregje financiare, kibernetikë, infrastrukturë investimesh, qendrash tregtare, fshatra turistikë, kulla pafund-katëshe, call centera të mashtrimit financiar, kriptomonedha, plehrave, mbetjeve toksike, duke mos lënë pas dore mallin e vjetër, narkotikët e çdo lloji, apo të rejat hibride.

Para? - Me miliarda
Ushtri? - Dhjetëra mijëra!
Viktima? - Gjithnjë e më pak
Vrasje?!

Sipas KMR, "Kodit Mafioz të Reformuar", është mjeti i fundit kur dalin në terren "burrat e nderit" dhe sistemojnë pengesat me makinë llogaritëse të kalibrave të ndryshëm 7, 62, 9 milimetra, 45 e të tjera seri luftarake bashkëkohore. Kush hyn nuk del dot vetë. Pranohen pushtetarë të çdo lloj niveli deri në majë të nivelit. Hyrjet kontrollohen, daljet ndalohen. Hallku është te dera. 

Por prapë kanë hasur në pamjaftueshmëri për zgjerim dominimi e kontrolli duke krijuar.

A po ndodh në Shqipëri?!

Drejtësia në përpjekjen për të bërë vetveten, nuk ka kapërcyer tabutë e vjetra. Politika nuk po lufton me Mafian dhe Krimin. Përfaqësues të dy palëve ndajnë territorin dhe e menaxhojnë bashkërisht. Janë në të njëjtat zyra. Janë në shtabe elektorale. Prodhojnë bashkë mandate deputeti e bashkie. Marrin bashkë vendime për biznese, tendera koncensione, investime. 

Kanë kriminalizuar ekonominë dhe buxhetin. Kanë hapur rrugën e formalizimit të parasë së zezë hyrjes së saj në arkën publike dhe rishpërndarjen. 

Emërojnë njerëzit e tyre në polici, prokurori, gjykata, sistemin drejtues, duke paralizuar luftën. 

Kanë lënë hapur rrugët e trafiqeve. Guxuan hynë edhe vetë në Kuvend. Fazën e dytë mbulohen me bedelë të financuar prej tyre dhe e kanë aktivizuar si skemë. 

Ku kemi mbërritur?!

Në SPAK Kryeministri dhe gjithë ministrat, përjashtuar tre prej tyre, janë me dosje, por janë ende nëpër zyra.  Kryebashkiaku Veliaj me dosje të shumta si grup i strukturuar, por ende shpupuriset në zyrë. 

Prokurorë e gjyqtarë të drejtësisë së quajtur çuditërisht të re, kanë blerë vendet e reja me rehati e përgjegjësi të shtuar, me së paku 500 mijë euro e përpjetë. 

Drejtues policie ngjashëm kanë paguar për të marrë karrige drejtorësh e shefash.  Drejtorë administrate kanë paguar.  Të gjithë kanë gjobat mujore për të paguar një shkallë më lart deri në kokë-piramidë. 

Mafia dhe Krimi lehtësojnë sistemin e pagesave ose e-gjobave të Bordit Mafie-Qeveri, sepse kanë informalitetin dhe punët e organizatës me tepri financiare. 

Kush paguan?! - Konsumatori i masakruar gjithnjë në eksod shfarosës.

Bizneset e hallakatura, sepse ka biznese me aksione të Bordit të përjashtuar nga e-gjoba e përditshme. Thjesht, qeveria dhe Mafia janë binjakëzuar. Kanë bërë marrëveshje. Ndajnë zyrat. Ndajnë krimin. Ndajnë karriget. Ndajnë paranë. Mbrojnë njëri-tjetrin. Na vrasin ne, statistikën e censusit. 

Kryeministri ynë ngjan me mbledhësin e "borxheve", taksave të vëna nga bandat. Mafia nuk ka pasur ndonjëherë Don më të mirë se Edi Rama dhe as do të ketë ndonjëherë tjetër kumbar kryeministër..

Në këtë ishull të OMERTA, mos bëni shaka me fjalët zgjedhje, votime, demokraci, liri fjale, liri ekonomike, sundim ligji..

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco