Ec e quaji 'bangladeshas' po deshe...

Ec e quaji 'bangladeshas' po deshe...

Nga Gent Strazimiri - 09/08/2024

Studentët e Bangladeshit kanë investuar të gjithë besimin e tyre tek një intelektual 84-vjeçar, pa asnjë deformim a dilemë ekzistenciale a sociale nga këto që janë në modë në Evropë.

E kanë bërë, të kthjellët për atë ç'ka duan që të jetë vendi i tyre që nesër dhe për rrugën që duhet të ndjekin për ta arritur!!!

84-vjeçari Yunus është idhulli i tyre!

Një burrë "si qëmoti", që jetën ia ka kushtuar zgjidhjes së problemeve reale përmes shfrytëzimit të mekanizmave të ekonomisë së tregut dhe lirisë së individit.

"Çfarë kuptuam ne nga kjo?"

Që në atë Bangladeshin e "prapambetur" nuk ka "Big Brother", "Për'puthen", "Portokalli", "Klanifornia", "Ferma Vip"... prodhues e promovues të "idhujve" prej silikoni që në fund i kontribuojnë vetëm kronikës së zezë...

Nuk ka as kastë "elitare" që nuk flet dot korrekt as gjuhën standarde (e jo më ta shkruajë), e që flet vetëm e paguar nga ofertuesi më i mirë, i cili është gjithmonë pushteti...

Nuk ka as lëvizje politike "rinore" që gatuhen nëpër dreka, darka e pritje ambasadorësh e konsumohen si një menu vakti restorantesh nëpër studiot televizive mes debatesh "politike"...

Jacques Chirac thoshte "kjo e sotmja, nuk është një rini pa mundësira, është një rini pa objektiva"...

Rinia e Bangladeshit duket se e ka kuptuar që nëse ke një objektiv, mundësinë për ta realizuar e ke në dorë vetë!

Dhe në këtë botë ku modeli i liderit janë "Macron-ët" e cilido tjetër që promovon e nxit dilemën e përkatësisë seksuale në një kohë kur po shkatërrohen demokracitë, me këtë zgjedhje bangladeshasit janë kthyer në model frymëzimi...

Ec e quaji "bangladeshas" po deshe...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco