E ngarkuara amerikane me punë, rrezikon ta lërë Rama pa punë..!!

E ngarkuara amerikane me punë, rrezikon ta lërë Rama pa punë..!!

Nga Basir Çollaku - 08/08/2024

Një ndalesë miratimesh ambasadorësh në senatin amerikan, ku bën pjesë dhe i nominuari presidencial për Shqipërinë, David Kostelancik, ka sjellë me gjasë për jo pak kohë, si drejtues shërbimi në Ambasadën në Tiranë një të ngarkuar me punë. Është diplomatja e karrierës, nga viti 2007, zonja Nancy VanHorn.

Sipas njoftimit të Ambasadës, ajo "përfundoi detyrën e saj si zëdhënëse e Byrosë së Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, duke koordinuar mesazhet për më shumë se 40 ambasada në Europë."

Një mirënjohje për mesazhin e saj në gjuhën shqipe, si vlerësim jo thjesht profesional. Komunikimi i saj i parë veç kredencialeve publike, kishte edhe tre pyetje interesante. Cilin qytet të.vizitoj, ushqimi me emrin patjetër dhe libri i duhur.

Një ftesë emocionale me shumë sqimë drejtuar dashurisë së përjetshme të shqiptarëve edhe kur fshikullohen.  Përtej kësaj, të tjerat janë korrektësisht, kornizë Deep State.

Teksti dhe konteksti i lajmit të Ambasadës, kishte në përshkrimin e karrierës diçka mjaft njoftuese.

E ngarkuara me punë në detyrën e rëndësishme kishte qenë koordinuese e mesazheve për 40 ambasada, sigurisht në këtë listë ka qenë edhe Tirana.

Zonja VanHorn, zëri zyrtar amerikan, gjithmonë adresa kryesore e vëmendjes diplomatike ndikuese në vend, di thuajse gjithçka ngjet e ka ngjarë ndër ne.

Ajo ka qenë dërguesja e mesazheve për së paku katër ambasadorët e fundit në dheun tonë. Konkretisht për shkëlqesitë e tyre John

Withers, Aleksandër Arvizu, Donald Lu, Yuri Kim. Afërmendsh edhe marrësja e çorbës politike shqipfolëse.

Ajo e di se 21 janari 2011, ka kusure të mazhorancës së sotme. Do ketë qenë në detyrë kur Xhorxh Soros i shkroi sekretares Klinton dhe pastaj vluan mesazhet e telefonat këndej Atlantikut. Aty ka qenë dhe mjaft mirë e di se si u sajua vizita e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit në zyrën Ovale te presidenti Obama, shoqëruar nga ambasadori Donald Lu, kur Shqipëria jeshilonte e tëra në canabis. Edhe kur drafti i reformës se drejtësisë i sponsorizuar po nga Soros, u votua nga 140 kuvendarë dhe skeptikët thirreshin në Ambasadë e këndoheshin në shtatë breza, për ndonjë lajthitje vote kundër. Aty ishte dërguese e marrëse porosish së eprorëve nëpër 40 ambasadat kur Rama korruptoi kreun e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal, sot i dënuar me pranim fajësie edhe për mëkatet e shumta jo ligjore me KM tonë. Di edhe për burgosjen e Berishës pa dosje pa akuzë pa prova.

Di se raportet e CIA e DEA kjo e fundit me zyrë prej afro afro dy vitesh në Tiranë, shkruajnë për rekordet e trafikut të kokainës, për lidhjet politike ekonomike të Sinaloa e Ndrangheta miliarda eurot e pastruara.

Di që inceneratorët, 5D kanë Veliajn e Ramën duarbrenda, që Porti i Durrësit është shumëfish djegësish. Do ketë folur me Yuri Kim apo me Belinda Ballukun, se nga mbinë anijet amerikane në Vlorë ku paguhen 50 përqind më shumë se djegësi i Tiranës në ditë, me zero prodhim. Zonja e ngarkuar di sa katër ambasadorë bashkë. Di kush janë qeveritarë bashkiakë, biznesmenë e mediatikë, e zyrtarë drejtësie nëpër sky encro, si ortakë mafiozësh. E dinë për Ramën dhe vëlla Olsin e Xibrakës. Ajo e di se ka ardhur në një  vend ku KM nuk lejon zgjedhjet. Dhe shefat e saj kanë heshtur sy e veshë. Ajo e di që SPAK ka mjaft pa bërë dhe rrinë me vesh nga telefon ii Ambasadës. Urojmë zonja e ngarkuar me punë të ketë marrë lejen që tu hapë punë hajdutëve të pushtetit, në çdo lloj niveli e zyre publike. Në botë vetëm USA nuk mund të justifikohet se nuk ka dijeni. Ajo mund të bëjë një punë, të mos mbështesë e takojë të korruptuarit qeveritarë. Listën e ka. E ngarkuara amerikane me punë, rrezikon ta lërë Rama pa punë..Gjithnjë nëse ata gjurmojnë paranë. Ata e dinë.

Mirëseerdhët Shkëlqesi!!

Keni mundësi të përmirësoni sondazhet proamerikane të holluara nga paraardhësit në Ambasadë apo gjetkë...

Ky është qyteti, ushqimi dhe libri..

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco