Për të gjithë ‘zërat’ që duan oferta të pastra!

Për të gjithë ‘zërat’ që duan oferta të pastra!

Nga Çim Peka - 06/08/2024

Pas zgjedhjeve në Himarë, çdo shqiptar që ndjek predikuesit e mediave se vendi ka nevojë për figura të reja, del në dritë hipokrizia e këtyre analistëve të inceneratorëve, Ballukut, Veliajt, Fugës, Lindës e mbi të gjitha, Ediotit.

Vangjel Tavo është politikani tipik i këtyre 33 viteve, pa ideologji, pa bosht e sigurisht pa moral politik. Nga PS, me një ofertë të Ilir Metës kaloi në koalicion me të dhe Berishën kur Paulin Sterkaj braktisi PD-në dhe iu bashkua Ramës.

Më pas në krah të LSI akuzoi Ramën si një hajdut dhe diskriminues i minoriteteve duke i bllokuar në kufi që të mos votonin për të në vitin 2021.

Të dielën u bë kryetar i Himarës në emër të Rames pasi u lanë pa të drejtë vote 25% e votuesve të asaj bashkie, dhe kur fituesi real i Himarës u arrestua nga Rama, vetëm pse e mundi në 2023.

Shkurt, një vemje politike si shumica e klasës politike 33-vjeçare!

Petro Gjikuria, një emigrant himariot me shtetësi shqiptaro-amerikane, biznesmen i suksesshëm në SHBA, u vetëofrua për të drejtuar komunitetin ku kishte lindur dhe rritur, edhe pse familjarisht nën persekutimin e Enver Hoxhës. Totalisht i papërfshirë në racën politike 33-vjeçare.

Ke mbështetën “zërat e së resë” në mediat e Ramës?

Të parin, jo të dytin.

Prandaj mos i besoni kur flasin për nevojën e së resë, ata flasin dhe përtypin me gojën e tyre të pistë vetëm nevojat e Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco