Gjyqi yt Edi Rama do të jetë një skenë me drita, aty do ta shohim edhe artin tënd 'të madh'!

Gjyqi yt Edi Rama do të jetë një skenë me drita, aty do ta shohim edhe artin tënd 'të madh'!

Nga Ndriçim Kulla - 03/08/2024

Ti dritën e ke tmerr, sepse kështu je gatuar, si një organ i lindur për të për të tërhequr fije fshehurazi dhe për të jetuar  në errësirë.  Ky është arti tend.Errësira është abitati ku ti  i gatuan të gjitha kryepveprat e tua politike por edhe  jo njerëzore.

Megjithatë ne që punojmë në dritë ta kemi kërkuar të sillesh ndonjëherë edhe  ti  si  ne të tjerët: Dil në dritë, Edi Rama!

Por ti se ke bërë qejfin qeder, sepse atje e gjen forcën të vrasësh të tjerët dhe ta bësh botën ku jeton një lëmsh; tek errësira.

Por megjithatë mos  kujto  se vërtet nuk je në dritë? Se ne të shohim të gjithë ashtu si je. Por megjithatë s’di pse duam ta dëgjojmë rrëfimin tënd, si do mbulosh krimet e tua, si hakmerresh ndaj kundërshtarëve të tu ,si do t’i fshihesh dritës së diellit, si do të kamuflohesh, ç’teatër do të luash! Po. Ne i dimë dredhat dhe nepërkërimet e tua! Të njohim rrënjë e dhëmballë, madje ne njohim edhe helmin e të qeshurës sate satanike! Po. E dimë se ti nuk e njeh ndershmërinë, as sinqeritetin,as kodin zakonor shqiptar (ato për ty janë demode!), po ndoshta them se mos pikasim në fytyrat e tua shenja të ndonjë trashëgimie të largët ku mund të gjendet ndonjë pikëz e vogël virtyti. Por kurrsesi jo! E pamundur! Te sytë e tu katastrofë në lëvizjet djallëzore që t’i shkakton droga, ku nganjëherë lejohet të bjerë hija sarkastike e një mbrese pikëllimi, apo dhe shprese, te fytyra e zbukuruar plot spikamë nga vetë dora e bukur e Djallit, se mos ndoshta ka ndonjë fije të hollë karakteri të fisëm nëpër tipare të rregullta, lëkure të zeshkët, e regjur nga punët e mëdha të intrigave shekspiriane që të zotërojnë të gjithin me një sajim të hatashëm dhe krejt modern, lëndë e parë dramash e tragjedish epokale që në kohët që vijnë do të dallgëzohen si modele regjisoriale të gatshme! Por megjithatë le ta shohim gjer në rrënjët magjepsëse intrigën tënde, që ti e ke parashikuar hollë se do të shndërrohen në një shami lotësh! Këto do të jenë netët e paharruara të dhimbjes së madhe kombëtare, sociale, ekonomike, njerëzore të Djallit në pushtet! Ne për këto të duam të dalësh në dritë! Dhe mos e rrotullo aq shumë atë sy që tmerron të vegjlit, syrin e drogës, të pastrimit të parave të pista, sy Mjafti, sy djegësish, PPP, 5D, sy i perënduar që pret të zbresë bujshëm nga shkallët ku është ngjitur, sy që vetëm sehirxhinjtë e paskrupuj po të ushqejnë shpresën se kur të biesh do të japin mundësinë të të presin siç të kanë mbajtur me pekul. Por jo, nuk do të zgjaten krahët e shpresës sate por honi i stërmadh i shpinës së tyre! Natyrisht ti shpreson. Por dil pra, në dritat e skenës e të shohim hijen tënde të gjatë sesi veçohet prej trupit tënd demoniak. S’ka më njerëz që të shohin si perëndi dhe të flasin në shqipen tënde të ashtuquajtur koniciane apo edhe noliane të të kërkojnë llogari edhe për vdekjen e saj të paramenduar prej qeverisjes sate të tmerrshme! Po ç’flas! A mund t’i drejtohesh edhe me këtë thirrje “dil në dritë!” e të shohim pastaj Djallin lakuriq që luan në skenë? Ti të gjitha i kupton, i ndjen, i di, se vetë i ke gatuar me dorën tënde djallëzore, me hipokrizinë tënde të pakrahasueshme, me lojën tënde të ndyrë dhe butaforinë e paparë në llojin dhe ndyrësinë e saj të pasktrupull. Thirrja “dil në dritë!” i bëhet tek e fundit një të ndershmi, sepse për ty e dimë mirë ç’je! Përjetë në terr qëndrofsh, aty ku natyralisht të takon të jesh.

 Po. Ti Edi Rama, je Djalli i oligarkisë dhe pushtetit!  

 Të vjedhësh kaq hapur popullin tënd, e të mos të ta bëjë terr syri! Çudi për t’u çuditur! Ashtu i do mushka drutë, mendon me siguri. Sepse ashtu, midis njerëzve të thjeshtë, shikonte vetëm tymin e tij, tragën ku ecën, po në të njëjtën shinë, atë të krimit, gënjeshtrës, pa dashur t’ia dijë për ato që thonë për të. Bukur. Prandaj po luan lojën e duke tundur e lëkundur Dumanët në xhep! Zot! Po asgjë që është rrëmbyer nga qeveria nuk lëviz nga istikami, edhe pse ia kanë nxjerrë sheshit paçavrat që kanë zënë myk ndër tempujt e rinj të hajdutërisë! Pogromi i vjetër i mbushjes së kohës me prozaizmin përplot pohe e bujë të standardeve të reja të shthurjes, tenderëve, drekave e darkave të sforcuara pa një grimë poezie, ndonëse nën hijen e ligjërimit të ri politik krejt të shthurur, me plot ushtarë të gardës dhe agjentë të bezdisshëm patronazhist, që venë e vijnë rrotull.

Por më se njëherë  ta kanë thënë shkoqur kundërshtarët e tu politikë, gjithashtu  edhe të tjerë, por  ti nuk e ke  konsideruar kurrë forcën e së vërtetës.

E dimë së shpejti do të ndodhë ikja e tij e pakthyeshme, ende pa shijuar fundin në gjyq, pas hekurave!

Gjyqi yt Edi Rama do të jetë një skenë me drita, aty do ta shohim edhe artin tënd “të madh”!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco