Kongresi, gjyshja e gjysh Ramës dhe gjyshja e Elenës...

Kongresi, gjyshja e gjysh Ramës dhe gjyshja e Elenës...

Nga Basir Çollaku - 28/07/2024

Gjendur cullak e gafil, i lajthitur pa kthim, kristal i kokainosur, hundëfërkuar nga vesi, me një qeveri të pandehur drejt burgosjes një pas një, njeriu i lidhjeve të zeza, mbajti sot kongresin e dëshpërimit dhe humnerizimit të Shqipërisë. Eshtë ai, Edi Rama, ky kriminalizues i shoqërisë, asgjësues i ndarjes së pushteteve, gatues i eksodit shfarosës të qytetarëve, kthimit të vendit në një azil fatkeq.
Do rrimë në pushtet 100 vjet thotë ai. Kush na ndalon? Përse? Sepse ai vret!? Ka grupe vrasësish e trafikantësh në stafet elektorale të fjetur nëpër dosjet e SPAK! Ai po thotë se askush ju prek. Vazhdoni serinë tjetër. Policë, prokurorë e gjyqtarë, në çeta krimi, u siguruan. Të tjerët morën mesazhin të ulin kokën. Miliardat e karteleve vendosin. U premtoi se nuk e shkel dot kontratën. Sepse
Dhe kjo është dëshmi kapitullimi të drejtësisë. Asaj demek të resë. E ngordhur përballë bandës së madias. Ata nuk e marrin dot të pandehur, e ta dërgojnë në qeli atë dhe ekipin e tij më hajdutin, më trafikantin, kanibalin më ligj-ngrënës, të kontinentit dhe jo vetëm
Shqiptarët kanë emergjencë kombëtare largimin dhe izolimin e Ramës. Me çdo mjet lejues dhe rekomandues të demokracisë, kur kjo e fundit ka detyrim mbrojtjen e ekzistencës.
Ai nuk tha do shkoj të dëshmoj në SPAK
Do tregoj për Charlin e FBI
Nusretin e Portit të Durrësit
Coldean e kokainës së Meksikës
Vëlla Olsin e kokainës së Xibrakës
Për Eco Parkun ku ai gjendet familjarisht dhe firmëtar e përfitues
Investitorët strategjikë të Krimit të Organizuar. E mjaft batërdi penale.
Duket se Rama ka thelluar krizën duke larguar grupet e brendëshme të presionit. Asgjësues forumesh vendos personalisht. Ikja e Nikollës është edhe një shenjë e mosdërgimit në Kushtetuese të mandatit të Xhaçkës. Atë që USA e kërkonte me ngulm. Kujtojmë vizitën në Kushtetuese të të ngarkuarit me punë të Ambasadës kur u mor vendimi. Gjendur mes presionit amerikan për të vepruar e atij ramist për të mos vepruar kryetarja e Kuvendit u sëmur me dorëheqje. Dërgimi i Spiropalit zëvëndësuese është radikalizim i mosveprimeve Balla është largim i imponuar nga dosjet në SPAK. Financat kanë rënë nga mosbindja ndaj orekseve të porositura, e mbrojtja nga mëkatet penale. Ministrat e mësojnë largimin dhe emërimet publikisht, të shpërfillur shëmtuar. Veliaj dhe Balla u thartuan e mpinë nga ndodhitë duke u ndier të goditur. Një episod ai nënkontekstoi Veliajn kur tha kush ka përballje me SPAK në këtë sallë, adresa është atje. Rama sjell në qeveri profile periferike, drejtorë të bindur, për të rritur nënshtrimin. Ramës Nga gjyshja e gjysh Ramës te gjyshja e Elenës, një tallje vertikale për dashurinë e verbuar popullore. Një sjellje ushtarake e një kongresi për të dëgjuar tre rreshta njoftim për ndryshime qeveritare. Por nuk tha përse ikjet ndodhën. Histori gjyshesh të një gjyshi të lodhur në politikë. Duket se nuk e mundi denoncimin e ish-ministrit.
A ka gjasa të ketë rrjedhje votash në Parlament?! Pazaret janë rënduar !! Hajdutëve e milionerëve nuk u kërcet për unitetin!!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco