El Chapo, El Mayo dhe El Rama

El Chapo, El Mayo dhe El Rama

Nga Luçiano Boçi - 28/07/2024

Lajmi për kapjen e El Mayo-s pushtoi mediat e botës dhe bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Bashkëpunëtori i El Chapo-s u arrestua nëpërmjet një komploti të brendshëm të paimagjinuar, por akoma në kufijtë e misterit. Djali i El Chapo-s e dorëzoi në pjatë të argjendtë.

Nuk është as rasti i parë dhe as i fundit në morinë e përplasjeve të gorrillave të narkotrafikut.

El Chapo dhe El Mayo prej gati 30 vitesh drejtuan një nga kartelet më të egra të narko-trafikut, Sinaloas dhe ishin një shtet brenda shtetit, pa hezituar të vendosnin ose të prisnin në mes fate politike e fate politikanësh të vendit.

Tentakulat e këtij karteli kanë arritur deri në tokën e shqipeve në zemër të ballkanit.

Sinaloasit e famshmëm nëpërmjet lidhjeve të tyre depërtuan lehtë në sferat e larta të biznesit e politikës shqiptare, duke futur kollaj në thesin e tyre dhe aventurierin e thekur të Shqipërisë problematike, Ramën.

Shqipëria u pa nga ato si një vend i përshtatshëm për të pastruar para dhe për të ngulur më pas aty një pikë referuese të perandorisë së tyre.

Rekomandimin ia dha me siguri oficeri i shërbimeve sekrete rumune Coldea, i cili jo rastësisht ishte dhe këshilltar i Ramës.

Vetë Rama në bindjen e tij vazhdon të ecë me parimin se zhvillimi i vendit bëhet me para droge e pastrimi parash. Këtë ai nuk e ka fshehur asnjëherë dhe madje ka mbajtur vetë ndezur iniciativën për ta shndërruar qeverisjen në një ndërrmarrje gjigande narko-trafiku dhe pastrimi pa limit të parasë.

Sipas rrëfimeve të zv/kryeministrit këtë iniciativë ai e shndërroi në politikë qeverisëse, pas së cilës Shqipëria hyri në epokën e barit.

Rama vetë kaloi në fazën e Felix Gallardos (ish shefi i El Chapos dhe El Mayo-s) i cili fillimisht e nisi karrierën me hashashin me kartelin e Guadalajarës që u shndërrua më vonë në atë të Sinaloas.

Rama me ndërgjegje nën veladonin e politikës u shndërrua hap pas hapi në një menaxhues minikartelesh e organizatash kriminale, të cilave u dha akses absolut në kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve.

Fiks si Feliks i cili u bë tutori i gjithë karteleve meksikane, duke vendosur paqen dhe bashkëpunimin midis tyre për trafikun e kokainës, por dhe një tutor politik që përcaktonte fituesit e garave politike. E jo vetëm kaq. U shndërrua në një korruptes të talentuar të personazheve të rëndësishme politike e sferave të sigurisë.

Jo më kot në disa korridore diplomatike disa nga miqtë e tij të veseve e thërrasin me përkëdheli Felix.

Pas kësaj Rama, korruptuesi i FBI-së, dhe grabitësi kriminal i zgjedhjeve, i krijoi kushte këtyre organizatave, përfshi dhe Sinaloan, që paratë e tyre të qarkullonin e pastroheshin lehtësisht në ndërtim e banka.

Kushti ishte këmbimi me pushtetin e vazhdueshëm politik.

Kjo është dhe faza e fundit, ajo e El Rama.

Është faza pas së cilës vjen domosdoshmërisht rrëzimi.

DEA e cila ka seli vetëm në vendet narko-trafikuese e njeh mirë rolin e Ramës në historinë e trishtë me pamje karteli të vendit.

Dita për të vepruar është pjekur dhe El Rama i ka ndërtuar vetë vetes fatin e El Mayo-s.

Sado të spërdridhet e të fshihet pas pushtetit dita po vjen.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco