Lista të hapura, interesa të mbyllura

Lista të hapura, interesa të mbyllura

Nga Alfred Lela - 27/07/2024

Me votimin e një minipakete zgjedhore të premten në mbrëmje, që i hap rrugën votës së shqiptarëve jashtë atdheut dhe zhduk herësin, janë përmbyllur edhe tre vendime kushtëzuese ndaj Parlamentit të Gjykatës Kushtetuese.

Si gjithmonë nuk bie në sy ajo që është egalitare (e barazisë), por kërkohen medoemos gjurmë të pabarazisë (hendeku i saj shet mirë). Nganjëherë edhe me zor e shtërzime. Kësaj here u gjetën te listat e hapura/të mbyllura. Edhe në këtë rast minipaketa zgjedhore përmbyllte një venditm të Kushtetueses që kërkonte hapje të listës së kandidatëve për deputetë në masën 2/3. Në pamje të parë, në sajë të zhurmës, duket sikur raporti është i përmbysur: 2/3 janë të mbyllura dhe ç’mbetet të hapura. Nuk është kështu, por e tillë është zhurma e krijuar, kryesisht nga aktorë të vegjël politikë, të cilët me anë të populizmit (populli t’i zgjedhë të gjithë dhe t’i zgjidhë të gjitha) shpresojnë dy gjëra.

Së pari, të godasin opozitën e madhe, lexo Partinë Demokratike (me kryetarin në burg) dhe, së dyti, të shfaqen si të vetmit besimtarë të popullit në skenën politike. Kjo bëhet me qëllimin taktik dhe propagandistik ‘dy të mëdhenjtë janë e keqja, ne jemi shpëtimi’. Ama, nëse sheh tehun goditës të ligjërimit të tyre ai pret opozitën dhe nuk e shqetëson fare pushtetin.

Sipas tyre është opozita që e tradhëtoi popullin, është Partia Demokratike që e shiti Reformën Zgjedhore e me radhë, pasaktësi të marinuara në keqdashësi.

Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet e qartë në luftën për zgjedhje të lira (pa to nuk ka zgjidhje!). Ka qenë dhe mbetet e qartë në referimin e drejt rekomandimeve të OSBE-ODHIR, ku dhe vetëm ku duhet të mbëshetet Reforma Zgjedhore. E cila nuk ka ndodhur, nuk është bërë, dhe me sa duket nuk do të bëhet. Kjo sepse mazhoraca nuk e ka vullnetin. Propozimet e ekspertëve të Partisë Demokratike janë rrëzuar. Të ndeshur me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, qeveria ka pranuar vetëm ato që kishin në fokus këto vendime.

Në këto kushte, Partia Demokratike ose duhet të mos votonte për shqetësimet që i ka ngritur vetë-më së pari vota e Diasporës-duke i dhënë shansin mazhorancës që t’i thoshte Kushtetueses se nuk i kalon dot, duke treguar me gisht si pengesë opozitën.

Në këtë rast ndoshta të njëjtët kritizerë do të qortonn sërish Partinë Demokratike. Preteksti do të ishte aty: ajo po luan lojën e qeverisë e cila, gjithashtu, nuk e do votën e Diasporës.

Kurthi i dytë ku provohet të futet PD është ndarja shpërpjestimore e listë e hapur/ e mbyllur. Duke marrë shembull Tiranën thuhet se PD, sipas rregullit të listët së mbyllur në 1/3, do ketë 12 vende të sigurta. Matematika e heres së fundit i lejon kështu demokratëve edhe 4 vende maksimumi, nisur nga 16 mandatet e vitit 2020. Këtu ka një krizë besimi indviduale dhe shoqërore. Aktorët të palëvizur, gjendjen e ngrirë, qeverinë qibare. Ky lloj ligjërimi ndihmon mazhorancën. Detraktuesit e opozitës i njohin skandalet qeverisë, por jo edhe tkurrjen. Ata fografojnë projeksionin e tyre anti-PD, jo gjendjen e cila është zhvendsour, është likuide, ka ndryshuar.

Në fund ajo që vërtetë krijon absurd në këtë qëndrim është fakti se i kërkohet Partisë Demokratike më shumë se ajo ka dhe mund të japë. Qeverisë, nga ana tjetër, gjithmonë më pak se sa ka mundësi dhe ajo i ka të gjitha mundësitë.

Kështu, të pëmbysura, raportet dhe realitetet krijojnë një skizofreni politike. Gjendje të tilla gjithmonë i japin një dorë atij që ka shumë duar për të kontrolluar gjërat. Ata që kanë në dorë vetëm një gjë, ta mbajnë alarmin te qeveria, bëjnë të kundërtën.   

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco