Omerta! Mafia 'Rama' dhe koka e Ahmetaj…

Omerta! Mafia 'Rama' dhe koka e Ahmetaj…

Nga Basir Çollaku - 25/07/2024

Omerta, kodi siçilian i heshtjes. Kjo është oferta e Mafias në pushtet ndaj ish-zëvëndës kryeministrit Arben Ahmetaj, i rikthyer në një intervistë të dytë për gazetarin Çim Peka në Syri.tv të hënën e 29 korrikut. Kanë dalë binarësh. Janë tërbuar. Janë çmendur dhe tani janë gati të vrasin. Madje ultimatumi është për zëvëndësin e Kryeministrit. Edi Rama, Erion Veliaj, Belinda Balluku duket se janë shënjestrat e ministrit në arrati, akuzuar për inceneratorët dhe çështjen "Buka" Në një reagim lajmërues të intervistës Ahmetaj shprehet se i kishin thënë se do të të lëmë fëmijët jetim. Shqeto, do të të vrasim.

Rrëfimet e azilantit tregojnë plaçkitjen e qindra milionë eurove. Inceneratorë, rindërtime nga tërmeti, investime publike, tendera, kush janë abuzuesit e miliardave financa publike. Kush janë ortakët. Si u kap dhe privatizua drejtësia me demek e re. Si mjaftonte një sms për të shkarkuar një gjyqtar dhe prokuror.

Dëshmia e Ahmetajt, duhej të ishte dosje e madhe ndërsa SPAK ka ndenjur çuditërisht e heshtur, me shpresë se harresa do mbulojë bëmat.

Kur në Shqipëri "Ndrangheta" e "Sinaloa" dy nga organizatat mafioze ndërkombëtare të traikut të kokainës, pastrimit të parasë, e shumë krimeve të tjera të rënda, ndër më të frikshmet në planet, kanë lidhje me njerëz të qeveri-bashkisë në Tiranë, janë përfitues e diktues punësh, atëherë kush flet bëhet shenjestër ekzekutimi.

Ne nuk kemi Giovani Falcone dhe Paolo Borsellino dhe as Ahmetaj ende nuk është një i “penduar” si Tommaso Buscetta, për të nisur proces ndaj një binjakeje të "Cosa Nostra" e mbirë keq e mënxyrshëm në Tiranë nga ajo që Edi Rama ka ndërtuar me vendas e të huaj. Ortakëria kriminale ndërkombëtare nuk e lëshon kryeministrin se e ka në krye të pazareve të nënshkruara. Gjithë ministrat e tij janë në SPAK. Kryebashkiaku gjithashtu. Vëllai i tij Olsi i keqpërfshirë në histori në hetim trafiqesh kokaine dhe jo vetëm. Shkërmoqja nisi me Tahirin e dënuar. Kokën ministër e hodhën në qeli. Beqen e falën shpesh por ai nuk ndalej. Ahmetaj e kuptoj. Do ishte kurbani i rradhës. Jo nga pafajësia. Në lojë janë miliarda. Ish-zv kryeministri di çdo qindarkë. Ka ndarë mendjen të flasë. Kjo ka rëndësi të madhe për drejtësinë. Disa shkresa të dalë nga dijenia e tij kanë zënë lakuriq edhe Prokurorinë e Posaçme. Ajo nuk duhet të kthejë kurrizin. Lajmërimi i vrasjes është bërë publik. Autorët nuk janë anonimë. Pas Ramës, Ballukut, Veliajt, Ballës, të gjithë e dinë se ka mafiozë, trafikantë, vrasës, investitorë strategjikë, Lisi, Coldea, ose Ndrangheta Sonaloa e plot të tjera. Ata kanosën edhe Rai Tre...kur ujërat e pusetës së mafias shpërthyen në Tiranë..Deri të hënën paniku, qeveria dhe SPAK kanë kohë...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco