Derexheja Veliaj!

Derexheja Veliaj!

Nga Armand Maho - 23/07/2024

Siç po rrjedhin ngjarjet duket se incidenti i ndodhur në këshillin bashkiak të Tiranës ka qenë një inskenim që si ideator dhe regjisor ka pasur Erjon Veliajn. Nuk di të them se çfarë ka pasur në mendje, por për ata që e njohin e dinë fort mirë që imagjinata e tij propagandistike është e pafundme. 

Afera e inceneratorëve, ajo e 5 d, apo dhe raportet për pastrimin e parave me tendera dhe kulla në Tiranë e kanë vënë në shënjestër kryetarin e bashkisë që cilësohet si ndër më të korruptuarit dhe të lidhur me krimin e organizuar, ndoshta që kur tirana është shpallur kryeqytet, duke thyer kështu dhe rekordin e Edi Ramës, i cili ngriti në sistem 20% e lejeve të ndërtimit. Të gjitha këro e kanë vënë një pozitë aspak komode. 

Tedi Blushi një gazetar prej më shumë se 20 vjetësh, u sulmua pabesisht nga një prej sejmenëve të Erjon Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak . Për ne që e njohim Tedin prej më shumë se 20 vjetësh e dimë farë mirë se dhuna dhe konflikti nuk janë veçori të  karakterit të tij. Sa për mistrecin që tentoi ta sulmonte, ( them tentoi se nuk arriti) sja vlen të harxhojmë radhë shkrimi dhe energji, por fakti që na qenka irrituar aq shumë prej veprimit të Tedi Blushit që sbëri asgjë përveç se i hodhi në surrat “lalit” zullumet  e tij, tregon qartë se në çfarë derexheje ka mbërritur Veliaj dhe kush i ka mbetur që ti bëjë mbrojtjen.

Duket qartë se Ai (Veliaj) ka kërkuar të krijojë një incident ditën e djeshme. Se për cfarë i duhet veshja antiplumb në mbledhjen e këshillit bashkiak dreqi e merr vesh. Tedi Blushi do shprehej se në sallë ndosheshin persona të dyshimtë, ndërsa detektuesi i metaleve atë ditë nuk punonte.

Ndoshta të gjitha mund të jenë rastësi, por në rast se do  analizojmë sjelljet e kryetarit të Bashkisë ndoshta do ndërronim mendim. Fjala vjen, Veliaj në pjesën dërrmuese të rasteve qoftë dimër apo verë në publik dhe këtu spërjashtohen as mbledhjet e këshillit bashkiak paraqitet ose me mëngë të shkurtra ose me këmishë, ndërkohë që në këto kohë temperaturat janë 45 gradë, dhe pikërisht dje ai kish zgjedhur të vishej me xhaketë! E dyta, detektuesi i metaleve në bashkinë e Tiranës, qëndron non stop ndezur, madje kur ka mbledhje këshilli ka dhe përforcim me forcat policisë bashkiake që rrëmojnë dhe buzëkuqet e grave. E treta, dihet marrëdhënia e ngushtë e  “lalit” me elementë të krimit të organizuar dhe trafikut. Organet ligjzbatuese mjaft të hapin kamerat e institucionit dhe të shohin se kush hyn e kush del në zyrën e tij përgjatë ditës, për të kërkuar leje ndërtimi, tendera e gjithfarëlloj nderesh që shkojnë kryesisht në funksion të pastrimit të parave. 

Por natyrshëm lind pyetja përse do inskenonte Erjon Veliaj një situatë të tillë? 

Përgjigja është e thjeshtë.  Veliajt i duhet zhvendosë vëmendjen nga skandalet që kanë përfshirë atë  dhe institucionin që ai drejton, si dhe për të marrë sërish  vëmendjen e Ramës i cili pasi e shtrydhi si limon, e detyroi të firmoste gjithçka deshte, tashmë po e shikon vetëm si një barrë më shumë ish beniamin e tij që e mori nga hici për t’a vënë në krye të bashkisë më të madhe në vend.  Këtë herë, Veliaj smund ta bëjë këtë duke përdorur ahengxhinj  e çingie që i vendos në rresht për të mbjellë pemë, e bërë paradë. Nuk mund ta bëjë as duke u shpallur si kryebashkiaku më i mirë i kontinentit, nuk mund ta bëjë as duke dhënë shembullin e djalit të mirë që shkon me biçikletë në punë. Jo këtë herë atij i duhet një inskenim i mirëmenduar, për të paraqitur në publik një opozitë të dhunshme që të të gjitha akuzat i ka me synim marrjen e pushtetit.... Kjo në imagjitën e tij, do e paraqiste si viktimë e më pas si  hero jo vetëm në sytë e elektoratit socialist, por ndoshta do rimerrte dhe një herëvëmendjen e dikurshme të shefit.

Për ata që mund tu duket një plan mediokër mos habiten aspak se Veliaj por dhe shpura e rilindjes kështu veprojnë. Sajojnë gjëra të paqëna për të fajësuar kundërshtarin, dhe më pas me të njëjtat gënjeshtra vijojnë luftën politike.

A ishte Erjon Veliaj që si skuth lyente trushkulurit më 21 janar me bojë të kuqe për të krijuar një imazh tjetër nga ajo cpo ndodhte aty. A ishte ky që për vrasjen e Ardit Gjoklajt në landfill tha se ishte vrarë jashtë për të çorientuar hetimet. A ishte ky që tha se çmimi i përpunimit për ton tek inceneratorët  ishte më ulët se ai i propozuar nga opozita, ndërkohë që doli e kundërta. A ishte ky që në çdo emision lanconte si vlera drejtorët e tij hajdutë të “5d” si vlera të shoqërisë. A po na e shet ky vjedhjen e pronës, shembjen e teatrit, shkatërrimin e identitetit kulturor si progres. A ishte ky që gënjeu për çmimin e ujit?  A ështe Erjon veliaj avokati më i zjarrtë i çdo afere korruptive i gatshëm që është “shet”-in ta shesë për mjaltë. 

E pra të gjithë duhet ta mbajnë vath në vesh. Veliaj është një burracak i gatshëm të bëjë gjithçka për të shpëtuar veten dhe  pushtetin që e ka  marrë pa asnjë meritë. Ai me veprimet e tij, qesharake apo jo, me sejmenë që u hedh ndonjë kockë përherë do tentojë të turbullojë mendjet e njerzisë. Por këto kohë e ka trashur aq shumë zullumin sa duket se dhe të tijët po i rrinë larg si lebrozëve dikur.

Litari i manipulimit dhe propagandës që se linte të mbytej, duket se këtë herë është këputur në mënyrë të pakthyeshme, aq sa dhe një kryeministri të pacipë si Rama i vjen turp prej tij.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco