Linda si Irena me tre mbiemra, Gjyqtarja dhe neni 51!?

Linda si Irena me tre mbiemra, Gjyqtarja dhe neni 51!?

Nga Basir Çollaku - 21/07/2024

Një mesazh i dërguar dhe publikuar nga lideri opozitës Sali Berisha nxjerr një telash serioz. Kërkon hetim emergjent. Një e vërtetë e rëndësishme po fshihet. Ka pyetje të mëdha.

Kush vendos?!

Kush merr vendim ?!

A i merr gati Irena vendimet dhe orientimet?!

A ka arsye Irena të marrë pjesë në sajdisjen e Lindës gruas së Kryeministrit?!

Rastësisht edhe Linda ka tre mbiemra Basha, Xhillari, Rama, si Irena me Shpata, Gjoka, Maneku, e kjo nuk është histori klubi sajuar nga pushteti!

Lindin pyetje të domosdoshme për përgjigje.

Prokurorët, gjyqtarët, e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme, ashtu si dhe oficerët e BKH, janë dakortësuar me një nga detyrimin për të qenë të përgjuar në lëvizjet, takimet, telefonat.

Ligji për funksionimin e kësaj strukture të re në nenin 51 përcakton përgjim të pandërprerë nga njësia detyruese e ngritur nën drejtimin e një oficeri përgjegjës të BKH. Madje plani i punës i hartuar prej tij nuk i bëhet i ditur as drejtuesit të Prokurorisë. Në varësi të rezultateve të dalë nga ky investigim nëse shfaqet përfshirje e paligjshme, atëherë rezultatet i shkojnë Prokurorisë së Posaçme por duke mënjanuar atë që del i prekur në këtë produkt.

Në këtë rast Irena Maneku, Shpata, Gjoka, ka pasur telefonin e saj, të cilin e ka të deklaruar e duhet të ishte si gjithë numrat e kolegëve në Prokurori e Gjykatë, në përgjim për arsye pune. Në të dhënat të cilat duhet të jenë të zbardhura te njësia në BKH, verifikohet në pak sekonda ku ka qenë zonja Maneku, Shpata, Gjoka, dhe a ka qenë bashkë bujtëse aty zonja Basha Xhillari Rama, duke kontrolluar ngjashëm qelizën e telefonit. Natyrisht një agjent duhet të kishte mundësuar edhe përgjimin mjedisor duke zbardhur rrethana apo biseda. Lehtësirat e veprimeve do i përshpejtonte kqyrja e kamera të lokalit dhe mjediseve ngjitur.

Nuk është më larg se 100 metër nga zyra e Kryeministrit bashkëshorti i Linda Basha Xhillari Rama. Përdorja e materialeve të pretenduara nga ekipi përgjues në Byronë e Hetimit mungon pasi kjo nuk funksionon duke sjellë konsum të veprës shpërdorim detyre për titullarët përgjegjës të strukturës së posaçme. Kjo kërkon vëmendje shtesë. Arben Kraja dhe Altin Dumani duhet të thonë përse nuk kanë vepruar sipas ligjit. Justifikimet janë alibi për të lënë shtigje komunikimi jashtë mbikqyrjes ligjore, për marrje e dhënie meszhesh përcaktuese për vendime me interesa tej drejtësisë.

Kamerat nuk ka polic e oficer t'i marrë, sepse dikush ka nxituar të pastrojë udhën nga kompromentimet serioze. Por ushtrimi i ndikimit të paligjshëm është i dukshëm.

A do hetojë dikush??!

Prokuroria e Posaçme ka detyrim të hetojë gjyqtaren. Edhe kryesisht i mjaftojnë indiciet siç ligji thotë. Nuk do të ndodhë sepse nuk duan dhe janë të varur keqas.

Apo do presim kur Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, të bëjë breshkërisht verifikimet nga drejtoria e dekriminalizimit për fshehjet e veprave të Irena Maneku Shpata Gjoka në Greqi dhe Itali.!!

Linda shfaqet shpesh në shumë adresa interesash, si ish-shefe e bordit "Soros" në Tiranë e bordit të Abi Bank e me rradhë. Kështu në familjen qeveritare "Rama", vetëm i mituri i shtëpisë mbetet jashtë dyshimeve për vepra të paligjshme..
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco