Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë përpara bashkisë së Tiranës kundër aferave të Erion Veliajt

Nuk është Sali Berisha në arrest, është opozita shqiptare!

Nuk është Sali Berisha në arrest, është opozita shqiptare!

Nga Milaim Nela - 21/07/2024

Mbi 200 ditë që Lideri i partisë më të madhe opozitare mbahet në arrest të paligjshēm shtëpiak!
Mbi 200 ditë që Sali Berisha nuk ka as të drejtat që ka një i dënuar në një burg të sigurisë së lartë ku çdo i dënuar ka të drejtën elementare të një shëtitjeje në ambjent jashtë qelisë për ajer të pastër!
E Sali Berisha as nuk është i dënuar e bile as i akuzuar!
Ai është i izoluar me vendim politik duke përdorur gjykatës tashmë të provuar që jo vetëm nuk duhet të ishin pjesë e të ashtquajturës drejtësi e re por mbase duhet të ishin subjekt i vetë drejtësisë.
Sot Partia Demokratike është e vetmja parti opozitare e një vendi anëtar të NATOs që ka liderin e saj në burg të PALIGJSHËM politik. E një arrest politik nuk zhbëhet me mjete juridike por vetëm me presion dhe mjete politike!
Të presësh që Dr Berisha të lirohet nga drejtesia ramiste është njëlloj sikur të jesh diagnostikuar me tumor malinj e të thuash kushedi çbën Zoti ndërkohë që ai ta gërryen trupin çdo ditë!
Sot Partisë Demokratike i janë kthyer simbolet dhe legaliteti por kryetari i mbahet në izolim kryekëput të paligjshëm!
Të them te drejtën une kam qene një nga skeptiket se kjo mund të ndodhte duke pare drejtesinë se si ka vepruar ne raste të tjera! Ajo që ma shton dyshimin se kthimi vulës dhe simboleve aty ku kanë vendin është qēndrimi ambig i një grupi deputetësh që deri para pak muajsh ishin në krahun e euroatlantikëve të Lul Bashës!
Është një paradoks i logjikës elementare që nga njëra anë të mbrosh dhe mbështesësh organet e drejtësisë së re e nga ana tjetër të mos hapësh gojën por ta pranosh arrestimin e Sali Berishës si akt legal të kësaj drejtësie!
Ky grupim i 'të bashkuarëve' ka detyrimin para demokratëve dhe opozitarëve në tëresi të na provojë se ardhja e tyre ne seli pasi arrestimi i Dr Berishës u bë fakt nuk është me djallëzi për të marrë partinë si kalë troje duke ngulur thikat nga brenda.
Ata duhet të na bindin se janë kthyer në Partinë që ka në themel ndryshimet statutore të 11 Dhjetorit 2021 e jo për të çuar në fund ate që nisi Lulzim Basha me 9 shtator por kësaj radhe me mjete të tjera.
Sot që PD ka legalitetin në sirtar grupi i deputetëve të saj ka mjete të pafund për të ngritur zerin jo vetëm brenda vendit për arrestin e paligjshëm të kryetarit të tyre por edhe në institucionet ndërkombëtare!
Si mundet që një ordiner i dënuar me vendim të formës se prerë të lejohet të shkojë në Bruksel e kryetari legjitim i partisë më të madhe opozitare, i padënuar, pa akuzë por vetëm nën hetim në shkelje të rëndë të Kushtetutës se vendit të mos lejohet të shkojë në Kuvend kur në atë kuvend ne kemi parë të futen edhe deputetë me pranga si Mark Frroku!?
Kjo drejtesi mban në arrest të paligjshëm kryetarin e Partisë Demokratike pa asnjë akuzë formale por nuk guxon as ta pyesë kryeministrin qe ka kaluar ligje dhe firmosur vendime fap fap fap në dëm kolosal të financave të shtetit shqiptar!
Kjo drejtësi mban po në arrest shtepiak Prof Jamarber Malltezin anëtarin e këshillit kombëtar te PD-se e një nga denoncuesit e incereratorëve por nuk guxon ti afrohet Erion Veliajt i cili duhet të ishte duke vuajtur dënimin jo vetëm për incereratorët por së pari për shembjen e Teatrit Kombêtar, e dhjetëra shkelje te tjera e për të cilat SPAK ka dosje sa nje mal!
Që të mos zgjatem dua vetëm të shtoj dy fjale;
Jemi vetëm disa muaj para zgjedhjeve të radhës e të krijohet përshtypja (e uroj të jem i gabuar) se shumica e deputetēve aktualë apo drejtuesve të lartë po luftojnë për jo më shumë se një vend deputeti në kuvendin e ardhshëm!
Shqiptarëve nuk ju duhet njē parti e "bashkuar" në një opozitë tjetër 4 vjeçare por një parti në pushtet e jo në një pushtet rotacioni por në një qeverisje NDRYSHE pasi jemi në prag tē zhbërjes e
kemi nje mal me pengesa përpara.
1. Partia Demokratike ka mision të udhëheqë shoqërine shqiptare në rrëzimin e kësaj bande qeveritare e cila jo vetëm e ka vjedhur dhe e ka shitur Shqiperinë por po e shpopullon atë në menyrë të frikshme!
2. Partia Demokratike ka detyrim ti paraqese votuesit shqiptar e jo vetëm atij opozitar nje alternative që do ta shpëtojë Shqiperinë nga zhbërja!
3. Partia Demokratike NUK GUXON që pas zgjedhjeve te radhës të jete serish ne opozite sepse kjo do ishte jo vetem fundi i saj si force politike por do ishte fundi i Shqipërisë.
E theksoj, kemi nje mal përpara sepse sfidat dhe pengesat jane si asnjëherë tjetër.
Kemi perballë sistemin KRIMINAL të patronazhimit të cilin duhet ta çmontojë se s'ben nje qeveri teknike qe do te pergatiste dhe organizonte zgjedhje të LIRA te ndershme.
Pa çmontuar patronazhimin ne nuk do të mund te kemi as zgjedhje e as zgjidhje!
Ne duhet ta denoncojme patronazhimin edhe publikisht dhe nëse nuk është bërë deri me sot edhe ligjerisht!
Shperdorimi dhe keqpërdorimi i të dhënave personale është nje rast i paprecendent jo vetëm në Europë por në të gjithe botën!
Përgjegjesit e kesaj kaspahane duhet te shkojnë para drejtësisë!
Une e di qe po punohet për programin e qeverisjes se neserme por duhet te pershpejtojme edhe duke e reformuar Partine Demokratike dhe paraqitur para votuesit jo vetem programin e qeverisjes por edhe ekipin me te mire me te cilin do te realizohet ky program që unë do ta quaja program të shpëtimit të Shqipërisë!
Çjerrjet për besnikëri ndaj liderit në studio televizive apo tek rruga e Shpresës as nuk mjaftojnë as nuk kane ndonjë efekt!
Është koha për veprim
Është shumë vonë!
[©️] Milaim Nela, Londër 21 Korrik 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco