Nuk mund t’i ndalë dhuna, as përndjekja politike, Trump dhe Berishën për t’u rikthyer

Nuk mund t’i ndalë dhuna, as përndjekja politike, Trump dhe Berishën për t’u rikthyer

Nga Nga Ndriçim Kulla - 18/07/2024

Qielli i së vërtetës mbi goditjen e paprecedentë ndaj Donald Trump-it, kandidadit  republikan për president  në SHBA, në një miting paqësor, ka filluar të kthjellohet e të qartësohet çdo orë, nga retë e mjegullimit të propagandës.

Kjo dëshmoi edhe një herë më shumë forcë botërisht se  nën pëlhurën e paqes së propagandës jo rrallë në histori, të majtët i  mbajnë duart tek armët.

Ky ishte një atentat i paralajmëruar  me përndjekjen politike të ish-presidentit, duke i krijuar atij  një vuajtje të gjatë  me gjyqe të  inskenuar seriale dhe burgosje të pashembullta në nivel historik për ta ndaluar rikthimin e tij në politike.

Gjakosja e ish-presidentit para syve të mbarë botës  së lirë na i bëri edhe një herë të qartë, por tashti LIVE, alternativën e kërcënuar kundrejt demokracisë dhe konkurencës, të sulmuar me  një presion të lartë, sidomos nga mediet sorosiane në Amerikë dhe në të gjithë botën.

Gjithçka tashmë duket e bardhë mbi të zezë, dhe kjo është pikërisht ajo që duhet thënë e duhet reflektuar: kuptimi më thellë dhe më i ndërgjegjshëm i çdo njeriu te lire, pa dallim partiak, ndaj një ngjarjeje të tillë.

Kam lexuar më se dy herë me interes të lartë librin e Mike Wolf me titull:"Stuhi dhe tërbim” për Trump-in e kohës së pushtetit, investim i dedikuar i elitës paranojake të së majtës për të kuptuar më mirë Trump-in e vërtetë dhe jo Trump-in e shpërfytyruar nga industria e super-financuar e propagandës së majtë dhe kuptova, se deformimet e shpërfytyruara të kësaj industrie mediatike kanë kapur hapësirën.

Ne jemi vend i vogël, por kjo trysni e paprecedent në historinë prej shumë dekadash me dhunë, përndjekje dhe gjyqe politike, ka plot 12 vjet që kalëron tmerrësisht, duke mos pasur  aspak vëmendjen e duhur nga bota e kulturës perëndimore.

Nuk është ndonjë pretendim i tepruar të themi se Amerika e sotme  e dhunës dhe përndjekjes ndaj ish-presidentit Donald Trump ka një shembull të pazakontë ngjashmërie përballë me persekutimin politik mesjetar ndaj liderit të opozitës së sotme Sali Berisha për t’i mohuar atij të drejtën për t’u rikthyer në politikë.

Nuk është ndonjë herezi dhe akuzë e pavend të akuzosh pa ndrojtje se zanafilla e përpjekjeve për të ndaluar Sali Berishën nis pikërisht në Uashington, në Departamentin e Shtetit që drejton Antony Blinken sot, kur e shpallën politikisht “non grata” pa fakte dhe asnjë argument politiko- juridik.

Duket si e pabesueshme, sepse është e denjë për kohët mesjetare, por është krejtësisht reale dhe e vërtetë se format e inkuzicionit dhe të persekutimit mesjetar janë ringjallur dhe madje janë  bërë shumë aktive sot edhe në realitete të zhvilluara  të kulturës perëndimore.

A nuk kanë një ngjashmëri të plot dhe absolute këto me trillerat politikë të përndjekjes së Sali Berishës me hetime dhe burgosje politike si në rastin e Donald Trump-it me shkakun e vetëm politik se janë konservatorë në ide dhe programe?

A nuk është e njëjta fotografi politike me trysni, dhune, me prokurorë dhe gjykatës të ndërsyer për t’i ndaluar kundërshtarët?

Librave  provokues si libri i Mike Wolf, që u prin atentateve të sotëm që fishkëllojnë nga plumbat, iu mungon në përshkrimin e realitetit të deformuar të Shtëpisë së Bardhë të kohës së Trump-it edhe personazhi politik i një vendi të vogël me emrin Sali Berisha, kur soroistët me kreun e regjimit të sotëm në Shqipëri inskenuan pa prova dhe fakte “non grata”n e ndaj tij nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Merrni dhe lexoni raportin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë për të konfirmuar pretendimet e gjithkujt për këtë.

Nuk e di për çfarë arsye se kjo që po ndodh në Shqipëri, ka kaq ngjashmëri të përpiktë me Amerikën e Donald Trump-it në dhunën politike që ushtron regjimi për ta ndaluar opozitën për të bërë rotacionin e  nevojshëm dhe jetik që i duhet sot Shqipërisë?!

Amerika sot me Shqipërinë, ka një shembull të qartë se çfarë po ndodh sot me demokracinë dhe vlerat e saj kur autoritarizmi ngjitet në majën e pushtetit duke shkatërruar normat dhe ligjet që e ruajnë dhe e mbajnë atë në këmbë.

Kur autoritarizmi kërcënon Amerikën që është gardiani roje i demokracisë në botë çfarë mund të ndodhë më tej më Shqipërinë e vogël që kreu i sotëm i Meduzës me bekimin e zyrtarëve të lartë amerikane e ka kthyer vendin tonë në Republikë Bananesh?

Si mund të grushtohet Berisha  në bulevard, kur ai është realisht  kryetari i opozitës që shpuri Shqipërinë në NATO dhe realizoi procese të pa fundme ekonomike, kulturore, arsimore dhe demokratike, ish-president dhe ish kryeministër?!

Askush, as mëndja më e çartur nuk arrin ta perceptojë mohimin e statusit të tij politik dhe opozitar, që Berisha ka dhënë kontribute të pallogaritshme, përveç kreut të këtij regjimi i cili ka lobuar vetëm në netë pa hënë për ta bërë “non grata”.

Paprekshmëria e opozitës është e shenjtë, është demokracia vet, e gjallë dhe reale, ndaj dhe përgjigja përtej se morale, juridike dhe civile, duhet të jetë dhe politike parësisht nga aleatët tanë më të mëdhenj, BE dhe SHBA, në mënyrat dhe fuqitë e tyre të drejta dhe të drejtpërdrejta.

Kjo është ajo që gjaku në fytyrën e Berishës dikur si i Donald Trump-it sot kërkon  urgjentisht qartësim, ndërgjegjësim, veprim të koordinuar politik, në emër të një populli që do të jetojë në paqe dhe demokracinë e kulturës perëndimore.

“E ardhmja është në sytë tanë, shumë më përpara se ajo të ndodhë”, thotë Rilke.

E ajo që sytë tanë shohin sot në  këtë  kohë ngjarjesh dramatike tërë ankth që po ndodhin sot në Amerikë,janë ajo prova e madhe e ligësisë makbethiane, ku e vërteta e zbuluar botërisht  na bën të zgjohemi  e të reflektojmë, duke ripërtëritur besimin brenda vetes se do t’i shkërmoqim me tërë fuqinë e reagimit tonë mëkatet  e pafundme, ligësitë, dhunën, djallëzitë  e djallëzive që kanë  pushtuar Shqipërinë nga ky regjim antinjerëzor.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco