Vangjel Tavo paska qenë një instrument i gatshëm i Edi Ramës për tu përdorur

Vangjel Tavo paska qenë një instrument i gatshëm i Edi Ramës për tu përdorur

Nga Ndriçim Kulla - 15/07/2024

Vangjel Tavo duket se po futet në galerinë e atyre personazheve historikë në të cilën Edi Rama është mbret i mbretërvë lakuriq. Nuk ta pranon as një llogjikë për të mos e quajtur fenomen të ndyrë politikë provën që ai po na ofron sot për t’i shërbyer kreut të regjimit me një imoralitet kaq ekstrem. Rrënjët e këtij fenomeni, që ndonse është është kthyer në fakt, kanë një shtrirje misterioze nën tokë dhe si të tilla lloji i tyre ushqen korrupsionin dhe pushtetin e përjetshëm të Edi  Ramës.

Do jetë gjithmon e pamundur kjo sjellje tipike prej gangësteri  të pranohet nga  njerëzit që rrojnë me idetë dhe krijimet e tyre të bukura në shërbim të shoqërisë.

Si është e mundur që Vangjel Tavo politikan karriere, bisnesmen dhe ish depudet në disa legjilatura të ishte instrument i gatshëm në duart e kryeministrit, që tashti ka filluar të lëvizë nëpër vrimat e miut për të mbyllur ose fshehur njëmijë e një të zezat që ka bërë me pushtetin e tij të super-shpërdoruar. Si është e mundur që një ish depudeti  i një partie tjetër të futej kaq lehtësisht në shpellën e krimit?!

Si një njeri që kam njohuri të mira  edhe mbi filozofinë, politikën, sociologjinë dhe psikologjinë më vijnë natyrshëm disa pyetje për shumë koncepte kulturore bazale që po rrënohen dhe po shqetësohem se ku do ta shpjerë e ardhmja shoqërine me njerëz të tillë që edhe maskat nuk dine t’i përdorin mirë.  Si, kaq i rrem֝ë fare paskaqënë Vangjeli në misionin e tij, sa që bindjet e tij nuk kapin as afatin e fundit të një sezioni?!

Kaq thellë e paska tronditur trysnia e tranzicionit Vangjelin, saqë i ka krijuar trauma të tilla trullosëse për copën dhe kolltukun, sa që ështe i gatshëm t’i përgjigjet kërkesës përgjëruese të atij hallemadhit aktual, që dikur e akuzobte  si hajdut votash dhe tashti i shkon nga mbrapa si një hijenë e uritur që kërkon  vetëm kërmë.

Nuk është e lehtë të  kesh durim sot të ndjekësh bëmat e politikanëve të tillë në Shqipëri, të cilat po e vizatojnë qartë politikën si një profesion të shthurur, ku pragmatizmi nuk ka asnjë fije të përbashkët as dhe me mësimet hershme të     Makiavelit, pa lere mos e kujto më  sot me moralin politik të filizofit dhe sociologut modern Maks Ëeber .

Gjinia e politikës së sotme shqiptate që demokracinë e ktheu në diktaturë ka parimet dhe normat e mafies dhe dhunës, represionit dhe grabitjes së përditëshme dhe mund t’i gjesh shembuj vetëm në shekujt e skëterrës  dhe errësirës mesjetare.

Përbën një rast për tu studiuar mirë shëmbulli i depudetit të minoritetit grek në Shqipëri, Vangjel Tavo, si u bë prehë e gjuetarit të viktimave të dobëta të tranzicionit , monarkut të sotëm shqiptarë Edi Rama.

Është e vështirë ta besosh vetëm me procesin që ka filluar të zhvillohet në publikë, se Vangjel Tavo deputeti  i LSI e ka pranuar me vullnetin e lirë të tij, që të bëhet varka e shpëtimit për kandidaturën e përcaktuar  me fitore për Bashkinë e Himarës nga regjimi. Është fare e pamundur ta besosh këtë. Me siguri që kemi një proces të nëndheshëm aktiv të tipit Sharl Mcgonigal, që i ka endur fijet e rrjetës së merimangës dhe Tavon e kanë detyruar që të ndjek rrugën që i ka imponuar strategu i politikave të pista i cili është në këtë mision gjithmonë në krye të detyrës.

Tavo aktualisht, deri në çastin që u rekrutua si mercenar i monarkut në një pazar në natë të errët pa hënë, ishte pjese e opozitës dhe siç shijoi vitet e gjata kur( LSI tashti e konvertuar me emër tjetër PL) ishte në pushtet kualicioni me PD dhe PS i takonte të jepte kontributin e tij në betejat opozitare. Por jo, ai zgjodhi rrugën e flliqur  të kalonte gardhin politikë fshehurazi dhe t’i dorëzohej Edi Ramës si një hiçasgjë, që bindjet politike në thelb nuk i paska konsideruar fare. Me masken e tyre qenka vërtitur për interesa të tjera. Ai pranoi që t’ia hipte gomarit të Himarës, që ia paska blerë Rama me parat që nuk i shterojnë kurrë, në fillim si prefekt, ndërsa tashti si kandidat për Bashkinë e Himarës në  vënd të Fredi Belerit të dënuar politikisht nga kreu regjimit.

As që mund ta mendonim  më parë që lideri global të futej në një pazar kaq të vogël dhe të përshkonte një rrugë kaq të gjatë dhe të koklavitur për të zgjedhur një kandidat për kryebashkiak në Himarë, një njeri, në vënd të atij kryebashkiakut që ai e shkarkoi vetë nëpërmjet një procesi të dhunshëm dhe të montuar politik.

Atë e detyron një hall shumë i madh, që të djerësij kaq shumë posht e lartë nga Himara në Tiranë, nga Dropulli në Athinë, kur ndërkohë që e presin beteja të pa fundme të hapura për t’i mbyllur, të cilat kanë lidhje me duart e tij të flliqura.

A do t’i fshijë dot gjurmët e krimit elektoral me duar e këmbë brënda në zgjedhjet lokale të Himarës me burgosjen politike të fituesit të këtyre zgjedhjeve  Fredi Belerin me kllounin e porositur Vangjel Tavo ?

Edi Rama ende jeton me arrogancën që i ka dhënë fuqinë e marrëzisë lobimet e pista ndërkombëtare, parat e drogës dhe korrupsionit  dhe mendon se, arroganca mund ta mbajë peng gjithmon demokracinë.

A do ndodhë më tej kjo ?

Unë mendoj se kjo nuk mund të ndodhë më tej dhe s’ka si të ndodhë.

Do jemi dëshimtarë të gjithë për këtë, si në Himarë ashtu dhe në gjithë Shqipërinë për ndëshkimet e krimeve elektorale dhe të gjitha krimeve të tjera të Edi Ramës dhe regjimit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco