Atentati ndaj Presidentit Trump si triumf i gjuhës demonizuese!

Atentati ndaj Presidentit Trump si triumf i gjuhës demonizuese!

Nga Agron Gjekmarkaj - 14/07/2024

Sot e gjithë Bota  u zgjua në ankth. Ish Presidenti amerikan Donald Tramp dhe njëkohësisht  favorit kryesor per zgjedhjet e nëntorit në SHBA  u qellua me snajper  nga një atentator 20 vjeçar. Një ngjarje e tillë në vendin simbol të demokracisë ka shumë lexime e lë shumë lendime. 
Një djalë i ri me karakteristikë themelore urrejtjen u bë vetë viktima e saj por njëkohesisht , rrezikoi jeten e ish Presidentit, dhe provokoi ekuilibrat  në fushaten elektorale amerikane duke habur debate e shtuar pikëpyetje!

Por bashkëkohesia politike duhet të mesojë diçka nga e gjitha kjo. 
Donald Tramp po demonizohet nga media , nga gjykatat , nga artiste e intelektualë pranë se majtes e fondacionit  Soros  në Amerike. 
Në pergjithesi  në shumë vende vitet e fundit edhe në Europë vihet re një braktisje e “kalorësisë” politike e cila ka per qellim kalkulimin politik dhe pushtetin. 

Betejat politike po marrin tone shumë të ashpra radikalizimi. Atentati është deshmi e tij. Telefonata solidarizuese e  Presidentit Biden , lutja e tij per sherim të shpejtë demostrim i madheshtisë së Amerikes! Po kaq denimi me forcë nga ish Presidenti Obama e Zv Presidentja Kamala Harris. Me  sa shihet propaganda e urrejtjes  gjen tokë pjellore dhe ja del në shperlarjen e trurit duke prodhuar vrases e destabilitet, duke provokuar sistemin demokratik.

Muaj më parë në një manifestim paqesor të PD një qytetar goditi me grusht  Sali Berishen, ish President e ish Kryeminister e Kryetar i Opozites. Disa moren anën e agresorit dhe jo të viktimes. Nuk e di në e telefonoi njeri Sali Berishen?!
Qytetarve të tillë më pas u gjinden semundje mendore, quhen të çmendur dhe janë të tillë , edhe kur nuk janë, por duhet shkuar në origjinë ! 
Pyetja është nga ata ushqehen shpirterisht e menderisht dhe pse mendojnë se po kryejnë “një të mirë” publike, pse po vetëofrohen si “heronj”?!Si ju lind guximi? 

Lehtesia me të cilen politika , media apo segmente të drejtësisë bëhen palë sulmojnë kundershtaret , si “armiq”si e “keqe absolute” po krijon monstra duke vënë në rrezik jo thjesht rëndin publik po shumë më teper se aq. 

Kriminelet që kanë per idhuj politikanë me gjuhe të ndezur , gjyqtare, artiste që perkufizojnë si djall atë qe se duan , që duan ta shkaterrojnë njerzisht që të perfitojnë politikisht apo i pengon në planet e veta besojnë se po plotesojnë deshirat e tyre dhe marrin lavdi historike!! 

Akti i rëndë e tragjik që ndodhi në Amerikë me gjasë do shenjojë menyrën e sjelljes kudo , do ti nxisë në reflektim. Sot lidershipi i Botes reagoi në unison. 

Kjo duhet të ndodhe edhe tek ne ku një themelues i Opozites Azem Hajdari u vra para selise së PD në vitin 1997 , ku një tjeter goditet egersisht e ku gjuha demonizuese mbreteron sovrane! 

Kriminelet në Shqiperi janë aktiv per hesap të tyre shto edhe të indoktrinuarit çfarë mishele të rrezikshme krijojnë. Rastet i kemi reflektimin jo. Fati u tregua zemergjegje me Donal Tramp pse jo edhe me Ameriken e qyteterimin perendimor por nuk duhet të jemi në meshiren e fatit por te mekanizmit të arsyes që nuk e demonizon kundershtarin duke e shnderruar atë në tabele qitjeje!!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco