Lejimi i të dënuarit Beleri të shkojë në PE, një skandal kur Berisha nuk lejohet të shkojë në parlamentin shqiptar

Lejimi i të dënuarit Beleri të shkojë në PE, një skandal kur Berisha nuk lejohet të shkojë në parlamentin shqiptar

Nga Genc Burimi - 12/07/2024

Kjo drejtësi apo kjo qeveri shqiptare që përbëjnë dy anet e të njëjtës medalje po humbasin dhe pikën më të fundit të moralit dhe dinjitetit në publik.

Shumë lajme zbulojnë sot se po realizohet ultimatumi i datës 16 korrik që kryeministri grek Micotaqis i vuri Edi Ramës: ose Fredi Beleri të lejohet atë ditë të shkojë të bëjë betimin në Parlamentin europian meqënëse tani është eurodeputet, ose Rama të gjejë « vrimë ku të futet ». Nëse ky ultimatum transformohet në realitetin e imponuar nga Greqia , Shteti shqiptar i parë në tërësinë e tij si Qeveri dhe Drejtësi nuk mund t’i bëjë bish kësaj pyetje uluritëse :

Si është e mundur që nje person i dënuar me dy vjet burg nga drejtësia shqiptare, Fredi Beleri, të autorizohet të shkojë në Parlamentin europian dhe të kryejë misionin e tij si i zgjedhur përpara atyre që e kanë zgjedhur në Europë, ndërsa i padënuari Sali Berisha, me asnjë ditë burg, nuk lejohet që edhe ai po ashtu të kryejë minimalisht funksioin e tij si i zgjedhur përpara zgjedhësve të tij shqiptarë! Ka diçka që nuk shkon në këtë paralele asimetrike, diçka që të fyen jo vetëm llogjikën dhe intelektin por dhe qënien si demos, si anëtar i një shoqërie demokratike ku shpreson se Shteti të respekton.  

Pse disa zgjedhës, ate europianë trajtoihen në këtë histori sitë nënës dhe u lejohet të përfitojnë nga i zgjedhuri i tyre, europarlamentari Beleri ndonëse ky është shpallur kriminel nga drejtësia e një vendi sovran, ndërsa zgjedhësit shqiptare trajtohen si të njerkës bash nga qeveria dhe drejtësia shqiptare dhe nuk kanë të drejtë të përfitojnë edhe ata nga deputeti i tyre Sali Berisha!

Nëse kjo ndodh, kjo do të përbëjë një njollë të pashlyeshme në demokracinë e brishtë shqiptare. Kjo do të jetë një mohim i vetë demokracisë!  Për t’u pajtuar me Kryeministrin grek që po ngre Ëashingtonin dhe Brukselin kundra homologut të tij shqiptar, Edi Rama nuk e ka fare problem të sakrifikojë parimet bazë të demokracisë dhe vetë popullin shqiptar.

Po asistojmë në momentin simbolik sesi shfryhet Edi Rama, si një gjel të cilit Greqia ia shkuli puplat një nga një dhe që sillet tani në mënyrën më burracake që mund të egzistojë , autorizon politikanin e Greqisë të shkojë tek të zgjedhësit grek dhe shkel me këmbë politikanin shqiptar duke mos i lejuar atij, ndonëse i padënuar të bëjë poltikë pranë zgjedhësve shqiptarë. A imagjinihet Biden dhe Drejtësia amerikane të pengojë Trumpin të bëjë politikë jo vetëm kur ishe nën hetim por as dhe tani që ish presidenti figuron si i dënuar. Fakti është se Drejtësia dhe qeveria shqiptare në menyrën më të perulët po përgatiten sipas shumë burimeve të lajmeve të organizojnë transferimin e një të burgosuri deri në Strasburg thjesht për t’iu nënshtruar Greqisë. Cfarë justifikimi do të gjejnë tani ata që nuk e lejojnë Berishën, i padënuar fare të shkojë në këmbë vetëm 500 metra deri në Kuvendin e shqiptarëve ku dhe ai të betohet se do të vazhdojë deri në fund luften e tij politike kundra këtij  sistemi kleptokratik e aspak demokratik !

Po aq fyes qe dhe angazhimi i menjehershëm i drejtësisë shqiptare të përshpejtojë hetimin ndaj ish ministrit Beqja sapo rezultoi se ky ka prekur interesat e taksapaguesve europiane. Por, kur bëhet fjala për dëmet e pësuara nga taksapaguesit shqiptarë të vjedhur dhe të grabitur edhe ata nga koncesionet dhjetëra milionëshe të ministrisë së shendetësisë, Drejtësia shqiptare nuk tregon po të njëjtin  zell qe ndërmerr për të shërbyer taksapaguesin europian! C’është ky vend ku dy kategori qytetarësh jane krijuar, ata europianë dhe ata shqiptarë. Të të diskriminojnë në tokë të huaj edhe ndodh, dhe këtë do kish bërë pa teklif Le Pen po të kish marrë pushtetin në dorë në Francë.

Por që të ndodhë e kundërta, të diskriminohesh në vendin tend sepse prioriteti i jepet zgjedhësve europianë, ky është një rekord kobzi që vetëm Shqipëria e Edi Ramës e mban.

Ndaj nuk duhet toleruar transferimi i Fredi Belerit në Parlamentin e Europës pa lejuar më parë Berishën të rivërë dhe ai këmbën në Parlementin e Shqipërisë. Nëse kjo ndodh për njërin dhe nuk lejohet për tjetrin, për këtë arsye por edhe për shumë te tjera në aeroportin Nënë Tereza të Tiranës duhet të gdhendet me germa të mëdha për tokësorë dhe jashtetokësorë që vijnë në Shqipëri : Këtu, Ligjin e bën Maliqi 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco