Mafia ka tjera specialitete, jo turizmin, nuk di ta bëjë

Mafia ka tjera specialitete, jo turizmin, nuk di ta bëjë

Nga Hysni Gurra - 07/07/2024

Pavarësisht se nuk e shihni në mediat pranë qeverisë, të cilat vjet nuk linin gërxhe pa çuar kamerën e për të treguar një turist.

Pavarësisht se mediet që kanë një linjë më afër së vërtetës (opozitare) përtojnë të marrin bregun nga Buna në Konispol për të treguar të vërtetën.

Këtë vit ka një fakt që raportohet nëpër rrjetet sociale nga “gazetarët-qytetar”. Në të gjitha flitet se bumi turistik është mpakur, pra, ajo çudia, ka zgjatur vetëm një vit.

Raportohet për plazhe gjysmë plot, një rënie me 40 apo më shumë % të numrit të turistëve.

Pse ndodh kjo, dihet: Kosovarët kanë viza, dhe kush ka mundësi me lëviz nuk mund të shkojë në një vend që të rrjep e s’të jep cilësi, po shkon në vende që të shërbejnë.

Dhe tjetra është, kush ka mend në kokë, e ka kuptuar se mafia nuk shquhet për zhvillim të turizmit. Rasti i parë në botë që mafia tenton të ofrojë edhe një shërbim elitar, siç është turizmi, është prova që bëri Rilindja e Edi Ramës, dhe me ç’duket dështoi me sukses.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco