Qasja e vetme opozitare duhet të jetë ajo e protestave sa më të fuqishme e të vazhdueshme

Qasja e vetme opozitare duhet të jetë ajo e protestave sa më të fuqishme e të vazhdueshme

Nga Ndriçim Kulla - 06/07/2024

Vera ka filluar dhe tani ne të gjithë po presim të fillojë domosdoshmërisht një “stinë e re”, të cilën do të donim ta quanim "një stinë e nxehtë" politike.

Ky emër nuk kërkon të nënkuptojë detyrimisht zbulimin e skandaleve të reja politike, ekonomike apo demokratike, diçka kjo e pritshme, përderisa kjo është gjendja e këtij pushteti. Jo.

Të gjithë përbërësit për të pasur një " stinë përvëluese" tashmë janë siguruar, mjafton të gjëndet katalizatori i duhur për t’i kompozuar.

Pavarësisht se në mënyrë metaforike, është e rëndësishme të shënojmë se e gjitha është një platforme apo një alternativë parimore, për të cilën demokratët kanë luftuar edhe herë të tjera dhe kurrë nuk kanë arritur ta shpien a ta përmbushin deri ne fund.

Shumë herë ata janë gjetur të vjedhur nëpër zgjedhjet e ndryshme në vite dhe masakra e zgjedhjeve nuk është gjë e re, ndaj dhe qasja ndaj saj, përderisa mëtohet një politikë ndryshe, mëton edhe një qasje ndryshe, një qasje që Basha se bëri kurrë e për të cilën u anatemua përherë si i shitur apo  në një aleancë me pushtetin. Eshte ky një dallim rrënjësor që i jep shumë vlerë dhe rëndësi konkludimit dhe zbatimit të një politike tjetër, ndryshe prej tij. Por jo vetem kaq.

Denoncimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së masakrave zgjedhore të kryera nga regjimi i Ramës, Lulëzimit dhe PD ia kam kërkuar personalisht, si mbështetje e zërit dhe dëshirës së shumicës së demokratëve.

Ndaj thirrja ime e vazhdueshme  që po bëj me këmbngulje fill mbas pas masakrës së fundit zgjedhore, kërkon të shtrohet si një çështje parësore e luftës së opozitës demaskimi në të gjitha nivelet i masakrës  zgjedhore të 14 majit.

Ajo duhet të jetë jehonë e kësaj strategjie që çdo demokrat e pret me vite të tëra dhe që nuk e pa të çohej kurrë deri në fund me gjithë forcën e së vërtetës së madhe që fshihet në të.

Kjo është këmba e parë e fuqishme e urës që opozita duhet të ngrerë për të lidhur realitetin me të ardhmen, kjo është qasja e parë strategjike e platformes se "stinës së nxehtë": dosja voluminoze e masakrës zgjedhore të gjëndet në çdo zyrë të mundshme ambasadorësh e kancelarish, në Bruksel, Ëashington, kudo ku merren vendime e kudo ku është vëndi ku rreh zemra demokratike e qytetërimit perëndimor, qoftë kjo zyrë politike, shtetërore, qoftë ajo ideologjike e think-tank, e në fund edhe e çdo lloji tjetër të mundshem ndikues.

Ndërkombetarët duhen të dinë e të lexojne çdo gjë, me çdo kusht, pavaresisht nëse reagojnë apo jo, tani ose me vonë. Edhe ne Bibël shkruhet: kush ka sy le të shohë e kush ka veshë le të degjoje. Për ne e rëndëshme është të flasim kudo dhe sa më fort.

Po a mjafton e gjitha kjo?

Përgjigjia është përsëri platformike dhe metaforike: a mund të mbahet ura me një këmbë?

Edhe një herë duhet t’i rikthehemi përvojës se realitetit tonë opozitar. Në periudhat e pas zgjedhjeve asnjëherë nuk kanë qenë të nxehta, përkundrazi, kanë qënë më të paqtat e mundshme, njëlloj sikur bashkë me pushtetarët e kënaqur të qenë po njësoj të kënaqur edhe opozitarët, ndaj dhe sjellja e Bashës shpesh është quajtur një balet politik, i neveritshëm dhe bashkëpunues me regjimin.

Jo vetëm për këto arsye të përvojës historike, qasja e dytë e rëndësishme opozitare duhet të jetë ajo e protestave sa më të fuqishme e të vazhdueshme, për ta zbuluar qartësisht, para syve të gjithë botës, gjëndjen e tmershme në të cilën ndodhet Shqiperia e mbuluar me art të rremë dhe propagandë dhe e zhytur në drogë, krim dhe korrupsion.

Bijtë e saj po ikin për ditë, ndaj opozita dhe çdo njeri i përgjegjshëm për fatet e vendit nuk mund të presë as një orë të vetme pa ia çjerrë maskën kësaj katrahure zgjedhore që qeveria i quajti zgjedhje dhe ndërkombetarët e miratojnë. Jo.

Nuk janë vetëm zgjedhjet, edhe pse ato janë rrena e së keqes. Djegsat janë aferë shumë dimensionale korrupsioni e arrogance, por dhe afera Mcgonigal është paturpësia historike me e fëlliqur që do mbahet mend në histori, për qëllimin e saj katastrofik: shkatërimin afatgjatë të sistemit të opozitarizmit.

Shihet  që ka mjaft përberës goxha " të nxehtë" që duhet të mbahen vazhdimisht në vëmëndje të opinionit publik, kryesisht ndërkombëtar, dhe mënyra e vetme për të bërë një gjë të tillë janë vetëm protestat dhe vetëm protestat.  McGonigal e pranoi fajësinë dhe " koka jonë e meduzës së manipulimit", kryeministri Rama që është i përfshire në këtë fajësi nuk do dalë pa lagur.

E dimë se regjimi i tij superlobist është i kamur në krim elektoral dhe në korrupsion dhe mund të bleje gjithcka. E dimë sa vështirë është.

Por  zemërimi i administruar me protesta të forta hakmarrësin e palos.

Ne dimë gjithashtu se i është tharë vaji i gamiles së tij, nuk prodhon dot më skenarë me marifetet e veta të preferuara duke sjellë me helikopter personal Toni Bler apo duke shpikur idera sensacionale për central bërthamor me Melonin, e cila me vizitën e saj tepër kofidenciale po na çudit me shërbimin e pa natyrshëm, që i bëri këtij rreth një viti më parë. 

A thua nuk kishte pikë informacioni Meloni mbi demokracinë dhe luftën klasore që po ushtron diktatori në Shqipëri, apo është magjepsur nga arti servil i përuljes së tij kur është në hall të stërmadh?!

E dimë edhe se shpëtimi mund të na vijë vetëm nga vetja, në kuptimin se duhet të jemi ne shqiptarët qe të kryejmë së pari detyrat e shtëpisë e pastaj të presim ndihmën e ndërkombetarëve ose t’i detyrojmë ata të mos na dëmtojnë më duke mbështetur një satrap të kamufluar.

Ja, këto janë argumentet zëmëdhenj që na detyrojnë t’i kthehemi valës së fortë të protestave. Le të nisim të bëjmë detyrat tona të shtëpisë se vetëm kështu do fitojmë respektin dhe besimin e nëpërkëmbur të ndërkombetarëve, le të kthehen këto protesta në këmbana alarmi për veshët dhe sytë e tyre siç ndodh edhe në vëndet e tyre kur shtypet apo cënohet demokracia, në mënyre që thirrja jonë për demokraci të vërtetë të mund të degjohet sa me fuqishëm e sa me larg.

Vetëm kështu do të mund t’i ngremë një urë të sigurtë të ardhmes së bindjes dhe denoncimit të të gjithë të këqijave që ky regjim po i sjell Shqiperisë. Vetëm kështu do të jemi dhe do të dukemi opozitë e vërtetë edhe në sytë e ndërkombetarëve, vetëm kështu ata mund të fillojnë të besojnë në forcën e alternativës sonë dhe mund të na kthehen në bashkëpuntorë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco