Totalitarë si kudo, edhe në vjedhje...

Totalitarë si kudo, edhe në vjedhje...

Nga Gent Strazimiri - 25/06/2024

Kanë vjedhur dhe vjedhin totalisht, ashtu siç ushtrojnë pushtetin: me TOTALITARIZËM!

Vjedhin 100% të fondeve, duke përfshirë në vjedhje 100% të familjarëve, 100% të krushqisë, 100% të kushërinjve dhe miqve.
I shkojnë nga pas me hakikat kleriku çdo qindarke, pa dallim, pavarësisht nëse janë pjesë e fondit që duhet të shpëtojë jetë fëmijësh me kancer apo të lehtësojë jetë invalidësh pa shpëtim.

Skema është totalisht e njëjta dhe aspak rastësore:

* Burri, titullar i pushtetit, shpenzon qindramilionë euro nga fondet publike përmes kompanive fiktive të shokut të ngushtë, shoqes së gruas, kunatit, baxhanakut apo deri dhe vjehrrës pensioniste.

* "Nënkontraktor" shërbimesh është kompania fiktive e vajzës 20 vjeçare a djalit adoleshent që përfitojnë dhjetramijëra euro nga i njëjti fond.

Por nuk mbaron me kaq!

* Pjesa e mbetur e fondit për "shpenzime të vogla", shpenzohet në restorantin e gruas që e ka në bashkëpronësi me shoqen e ngushte, e cila nga ana e saj është bashkëshortja e njërit prej shokëve të fëmijërisë, drejtor diku në administratë...

Aty shpenzohen me fatura të pabesueshme qindarkat e fundit për gosti me ambasadorë nga ata që vlerësojnë se sa mirë jemi nën këtë bandë hajdutësh...

Pra, totalitarizmi në vjedhjen totalisht të fondit, fillon në mëngjes me firmën dhe vulën qindramilionëshe të burrit ministër, kryebashkiak a drejtor dhe mbyllet në darkë tek restoranti i gruas, duke numëruar edhe qindarkat e bakshishit të kamarierit...

Totalitarizmi është në kulturën e tyre!

E kanë në "ADN" dhe nuk i shpëtojnë dot madje, as nuk përpiqen ta ndryshojnë.

Të grupuar më së pari në formën në të cilën funksionojnë edhe sot, në 8 nëntor 1941, kanë 83 vjet që zhvillohen e jetojnë si një organizatë totalitare deri në krim së pari e mbi të gjitha brenda vetes.

Rregulli, ishte dhe është "o fajtor, o jo fajtor", që domethënë "o bindje totalisht ndaj organizatës dhe njëshit ose asgjësim".

Jo rrallë as bindja totalisht nuk i shpëtonte nga vdekja, pasi totalitarizmi ushqehet me shembuj, e shembull më totalisht efektiv se "të bësh shembull" pikërisht atë më besnikun, nuk ka...

Kjo është kultura e tyre por, deformimi genetik deri në ADN dëshmohet nga fakti se edhe pasardhësit e besnikëve që u bënë shembull dikur, në ditën më të parë të lirisë nga burgu a internimi, zgjodhën të mblidhen po aty... totalisht!

Harruan babën a gjyshin e vrarë, vëllanë e burgosur, gruan e motrën e përdhunuar, madje edhe deri dhe fëmijët e nëpërkëmbur që i shërbyen Partisë si "shembull" dhe, e rifilluan po aty ku e kishin lënë...

Kontrollin total mbi gjithçka, e kanë teori dhe praktikë, si çdo organizatë kriminale deri në terrorizëm.

Prandaj, sa herë kanë diçka në dorë, që në 1944-ën, vendosin së pari kontrollin total mbi drejtësinë dhe organet e dhunës e represionit, më tej mbi mediat dhe gazetarët, e pastaj kontrollin total mbi biznesin e bisnesmenët, sipas të njëjtit rregull "o bindje totale, o asgjësim total"...

Rregulli i "shembullit" që të tjerët të marrin frikë vazhdon perfeksionohet dhe evoluon në mënyrë të studiuar për t'iu përshtatur kushteve të kohës, por vetëm në formë!

Në përmbajtje dhe metoda është po ai, i pandryshueshmi e i pacënueshmi totalitarizëm.

Ndryshe nga çdo organizatë tjetër kriminale që përpiqet t'i fshihet ligjit, këta ligjin e bëjnë vetë, e ndryshojnë vetë dhe nuk e zbatojnë po vetë, sipas rregullit "ligji është i imi dhe e zbatoj apo nuk e zbatoj, si dhe kur dua vetë"

Ky rregull si filozofi funksionimi i vendosur në 1941 e aplikuar së pari në 1944, vazhdon ende sot i drejton i pacënuar:
* Partia ka nevojë për ty... i duhesh pak në burg...

Në kushtet e bindjes totale, të besnikërisë totale ndaj "Partisë" dhe "të parit", ende sot askush prej tyre, prej të sakrifikueshmëve të radhës, nuk guxon të rebelohet.

Bën burgun në heshtje për të gjithë të tjerët, me shpresën se Partia që e bëri "shembull", një ditë do verë dorën në zemër për birin e saj totalisht besnik...

Vazhdojnë dhe e bëjnë, në pritje e bindje totale prej besimtari, pavarësisht se "Partia" në 83 vjet kurrë nuk kërkoi falje për besnikët e saj të bërë shembull pa faj....
Jo!

"Partia nuk kërkon falje sepse Partia nuk gabon"!

"Partia" 83 vjet që sundon totalisht mbi jetët e të sunduarve përmes hijes së "Aranit Çelës" dhe tmerrit nga SPAÇI!
"Partia" vazhdon e sundon ende sot përmes së njëjtës metodologji totalitare duke i përmbledhur këto dy elemente në një akronim të ri që tingëllon shumë afër Spaçin: SPAK...

[🖕] SPAK YOU ALL [🖕]
KAQ!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco