Urdhëresat e Zotit në shkollat e SHBA përballë monstruozitetit të Soros

Urdhëresat e Zotit në shkollat e SHBA përballë monstruozitetit të Soros

Nga Erion Dasho - 20/06/2024


Tremijë vjet besim përballë kulturës 'Woke'
 

Miratimi nga Shteti i Luizianës i një ligji që u kërkon shkollave publike të vendosin një poster të Dhjetër Urdhëresave, nuk mund të kalonte pa debat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shoqatat e të drejtave të njeriut dhe përfaqësuesit e lëvizjes së ashtuquajtur "woke" pritet ta paditin këtë ligj në gjykatë dhe ta cilësojnë si ligj që shkel parimet e Kushtetutës Amerikane dhe të Kartës së të Drejtave.

Një debat i cili sjell sërish në vëmendje të publikut përplasjen që vazhdon prej disa dekadash midis përfaqësuesve të vlerave konservatore dhe sulmuesve të tyre në emër të një bote "liberale" dhe "politikisht korrekte".

***

Nuk besoj se ndonjë prej ndjekësve të faqes ka nevojë t'i rikujtohen Dhjetë Urdhëresat dhe origjina e tyre, gjithsesi për t'i dhënë kontekst shkrimit, po i përmbledh shkurtimisht.

Të krishterët dhe hebrenjtë besojnë se Dhjetë Urdhëresat iu transmetuan Moisiut rreth 3300 vjet më parë nga Zoti dhe ato ishin aq të rëndësishme sa Zoti i shkruajti në dy rrasa guri që as një fjalë e tyre të mos harrohej apo të keqinterpretohej.

Myslimanët besojnë se Zoti i transmetoi Profetit Musa mesazhe që "do t'u ofronin njerëzve udhëheqje dhe do t'i ndihmonin të kuptonin gjithë gjërat". Dhjetë Urdhëresat janë përfshirë në forma të ndryshme edhe në Kuran.

Por çfarë përmbajnë ato?

Përveç tre-katër Urdhëresave të para që japin dhe përforcojnë nevojën për të besuar në Zot dhe për ta adhuruar Atë, Urdhëresat e tjera janë mesazhe me vlerë të jashtëzakonshme morale, etike dhe sociale. Ato urdhërojnë njerëzit të nderojnë prindërit, të mos vjedhin, të mos vrasin, të mos dëshmojnë rrejshëm, etj.

Në kohën e sotme të bjerrjes së vlerave morale, ku prindërit shpesh e kanë të pamundur t'ua përsëritin këto mesazhe fëmijëve të tyre, fakti që fëmijët i kanë ato para syve çdo ditë në shkollë mund të ketë vetëm vlera pozitive.

Sigurisht për fëmijët e besimit kristian, hebraik apo islam këto lidhen edhe me mësimet e një prej profetëve më të respektuar të fesë përkatëse. Për fëmijët e Luizianës dhe të shteteve të tjera që vendosin theks edhe më të madh tek vlerat konservatore, këto lidhen me një traditë qindra vjeçare të besimit dhe vlerave përbashkuese.

***

Lufta kundër Dhjetë Urdhëresave nga përfaqësuesit e lëvizjeve liberale dhe "politikisht korrekte" nuk është në thelb "thjesht" një luftë kundër një teksti.

Lufta është qartazi pjesë e lëvizjes që vazhdon prej vitesh kundër çdo vlere konservatore. Është lëvizje kundër familjes, kundër jetës, kundër kombit, kundër tregut të lirë, kundër të drejtave të njeriut (ndonëse në letër këto lëvizje duket sikur i mbrojnë të drejtat e njeriut), kundër patriotizmit në favor të globalizmit, kundër pasurimit të ndershëm, mbrothësisë dhe mirëqenies, etj.

***

Lëvizjet e shteteve konservatore amerikane në favor të rikthimit tek vlerat që janë baza jo vetëm e shoqërisë amerikane, por edhe e gjithë shoqërisë njerëzore është një lëvizje e domosdoshme në kohën kur sulmi ndaj vlerave konservatore ka arritur kulmin.

Kur individë si Xhorxh Soros janë të gatshëm të financojnë sot çdo monstruozitet vetëm dhe vetëm për t'i vënë kazmën themeleve të shoqërisë njerëzore, në favor të agjendave okulte.

Në vend që të lihen fëmijët të pambrojtur përballë një shoqërie që, për fat të keq, ka humbur boshtin e vet moral dhe dërgon tek ata çdo ditë mesazhe degjenerimi, referimi tek urtësia mijëra vjeçare (për ateistët) ose tek fjala e Zotit (për besimtarët) është gjëja më me vlerë që mund të ndodhë.

Me qëllim që shoqëria njerëzore të rikthehet në një shoqëri funksionale që nis tek familja dhe nderimi i prindërve dhe përfundon tek patriotizmi dhe kombi.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco