Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

5 pyetje për Bujar Kapexhiun

5 pyetje për Bujar Kapexhiun

Nga Agim Xhafka - 17/06/2024

1-Pyetje personale. Lexova diku sikur ti paske thënë që; humor nuk bëjnë dot femrat. Veç meshkujt. Citova saktë? Kështu je shprehur?

-Po, e ke cituar saktë. Kam thënë një të vërtetë në realitetin tonë letrar e në qoftë se dikush gjen një vepër humoristiko - satirike të mirëfilltë, të shkruar e të botuar nga një femër, ky është një përjashtim si në matematikë, ‘çdo përjashtim përforcon rregullin’. Kaq për humor!

2-Nga monitorimet ndërkombëtare rezulton që ujërat tona bregdetare janë më të ndoturat. Atëherë si po na u shtokan turistët?

-Se turistët dynden tek ne nga kureshtja për të vizituar një vend të ndotur, të plehërosur sepse pastërtia dhe higjiena në vendet e tyre u është bërë monotone, u ka ardhur në majë të hundës dmth.

3-Pse qeveria kur rrit taksa flet me lekun e ri dhe kur rrit rroga flet me lekun e vjetër?

-Ky zakon u ka mbetur qeveritarëve nga politika e përditshme e komunikimit. Kur vjedhin i llogarisin me lekë të vjetër që t’u duken shumë e të kënaqen nga babëzia,ndërsa si të pandehur në gjykatë i llogarisin me lekë të reja që të t’u duken pak që të shpëtojnë kokën dhe xhepin.

4-Deri tani Rruga e Arbërit është përuruar 7 herë, po ende s’ka mbaruar. Mendon që në përurimin e 20-të ajo do jetë gati për udhëtarët?

-Me sa duket edhe vetë dibranët nuk duan që kjo rrugë të përfundojë se sa herë kjo qeveri i gënjen ata e votojnë përsëri se u pëlqen të kenë sa më shumë atmosferë festive nëpër ditët e përurimeve. Qeveria për dibranët një thes me gënjeshtra e dibranët një torbë me vota të vjedhura. Më tej...dibranët kanë një fjalë të bukur e të mençur; ‘Kur i premton dibranit pilafin e madh ai merr lugë të vogël!’, pra nuk i mashtron lehtë, por në rastin e rrugës qeveria e ka ngrënë të gjithë pilafin dhe e ka lënë dibranin e braktisur me lugë të zbrazur. Turp!

5-Euron sikur e ka zënë covidi. Beson se leku do trimërohet dhe më shumë?

-Trimëritë e lekut janë false, mësimore, si dëshira e tifozëve tanë për të dalë kampion Evrope. Nga që Leku e mundi Euron.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco