Lajmi i fundit

Mark Rutte do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Pse të shtënat diplomatike të Blinken ndaj Berishës janë hakmarrje sorosiane

Pse të shtënat diplomatike të Blinken ndaj Berishës janë hakmarrje sorosiane

Nga Ndriçim Kulla - 14/06/2024

Siç po kuptohet edhe më qartë prej afërsisht tri vjetësh nga shënjestrimi i Berishës me një  “non grata” nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken, kjo masë nuk ka asnjë lidhje të vërtetë  me motivacionin e publikuar.

Kjo mbetet një padrejtësi e rrallë në diplomaci e stilit arrogant dhe cinik si nga ana politike ashtu edhe njerëzore, një dënim ose më mirë, siç thuhet në gjuhën popullore, një  varje pa gjyq në litar, që u krye me lehtësinë më të madhe pa u menduar dy herë për të, njëlloj sikur vret një mizë, një agresioni diplomatik  i  kamufluar me një motivacion që kishte të bënte gjoja me respektimin e një ligji amerikan në shenjëstrimin e personave dhe zyrtarëve të korruptuar, i cili u vu në dyshim, që në  minutat e para që lajmi mori dhenë jo vetëm nga subjekti i sanksionuar, por sidomos nga një shumicë e madhe e shqiptarëve.

Natyrisht që mund të ketë pasur diplomatë dhe politikanë të interesave të ndryshme  që janë habitur nga një reagim masiv, duke mos arritur të ndjejnë thelbin e demokracisë dhe drejtësisë për të vërtetën.

Kishte shumë arsye për hije të thella dyshimi, se  kjo ishte një furtunë diplomatike me prapavijë politike në mënyrë që Berisha të ndalte, jo vetëm rikthimin në PD-në e shkarfosur nga Lulzim Basha i kompromentuar keq, por të ndalte dhe ofensivën e tij denoncuese mbushur me fakte dhe arsyetime për korrupsionin, keqqeverisjen, luftën e klasave, drogën dhe krimin e organizuar të  regjimit.

Arsyeja e parë është sepse  Berisha  kishte  rreth 11 vjet që ishte larguar nga pushteti dhe kjo të sillte ndërmend shënjestrën e gabuar për shërbimin e ligjit amerikan.

Arsyeja e dytë është sepse Berisha është nga vendimmarrësit e rrallë të këtij tranzicioni social politik, që nuk ishte përfolur kurrë me fakte konkrete për korrupsion dhe shkelje të ligjit me interesa korruptive.

Arsyeja e tretë ishte se Berisha kishte kaluar filtra të mëdha dhe të stërholluara sigurie, politike dhe diplomatike, sepse nën qeverisjen e tij u morën vendime   epokale  me  shqyrtime dhe miratime nga nivelet më të larta shtetërore në nivel global.

Arsyeja e katërt dhe ky është një rekord, sepse Shqipërinë në kohën e qeverisjes së Berishës e vizitoi presidenti amerikan Xhorxh W. Bush, i pari president amerikan që viziton vendin tonë të vogël si asnjëherë në histori. Pra, u zgjua Hirushja nga gjumi.

Arsyeja e pestë dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse Berisha bëri në 2013  zgjedhje me standartet më të larta demokratike, duke i hapur bujarisht rrugë rotacionit në perspektivën e një Shqipërie paqësore, që e kishte të hapur rrugën në procesin e zhvillimit demokratik, ekonomik dhe në integrimin evropian.

Arsyeja e gjashtë, ku ndonëse qëndrimet e Berishës, ekstremistët e majtë, si në   Europë ashtu edhe përtej Atlantikut i kishin trumbetuar gjithmonë si nacionaliste, se gjoja binin ndesh me diplomacinë e matur euroatlantike në rajonin e mbarsur me konflikt të Ballkanit, Berisha ishte treguar dukshëm më  konstruktiv, më bashkëpunues, më realist dhe  më serioz me të gjitha ekipet negociatore.

Pra, të shtënat diplomatike të Antony Blinken ndaj Berishës nuk  kanë asnjë milimetër vend dhe arsye për t’u ulur. Ato  nuk ishin dhe as nuk janë gjepolitike, as demokratike, se gjoja korrigjojnë diçka që Berisha ka shkelur në qeverisjen e tij, por agresion i pastër politik për interesa sorosiane.

Qëllimi i përbaltjes së Berishës ndoshta mund të jetë dizenjuar më thellë nga çfarë është shprehur, por qitja e largët e saj pak nga pak po na jep dëmet e mëdha që i ka krijuar realitetit social-politik për hir të një njeriu që qeverisjen e ka kthyer në regjim.

Gjuha diplomatike e administratës amerikane, kur shqiptarët kanë kërkuar me të drejtën e tyre demokratike që u takon, një trasparencë të provave të këtij vendimi absurd ka qenë injoruese, e drunjtë dhe  cinike, duke përsëritur gjithmonë vendimin dhe rëndësinë e këtij vendimi, pra, duke i dhënë më tepër rëndësi  arrogancës dhe  asgjësë dhe kaq. 

Shpesh episode të tilla të kujtojnë vendime gjyqtarësh në histori, të cilët edhe pse të rrallë,  për të fshehur  vendimin e tyre të  trukuar  e shoqërojnë  procedurën me një zbardhje të zvarritur ose e futin përgjigjen në  një keqinterpretim mes rreshtave.

Të zezave që fsheh firma e Blinken tashmë po u zbardhet dalëngadalë ngjyra.

Në të ardhmen me besim, kjo çështje do të sqarohet më plotësisht.

Në Shqipëri e dinë të majtë dhe të djathtë, të vdekur dhe të gjallë, çfarë ka ndodhur dhe pse ka ndodhur.

Gazetat më të prestigjioze amerikane si  New York Time, Washington Ekzaminer, Washington Post, Bild, Herald Boston, Le Mond etj etj …i kanë kushtuar vëmendje të posaçme me prononcimet e tyre  këtij ndëshkimi hakmarrës për egon e një multimiliarderi të kritikuar, që qëndron në kufijtë e një mëkati.

Por arroganca e pushtetit të taksa paguesve amerikanë e mban ende në fuqi këtë padrejtësi.

Qeveria shqiptare  me  ndihmën e një  fuqie lobuese sorosiane në Departamentin   e Shtetit, po e mban opozitën me pengore nëpër këmbë, që ajo të mos i afrohet  kurrë pushtetit, ndonëse rotacioni me këtë qeveri  të mbytur nga krimi dhe korrupsioni është bërë një emergjencë ulëritëse.   

Ky fakt i  ndriçuar  nga të gjitha anët do të mbetet një njollë e errët e diplomacisë amerikane të kësaj administrate, për mos besueshmërinë e mesazheve që jep në një  rast si ky në kontributin për  luftën kundra korrupsionit.

Kjo është mbi të gjitha farsa  më e keqe e një mosbesimi, që është mbjellë  tashmë në Shqipëri, te shqiptarët, për vendin më të madh  që mbron demokracinë nëpër botë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco