Rilindja e Edi Ramës, parti e krimit dhe drogës, kremton përvjetorin e ndërrimit të emrit!

Rilindja e Edi Ramës, parti e krimit dhe drogës, kremton përvjetorin e ndërrimit të emrit!

Nga Sali Berisha - 12/06/2024

Të dashur miq, sot partia e PSSH, de facto Rilindja e Edi Ramës, feston ditën e ndërrimit për herë të tretë të emrit të saj.

Ajo u themelua si forcë politike antishqiptare me 8 nëntor të vitit 1941 nga serbët Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha me emrin Partia Komuniste e Shqipërisë, në të vërtetë Kali i Trojës së Beogradit në zemër të kombit shqiptar. Kjo forcë politike terroriste për shkak të genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit që kreu gjatë luftës që mori karakter vëllavrasës, pas lufte ndërroi emrin nga PKSH në Partia e Punës së Shqiperisë. Me këtë emër kjo parti e udhëhequr nga Enver Hoxha, i cili në deklaratën e paridit të Bashkimit Demokrat Europian të vitit 1991 do shpallej “hitleri” shqiptar i pas luftës vendosi në shqipëri diktaturën staliniste më të egër në Europë. Ajo përseri për shkak të genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit ndaj popullit shqiptar që kreu gjatë dekadave të saj në pushtet, u detyrua që me datën 12 qershor të vitit 1992 të ndryshojë emrin në Partia Socialiste e Shqiperisë. Pas disa përpjekjeve të bëra nga Fatos Nano dhe një grup të rinjsh për reformimin e saj, kjo parti nën udhëheqjen e Edi Ramës është shndërruar përseri në Parti-Shtet të lidhur ngusht e gjërë në kreun e saj me drogën, krimin dhe vjdhjet e mëdha të fondeve dhe pasurive publike.

Kjo parti sot nën drejtimin e Edi Ramës kremton përvjetorin e ndërrimit të emrit si parti antikombëtare që shndërroi Tiranën në vasal të Beogradit si parti e genocidit të ri ndaj shqiptarëve që duke zbatuar platformën e Vaso Çubrilloviçit, përzuri në 8 vite mbi 35% të shqiptarëve nga Shqipëria. Kjo parti me në krye Edi Ramën ndërtoi narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Ajo si parti shtet ka instaluar duke shndërruar votën në krim dhe krimin në votë, monizmin e plotë, diktaturën e bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve. Këtp 10 vite në pushtet PS mbylli dyert e BE për Shqipërinë. Edi Rama në krye të PS me qeverinë e tij vodhi dhe shpërdoroi me fondet dhe pasuritë publike miliarda euro. Ai me lidhjet e tij të krimit shndërroi Shqipërinë në epiqendër operative të organizatave kriminale të rajonit, Europës, Amerikës së Veriut e Amerikës së Jugut dhe Lindjes së Mesme.

Ndaj dhe sot të dashur miq, le të urojmë nga zemra që të gjithç socialistet e ndershëm, idealist dhe patriot të ndahen me Edi Ramën dhe sektin e tij të Rilindjes si armiq të egër të pluralizmit politik dhe lirisë së shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco