Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Inceneratorët, kush e ka rradhën?

Në betejë me narkoshtetin, a duhet të ndryshojë strategji opozita

Në betejë me narkoshtetin, a duhet të ndryshojë strategji opozita

Nga Avni Nezaj - 04/06/2024

Pas reportazhit të dytë të televizionit italian RAI3, doli më qartë në pah se çfarë qeverisje kemi. Kush merr vendime për shqiptarët dhe kush po e shpopullon me ritme të çmendura. Bandave kriminale u duhet bosh ky vend, pa shqiptarë, që të këndojnë lirshëm meloditë e tyre. Me një qeveri kësisoj, siç e pamë tek RAI3, pa kanaçe. 

Prandaj opozita nuk është në beteje me ide, është në betejë me mafian që ka shtrirë kthetrat e oktapodit në ekonomi, pushtet, politikë, biznes dhe gjithkah... Është betejë e vështirë.

Opozita nuk është në betejë programesh me ndonjë forcë politike. Ajo ka përballë qeverinë e një narkoshteti, siç e cilësoi gazeta e madhe gjermane “Bild”.

Opozita nuk është në betejë me thurje projektesh më të mira për Shqipërinë, ajo është në betejë ta shpëtojë Shqipërinë nga një kryeministër që i pret mafiozet në zyrë dhe i shpall investitorë strategjikë.

Opozita nuk është në betejë me ndërkombëtarët, por më ata ndërkombëtarë që vijnë me qese me vete në Shqipëri, e ikin me çartera të mbushur plot.

Opozita nuk lobon nëpër botë që të bëjë pushtet me mafien apo me krimin, opozita lobon që të bëjë një qeveri që t’u shërbejë shqiptarëve, fëmijëve të tyre dhe të ardhmes së një kombi në BE.

Opozita e ka të vështirë betejën pasi armët e saj janë fjala e lirë dhe debati politik në parlament, në media dhe në rrugë. Pushteti i Rilindjes ka armë të tjera përveç këtyre që të përballet dhe të mundë opozitën. Ka median dhe grupet dhunës në drejtësi që “vrasin” e presin si dhe ku të duan. Bëjnë shpëlarje me koordinim të trurit.

Ka banda, mafien, grupet kriminale. Ka grupet e lobimit italo - anglezo - amerikane që lobojnë të shpallin non-grata secilin që u del kundër dhe që i bëhet pengese në pushtimin e Shqipërisë dhe tokës së shqiptarëve. Kanë edhe ata pjesën e tyre. 

Prandaj shqiptarët duhet t’i bashkohen opozitës. Që nesër të mos jetë shumë vonë e të themi ku ishin që nuk reaguam. Ish-numri i dy i Rilindjes, Arben Ahmetaj ka filluar te flasë. Ka edhe ai gjynahet e veta, por sinjalet i ka dhënë të qartë. Ka treguar të vërteta te hidhura dhe shumë të dhimbshme për Shqipërinë dhe për ata që na qeverisin.

Pra, opozita tashmë edhe e burgosur ka një betejë të fortë dhe të ligjshme përpara. Të shpëtojë Shqipërinë nga kthetrat e mafies që po blen e pushton vendin me ndërtime, e pastrim parash. Që po e kthen këtë vend në parajsën fiskale të parasë së pistë. Një kryeministër që fal gjithçka gjithkujt që i del përpara e që ka një influencë diku ne analet diplomatike apo politike ndërkombëtare i duhet vënë kazma. Një pazarxhi.

Prandaj opozita e ka shumë të vështirë betejën. Se nuk po përballet me një forcë politike serioze që ka një program që kanë hedhur një strategji e cila mund te diskutohet e ti përcillet publikut për diskutim.

Opozita është në një betejë të ashpër me një drejtësi të kontrolluar të përzgjedhur vetëm nga rilindja e aspak nga ligji. Një drejtësi që vetëm vjedhjen e zgjedhjeve nuk e heton kurrë. Por mund të të mbajë në burg edhe pa akuzë fare. Kjo ndodh vetëm në diktaturë.

Opozita është një betejë ku gjithë mediat kombëtare e shumica e atyre që vijnë rrotull janë nën incenerimin e Ramës dhe agjencive si 5D e Veliajt të Tiranës. Media e shitur e blerë e korruptuar. Analistë që recitojnë tallavanë e qeverisjes vetëm në Shqipëri mund te gjesh kaq shumë e të mbushesh thesin sa hap e mbyll sytë.

Opozita është në beteje me një pushtet qendror krejt mafioz siç e proklamoi për ata që e kuptuan apo që duan ta kuptojnë media Italiane RAI3, me një pushtete lokal edhe më të zi. Çdo investim dhe çdo projekt që shkon ape bëhet është në lagjet apo zonat e rilindjes. Të gjithë tenderat i marrin ushtarët e 20 përqindëshit ose kushërinjtë e atyre që drejtojnë. Por ndodh që 100 për qind e tenderave të merren nga ata që i bëjnë siç ndodh në bashkinë e Veliajt.

Pra, opozita është në betejë më mafien. Në vend që të ishte qeveria që të kishte betejë me mafien e të ndihmohej nga opozita. Qeveria e mafiozuar tani përdor mafien të nënshtrojë opozitën, ta përçajë ta presionojë dhe të vjedhë këtë vend e pastaj të vjedhë e qete edhe zgjedhjet me paratë e vjedhura. Prandaj opozitës i duhet paksa një strategji tjetër sepse pushteti kontrollon gjithçka me banda. Rroftë narkoshteti do thoshte "Bild".

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco