Intervista e gazetarit të Rai3 me një ‘mafioz’ në zyrën e kryeministrisë

Intervista e gazetarit të Rai3 me një ‘mafioz’ në zyrën e kryeministrisë

Nga Hysni Gurra - 03/06/2024

Intervista e mbrëmshme e Ramës me gazetarin e Rai3, Giorgio Mottola, shpërfaqi edhe njëherë se gazetarët shqiptarë dhe media, në 30 vite nuk kanë arritur të jenë as sa një kopje e shëmtuar e medias italiane, por është krijuar një model i neveritshëm madje, që s’kanë as lidhjen më të vogël me atë përtej Adriatikut.

Mottola mbrëmë e tha me gojë dhe vepra se ishte duke intervistuar, jo një kryeministër, por kreun e një oganizate mafioze ndërkombëtare, që çuditërisht mban edhe postin e kryeministrit të një shteti.

Ndërsa Rama në përpjekje për t’u mbrojtur tregoi mendësinë e tij, që është autokrat, njeri që nuk njeh dhe nuk vepron asnjë koncept demokratik. S’njeh ndarje pushtetesh, u duk fiks si diktator afrikan.

Kjo është vetëm në një fjali, kur Mottola i tregoi për lidhjet me trafikantët, Rama iu përgjigj me habi, ‘po të ishte kryeministrja italiane do thoje kështu’,- i tha.

Pra, ky e quan të pavend t’i vesh fakte përballë që e nxjerrin si mafioz.

Edhe gazetari italian e pozicionoi fiks si mafioz kur iu përgjigj se, ‘po të bënte kryeministrja ime kështu do t’i bëja breshëri pyetjesh’, duke nënkuptuar se ty po të trajtoj si mafioz, siç kam bërë qindra intervista me të tillë për arsye se jam gazetar, por po të ishte punë kryeministri do të bëja breshëri…

Intervista e Ramës, të cilën insistoi ta japë me këmbëngulje, rezultoi në fund një leksion i vërtetë gazetarie. Dhe kryeministri shqiptar, i cili u nis për të vënë vetulla e nxori sytë, doli mbrëmë përsëri në sytë e miliona italianëve dhe europianë ashtu siç është në të vërtetë, si kreu i një organizate mafioze.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco