Hije të thella represioni mbi dhunën barbare ndaj avokatit Mëngjesi

Hije të thella represioni mbi dhunën barbare ndaj avokatit Mëngjesi

Nga Ndriçim Kulla - 02/06/2024

 Avokati i mirënjohur Sokol Mëngjes pak ditë më parë u dhunua barbarishtë nga disa banditë të trustit të lulelakrës në mes të Tiranës.

Dalëngadalë po zbardhet dhe simbolika e errët e kësaj ngjarje .
U masakrua teksa bënte detyrën e tij prindërore në oborrin e kopshtit të  fëmijës së tij.
Dhuna nuk ka kurrë principe, por krimi i zgjedhur në oborrin e një kopshti e bën më çnjerëzorë.
Gjëndja e tij sipas prononcimeve zyrtare të mjekëve është e rëndë dhe me komplikaacione afatgjata për jetën e tij dhe ndoshta edhe për vijëmësinë normale të punës së tij të ardhshme si avokat mbrojës i qytetarëve.

Po pse u rrah dhe u godit me leva dhe me mjete të forta me pasoja të rënda  trupore?

A nuk është kjo një sjellje tipike fashiste , që ka si qëllim kryesor të  përcjell një kumt, se forcën e vërtet e kemi ne  pushteti i bandave?

Këtu nuk ka më dyshim, se kemi të bejmë me një mesazh në sfond :
“E kini të kotë që denonconi dhe protestoni. Ne skemi vetëm uniformat e policisë, gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës. Ne kemi çdo mjet.  Prangat po e po, por kemi edhe bandat që ua vërsulim  dhe iu bëjnë cop e  çikë, ku të duam  madje edhe pa maska.

-Kini çfarë na bëni !...

A nuk është ky një karshillëk i tipit fashist?

Kjo është dhunë barbare kundra opozitës në të gjitha frontet  për ta frenuar në rrugën e saj?

Regjimi po provohet më së miri ska ku të shkoj më, se ka planifiuar qartë që ta kthej në valë të re luftën agresive kundër opozitës në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Të jetë edhe kjo një rastësi e radhës si dhuna në bulevard ndaj kryetarit të opozitës, kur dhunuesin e”panjohur“ më parë prej tyre shteti e shpalli si të pa përgjegjshëm?

Të jetë kjo një rastësi edhe me bombën     që i vunë kryetarit të PD-së në Vaun e Dejës në valën e fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore dy vjet më pare ?!..

Kemi të bëjmë me breshëri rastësish!
Sa shumë rastësi po e sfidojnë opozitën e sotme, e cila po denoncon përditë dhe për natë tmerret kriminale të pushtetit super të korruptuar, ku po i dalin djajtë një nga një nga shishja e taposur?!

Tashti mesazhi është më i errët se mesazhet që diktatura ka hedhur deri tashti.

Dhunimi barbar i një njeriu të së drejtës, është një kërcënim për t’i ndërprerë kreut të opozitës edhe mbrojtjen ligjore, ashtu  siç po veprojnë përditë me burgosjen e tij politike, për të mos e lejuar të udhëheqë opozitën drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme.

E nisën rrugën me non gratën amerikane, që në vetvete është një atentat i kamufluar antidemokratik. Vazhduan me non nongratën britanike, me grabitjen e vulës, me dhunimin e të drejtës për t’u mbrojtur në proceset juridike dhe tashti po e kërcënojnë drejtëpërdrejt me dhunë barbare bandash mbrojtjen e tij.

Gjithçka që përfshihet në sulmin e stilit mafioz  të një njeriu paqësor, lektor të dijeve mësimore në auditorët e universiteritit shqiptar dhe avokatmbrojtës i  një ish-kryeministri dhe ish-presidenti në betejën juridike me gërdallën diktaturë, është treguesi më kuptimplotë, se ku ka precipituar niveli i frikës për të mos lëshuar pushetin.

Shumë njerëz i kanë denoncuar që në fillimet e saj rrënjët e kësaj diktature, e cila dalëngadalë, nga një marifet në tjetrin ka krijuar struktrën e saj instucionale, duke i zënë frymën demokracisë.

Ja çfarë po ndodh dhe me lajmësit e pushtetit!

Portale që ushqehet me  lekët tona të    inceneratorëve, për të cilën populli proteston duan ta banalizojnë duke shpërndarë lajmin dhe duke i vënë   vulën përsipër atij, se atentati është bërë për cështje pronësie. A thua se avokati  Mëngjesi është një naiv i lindur, që nuk ndanë dot as kandarin e vetes së tij, çfarë i takon dhe çfarë jo ?! ..

Në sintoni si gjithon me policinë, e cila  deklaroi se i lënduari ishte në gjëndje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia kishte edhe një rast të tregohej profesionale dhe e paanshme por nuk e bëri dhe u fut në lojë.

Nuk është çudi që policia e Taulant Ballës pak më vonë të na shpërndajë ndonjë  lajm më çoroditës, se dhunuesët e avokatit ishin grabitës ose keqëbërës ose ndonjë të pa thënë të re.  Varet nga manualet e regjimit.
 
Po kush e urren Avokatin dhe tërë avokatët e tjerë të së drejtës ?

Sistemi i montuar diktatorial, që nuk do që të ketë më fare as avokat mbrojtës   për kundrështarët e tij.

Oligarkopolitikanët që kanë krijuar një botë ekstremisht të pabarabartë dhe duan ta bëjnë edhe më të pa barabart  se kurrë Shqipërinë .

Kryeministri populist që përhap përçarje dhe dezinformata me shtypin e tij që ka nën thundër.

Po qe se vazhduam kështu, me indiferencën tonë shumë shqetësuese, duke i parë problemet tona vetëm nga pragu të shtëpisë, fati i gjithsejcilit prej nesh do mbetet fati i skllavit  të vërtetë.

Gjithsesi lutemi që avokat Mëngjesi, një qytar i mirë, avakat i përkushtuar dhe mësimdhënës, ta fitoj betejën për jetën dhe t’i kthehet fëmijës, që la i dhunuar barbarisht tek dera e kopshti i tij , gjithashtu familjes dhe tërë shoqërisë .

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco