Konçesion? Partneritet Publik Privat? Ofertë e pakërkuar?

Konçesion? Partneritet Publik Privat? Ofertë e pakërkuar?

Nga Lutfi Dervishi - 20/02/2022

Nisur nga raportimet e fundit që në Shqipëri mund të bësh çdo gjë, kur të duash, sa të duash dhe si të duash, është krijuar përshtypja e gabuar se janë ezauar të gjitha idetë për të bërë tendera.

Lajmet se janë bërë tendera  për menytë në stane apo parashikimin e motit nuk duhet të krijojnë idenë e gabuar se në këtë vend janë konsumuar kapacitetet intelektuale për ide novatore që mund t’i shërbejnë jo vetëm taksapaguesve shqiptarë, europianë apo amerikanë, por të gjithë njerëzimit.

Ja një listë modeste që mund të merret në konsideratë:

Ministria Mbrojtjes: Thirrje për tender: Parashikimi i nisjes së konfliktit/luftës Rusi- Ukrainë (procedurë e përshpejtuar)

Ministria Arsimit: Studim; cila gjuhë e huaj duhet të jetë prioritare në programin shkollor të vitit 2056

Ministria Drejtësisë:  Edukimi i të burgosurve me vlerat ambientaliste!

Ministria e Brendshme; Ndikimi aksidenteve në Indi, në sigurinë rrugore të rajonit Ballkanit.

Ministria Shëndetësisë: Pandemitë që do të tronditin botën në 2060-2090.

Ministria e Jashtme: 1. Reformimi arkitekturës institucionale, legjislative dhe organizative të BE-së. 2. Lufta e Ftohtë, 33 vjet pas: emergjenca për reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ministria e Kulturës: gjetja e veprave të humbura të Eskilit.

Bashkia Tiranës: Rikualifikimi urban i Hiroshimës dhe Nagasakit.

Akademia e Shkencave: 1. Perandoria Osmane dhe Ballkani Hapur, një qasje krahasuese. 2. Vizioni Skënderbeut për integrimin europian të Shqipërisë.

SPAK: metodat speciale të hetimit për të luftuar dy mafiet më të rrezikshme në glob; jakuzën japoneze dhe triadat kineze.

Drejtoria Emergjencave: strategjitë dhe taktikat e shuarjes së zjarreve në Amazonë.

Posta Shqiptare: Përpilimi letrave dhe kolipostës në Egjiptin e Lashtë.

Sigurimet Shoqërore: Skema e pensioneve në perandorinë Romake dhe shkaqet e kolapsit të saj.

Doganat: Kontrabanda e mallrave në Republikën e Venedikut.

KESH: roli i kandilit në revolucionin e dytë industrial anglez.

Shërbimet rrugore:  Sistemi targave në karrocat europiane, shekulli 17-19

Shoqata Dardania: Kontributi Mic Sokolit në falimentimin e fabrikës më të madhe osmane për prodhimin e topave.

Shoqata Labëria: Roli paraendës i Selam Musait në integrimin e Shqipërisë në Traktatin e Varshavës dhe më pas në NATO!

….

Pyetja është: duhet tender me procedurë të përshpejtuar? Partneritet Publik Privat? Ofertë e pakërkuar? Konçesion?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari20/02/2022 21:35

Krasas nuk te pelqeu shkrimi i z. Dervishi? Sigurisht qe jo. Nuk mund te pranosh ti si komsomolas qe je faktin se Shqiperia kullon gjak nen kete rregjim te ndyre dhe duhet kuruar sa me pare.

Daj Jaku20/02/2022 16:23

Ç’na bëre o Z. Dervishi? Ja shtire në mendje të çmëndurit të madh. I çmëndur është ai, i bën vërtet, mjafton të marrë vër vete gjysmat e lekëve.

Gegu20/02/2022 15:59

Hahaha... per te qeshur me te madhe... per te qare me kuja...realiteti absurd ku na futi hajduteria e rilindjes dhe pafuqia qytetare per te vepruar! O sot o kurre me!

krasasi tp20/02/2022 13:56

Përshëndetje ,Avokat i drejtorëve të televizionit shqiptar. Përshëndetje, Gazetar i 'kauzave' të Sabri Godo Republikanit.Unë për shëndetin tuj, po i ngre dy gota të mbushura përplot me uji. Qytetarëve humori juaj ju mungonte.

Shto koment

Denonco