Plehrat/ Rama dorëzohet, shitjet kanë nisur, mos telefononi më në 0682030272...!!

Plehrat/ Rama dorëzohet, shitjet kanë nisur, mos telefononi më në 0682030272...!!

Nga Basir Çollaku - 18/02/2022

Përse po distancohet me nxitim Edi Rama dhe mazhoranca nga të pandehurit e mundshëm dhe të shumtë të inceneratorëve?? Është i dashuruar me drejtësinë?? Jo, jo. Larg atij stani qëndron ai. Nuk e ka këtë qelizë në trup.

Diçka ka ndodhur! Sepse dimë arrogancën e sjelljes, përdorjes, urdhërave të dhunshme ndaj prokurorëve, policëve dhe gjykatësve.

Po kujtojmë pak, rastet ndryshe. Janë pikante dhe publike.

Ndryshe nga rasti i Vangjush Dakos kur akullorja ishte sido që të ndodhte një supermik i Edi Ramës!!

Ndryshe nga Sajmir Tahiri, që akuzat përralla me mushkonja hashashi, e përgjime koti të antimafias italiane, sipas kreut qeveritar, nuk e cënonin ministrin më të suksesshëm të qeverisë së Edi Ramës.

Ndryshe nga Fatmir Xhafa kur përgjimet për të vëllanë Geron Xhafa, si të përzjerë në trafikun e drogës, na qënkërkan përralla mediatike.

Ndryshe nga rasti për Taulant Ballën, Rrahman Rrahjan, Artur Bushin, kur kamerat në postën e policisë në Fushë Krujë, të cilat Rama i kishte parë dhe asgjë nuk kishte nëpër to.

Ndryshe Elvis Rroshi qelibari i partisë i dënuar për vepra të rënda penale, krahaqafej i mbrojtur nga Edi Rama.

Ndryshe nga dosja 184 ku gjysma e qeverise ishte në babzi blerje votash dhe Bild  nxori zullumin e mafies dhe ortakërinë e saj elektorale me pushtetin, e Rama sokëllinte keqas, se këto ishin sajesa prokurorësh antiqeveri.

Viti ndryshe nga halli.

2022 ka sjellë një Ramë tjetër, tek përpiqet te sajdiset drejtësidashës së paku publikisht. Diçka i ka ndodhur.

Plehrat janë orteku.

Lefter Koka në qeli dëgjuam një Ramë të zbutur pa dëshirë, por priste përgjegjësinë individuale të përballej me drejtësinë.

Me gjithë duart e zgjatura pas dënimit ndonëse pak komik të Sajmir Tahirit, leçiti para medieve se nuk komentonte vendimet e gjykatave.

Për ministra, sekretarë të përgjithshëm, deputetë, kryebashkiakë, Ahmetaj, Gjiknuri, Subashi, Veliaj, Agaçi, duket se Rama i dikurshëm nuk ekziston më. Për Zërin e Amerikës pohoi në Uashington se kush ka ngjyer gishtin në korrupsion, në fakt aty kanë hyrë këmbë e duar, të përballeshin me drejtësinë.

E qortoi jo rastësisht Erion Veliajn, kur ai u trimërua si urdhërues i Prokurorisë për të konkuruar Krishtin dhe Muhametin.

Rama do të shesë.

Nuk mbron dot më.

Jo se nuk ka dëshirë. Por sepse ka frikë. Ka marrë mesazh njëlloj si shumë të tjerë. Nëse tenton të mbrosh të pandehurit, vetëbëhu gati...

Rradha është e gjatë. Horizontalisht. Qetësia juridike në klasën politike, mazhorancë dhe opozitë është arratisur. Paratë nuk janë rehatuar, janë në shënjestër. Ndaj qetësia fodulle e mazhorancës është fort e alarmuar. Plehrat do të jenë testi i provës për të mbyllur tranzicionin.

SPAK ka pak Prokurore e shumë pak potenciale, e brenda tyre ka dhe butake. Por edhe ata, e dinë se çfarë do të bëjnë. Kjo reformë është e re sepse ka një të re brenda. Drejtesia e re, nuk ka te gjitha zyrat në Tiranë. Për mirë dhe për keq..

Ciklopi i tha Odisesë, pasi rrëkëlleu pijën që shijoi fort...

Ty do të të bëj një nder, do të të ha të fundit...

Por nuk i premtoi se do e linte pa e ngrënë...!!!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Benca20/02/2022 15:03

O bq karasas tp qe nuk le rast pa u shfaqur ne mbrojtje te gremoz rucit, mukut tend per koke, edi rames shokut dhe mukut te ngushte te brekeve porse fundmi edhe sponrozit tend spekullant xhiorxh soros... o kurve tepelene sado te perpiqesh nuk te beson askush... une jam perpjekur te te nxjerr bojen duke te nxjerre emrin e vertete, se kuish jete qe e mban veten si i persekutuar por qe je nje kritpokomunist, enverist, gramozrucist, edvinist e pederast... Por po punoj me ata te syrit qe te duan se ja bene me interesante komentet qe te nxjerrin lakuriq se kush je... kjo dite mos u merzit vonoin pak por do te vije o kurve tepelenase.

krasasi tp19/02/2022 14:16

Para zgjedhjeve të 6 Marsit,mazhorancë - opozitë duhet të bëjnë një ndryshim në K.P dhe KPP. Jo vetëm ai që shet dhe ai që blen votat por edhe kapobandat partiake të përgjigjen penalisht për akaparimin e zgjedhjeve . Opozita duhet të kërkoi ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar
për Konçensionin e Portit të Durrësit si dhe të ndërmarrë nisma ligjore për ndryshime. Këshilli i Ministrave nuk duhet të fshihet pas 'vendimeve kolegjiale' ku askush nuk mban përgjegjësi, kur është fjala për pasuri kombëtare. Ngritja e një strukture gjithëpërfshirëse ,për të cilën nuk e kam idenë, as si do ngriet dhe as si do funksionoi . Por kur i bëjmë lëmsh punët për interesa klienteliste dhe më në fund ja faturojmë Sorosit të gjitha, qytetarët me të drejtë pyesin. Ore ky Soros ,Kryeministër i Shqipërisë ka qenë?. Ore nëse do kish qenë Soros guvernator i Shqipërisë kaq keq do ishte qeverisur Shqipëria?. Me siguri 10 herë më mirë.

MANI USA19/02/2022 07:12

PLEHRAT/ KRYEMINSTRI DORËZOHET, SHITJET KANË NISUR, MOS TELEFONONI NË TELEFON NR X!! NGREHRAT/ FRYEKRIMISTRI HORËZOHET, SHQITJET JANË STISUR;
MOS TELEFONONI NUMËRIN TIM!!" SIKUR ODISEUT N'SHPELLËN ÇIKLOPIT ME NJË SY
QË GJINDEJ FATKEQËSISHT BALLË PËRBALLË ME ÇIKOPIN; ÇIKLOPI DUKE URREJTUR
FARËN NJERËZORE, AI PARA ODISEUT IGLLABËROJË NJERIN BASHKËPUNËTOR EDHE
DUKE I THENË SE: UNË TY DO TË FAVOROZOJË, QË DO T'GLLABROJË MË T'MBRAMIN
POR, A NUK I THA QË TY NUK DO T'HA AS PËR MËNGJES, PËR DREKË O PËR DARKË!"
POR, ODISEU KUR NATËN ÇIKLOPI DUKE FJETUR, GJUM TË THELLË; AI ME TRIMËRI TË
PAPARË E TË PADËGJUAR, MORI NJË UNË TË ZJARRTË DHE ÇIKLOPIT IA ÇARROI DHE
ATË TË VETMIN SY; DHE, DUKE U MBËSHTJELLË ME BASHKA LESHI TË OGIÇËVE VETË
ODISEU ME BASHKËLUFTËTARË SHPETOJË NGA ÇIKLOPI I VËRBUAR ; AI VETËM DUKE
GJËMUAR DHE DËRMUAR MBETI NE SHPELLËN ÇIKLOPIKE, DUKE U BLLOKUAR N'ATË
SHPELLË TË KASAPRAVE DHE MASAKRAVE, MË GJENOCIDALE, KANIBALË, TEK TERË
FARËS NJERËZORE, ZGARRËS MË NDJERËZORE; T'KALIBANIZMIT ÇIKLOPIKE ËH MOJ
MË MJERA TI MIK EDHE MIKE; QË NA PIKE EDHE NA FIKE; RRAFSH PËR TOKE O AFSH
MOJ TI MË MJERA LOKE!!. MË TË FALA REFUGJATË LUFTËS NGA KOSOVA; MANI USA

Shto koment

Denonco