Luli në duar të grave

Luli në duar të grave

Nga Alfred Lela - 10/01/2022

A e ka sjellë rasti apo prirja, kush dreqin e di, por ‘Garda’ e Lulzim Bashës, në finalen e përplasjes më të fortë të jetës politike është një grup grash. Bjonde, me shtat të zënë, por jo domosdoshmërisht mend (të zëna, e kam fjalën), shfaqen ato qaj-e-ofshaj, në përpjekje për ta ngashënjyer publikun shqiptar, edhe ashtu të tromaksur nga batërdia e së shtunës.

Paradoksalisht, ose asfare kështu, janë gratë e futura në PD dhe ‘hatrin e Lulit’ nga dritarja e kuotave, pra nga thirrja për barazi gjinore në politikë. Kur vjen ora që akrepi politik i tejkalon edhe burrat, ato kuisin brigjeve të portaleve dhe gazetave “se janë gra”.

Nëse kemi rënë dakord se gratë dhe burrat janë të barabartë, atëherë pse para gazit lotsjellës, trokamave të tokmakëve mbi dyer të blinduara, ashpërsimit të fjalorit dhe ‘orëve të kulturës fizike’, ato bëhen ‘të pabarabarta’? E kuptoj se agjenda liberale këtë na thotë: jetoni një hiper-realitet dhe thoni se ai është i vërtetë, por shtresëzimi i së rrejshmes nuk e ndihmon, por e pengon, si raportin gjinor, ashtu dhe zhvillimin e shoqërisë.

Gratë e këtyre rasteve, e dinë ose jo, pranojnë ose jo, kthehen në viktima të trefishta. Një herë të kuotave, herën tjetër të dëmshpërblimit që duhet të paguajnë për to dhe, së treti, të vetes. Edhe pse janë futur në politikë nën sloganin ‘gra të forta dhe të mençura’, si çdo burrë i fortë dhe i mençur, madje pak më shumë, po të mos ishin penguar nga burrat dhe konstrukti social patriarkal, ato, brenda një dite, e hedhin të gjithën poshtë dhe shfaqen si e kundërta e kësaj.

Na thonë se janë bjonde, të brishta, shtatzana e me radhë, e pa masë, e pa kufi.

Ato fillojnë e luajnë mu atë lojë që u futën për të prishur: të burrave. Në këtë rast, të një burri që e njohim procedurialisht nëpërmjet emrit Luzim Basha. Duke dashur ta mbrojnë, ato i prishin punë; siç edhe ai, duke dashur t’i viktimizojë dhe heroizojë, i qesharakëzon.

Edhe për një arsye tjetër, përpos asaj se nuk mund ta kërkosh barazinë si burrë dhe ta ankimosh si grua. Çfarë duan këto gra pas dyerve të mbyllura me hekur të përforcuar, pas tubetëve me pepper spray apo pas zjarrfikëseve? Duke qenë se vinë nga hapja, nga toleranca, dhe nga fakultete të tjera të mëmësisë, pse nuk e kundërshtojnë mbylljen, izolimin, betonizimin dhe blindimin?

Të operuarit me dy regjistra, njëherë të burrneshës që mbyllet në kullë, dhe një herë të nënës që i duhet të lërë një sisë jashtë për të voglin, i zhvlerëson.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arsimi12/01/2022 16:40

PSE more zoteri ,mos e din bashen Bure?!?!

MANI USA11/01/2022 07:27

HEU, "LULI NË DUAR TË GRAVE!" EU, SHULI I VUAR ME BRAVE! AHIII, NJIFARË SI LULI,
GRILARË SI SHULI; DERËN E MBYLUR ME BRAVË DHE SHULIN! DERËN TË SELISË TEK
DEMOKRACISË TË SHQIPTARISË; DUKE U MBROJTUR NGA DELEGATËT E PARTISË TË DEMOKRAKRACISË Q'E KANË SHKARKUAR KRYETARIN E PARTISË; SEPSE, O QE PSE:
NE DY ZGJEDHJE NACIONALE HUMBI DHE U SERVILOS SI SERVIL I DIKTATURËS RUSO
SERBO JUGOSLLAVE TË PARTISË SOCIALISTE N'KRYE ME EDI RAMEN-KERDI DRAMEN
NDERSA LINDUR E NGRITUR NGA BABA POLITIK ISH KRYEMINISTR SALI BERISHA; AH,
KUR I BIRI SHKARKON BABËN KUR I NXIRI TRADHTON SHKABËN; DUKE E TRADHTUAR
PARTINË DHE DUKE TENTUAR TA PRAPTOJË TERË SHQIPTARINË; ATËHERË LULI POSI
SHULI, CRULI; LE TË VISHEJ NË KULE TË GRAVE, TERË CRULE MBYLL BRAVE; O DUKE
KUKE,SHTRYDHË SHKAVE; DUKE U MUROSUR, BLINDSOSUR MË MBYLLJE T'HEKURTA
NËN SHTATË DRYNA; QË KURRË MOS TË DALI, SE NUK KA SY AS FAQE NDAJ PARTISË
DEMOKKRATIKE, PËR SHKAK TË TRADHTISË, TRAGJEDISË TË MBARË SHQIPTARISË!!.
MANI USA

DEMOKRATI I BAZES10/01/2022 18:31

Basha nuk eshte pengu apo skllavi i Rames por Rama eshte kryetari i PD-se qe nga viti 2014! Edvin Rama eshte padroni dhe tutori i Bashes! Kjo lufte mori fund me turp per Lulzim Braven!! Basha nuk eshte as minorance ne politike por ka vetem 8 servile dhe vetem votat e familjareve te tyre. Me shume vota ne cdo zgjedhje te ardheshme do te marre Kujtim Gjuzi se sa partia e Lulzim Braves.
Objektivi eshte themelimi i nje partie te vertete demokratike, jo si ajo qe kishim keto 30 vite!
Nuk ka nevoje per revolucione dhe beteja te pergjakshme! Nuk ka nevoje per beteja ligjore dhe te humbasim kohen pa fund neper gjykata! Perndryshe demokratet do te lodhen ne beteja boshe. Ne tashme betejen tone e fituam sepse dolen qarte fekalet qe kishte mbledhur Partia Demokratike dhe doli qarte per te gjithe boten aleanca e krimit dhe korrupsionit Rama-Basha! Perplasja e pergjakshme tek selia e PD-se e arriti qellimin e saj final. Nuk ka nevoje qe te harxhohet akoma kohe dhe energji per seline dhe vulen e vulehumburit!
Nuk ka nevoje qe demokratet, antaret dhe simpatizantet e Partise Demokratike te vazhdojne kot me kot perplasjet e pergjakshme fizike per zyrat tek oborri i selise se PD me forcat policore te narko-shtetit dhe me banditet mercenare te Lul Braves. Apo nuk ka pse te vazhdojne perplasjet demokrate me demokrate neper rrethet dhe qytetet e Shqiperise. PD-ja tashme po mbrohet nga vete kryetari i saj Edvin Kristaq Rama dhe n/kryetari Lul Brava! PD-ja vdiq qe ne vitin 2013 kur iu dhurua Lulzim Bashes. Edvin Rama e ka marre De-Facto drejtimin e PD-se qysh pas takimit ne zyren e Lulit me Xhorxh Soros ne vitin 2014. Qe nga viti 2014, pas cdo vendimi dhe veprimi personal te Lul Braves qendron vete Edvin Kristaq Rama dhe jo Sali Berisha, sic perhapte fjale Luli. Kjo tashme doli fare e qarte si drita e diellit!
Sfida e vertete e demokracise eshte themelimi i nje partie te vertete demokratike e tipit konservator amerikan dhe perendimor, qe do te coje perpara reformat demokratike.
E vetmja zgjidhje ne kete situate eshte qe i ashtuquajturi Komisioni i Rithemelimit te PD te kthehet ne Komisionin e Themelimit te Partise se re "Foltorja Demokratike". Nese qe te gjithe demokratet mbi 100 mije antaret dhe mbi 500 mije simpatizantet aktuale te Partise Demokratike ikin nga partia e Lul Braves dhe krijojne partine e tyre te re, te paster, demokratike, pa gabime dhe e tipit konservator, Lul Braves vulehumbur, i mbetet vetem selia, vula dhe Gaz Bardhi, Gridarja Oh-oh-oh me Salijanjin dhe 5-6 qelbesire te tjere interesaxhinj te paskrupull, pa antare dhe lakuriq fare. Ne kete rast Lul Brava nuk ka se si te perfaqesoje me demokratet as moralisht, as realisht dhe as ligjerisht. Secili mbeshtetes te shkoje tek partia e vet, keshtu qe evitohet dhe perfundon cdo perplasje fizike midis mbeshtetesve perkates te Lul Braves dhe Dr. Berishes. Midis Lul Braves dhe demokrateve nuk ka me asnje lidhje dhe asgje qe t'i bashkoje me ne te ardhmen. Ndarja tashme eshte historike!
Lul Brava le ta mbaje edhe seline edhe vulen, qe iu dhuruan ne vitin 2013! Partia nuk eshte as selia, as vula, as emri dhe as flamuri, por eshte antaresia! Nje kryetari po i more antaresine dhe simpatizantet, ia ke marre komplet partine. Prandaj nuk kane pse te humbasin kohen kot, mundin dhe djersen e tyre duke u perpleshur dhe duke u perplasur perpara selise se PD-se, por te vazhdojne punen per themelimin, regjistrimin dhe strukturimin e te gjitha niveleve ne qender dhe ne baze te partise se re "Foltorja Demokratike".
Le te themelohet partia e re "Foltorja Demokratike". Te gjitha i ka gati, mbi 100 mije antaret, strukturat dhe mbi 500 mije mbeshtetesit e saj!
Pas kesaj, pyetja e pare qe do t'i bejne kudo dhe gjithmone gazetaret Lul Braves, do te jete: Ku i ke antaret? Ku i ke demokratet? Ata iken, ty te mbeti vetem selia, emri dhe vula, ata kane partine e tyre tani! Luli do te mbetet lakuriq fare!
Keshtu qe Lulzim Brava nga nje vulembajtes do te kthehet shume shpejt ne nje vulehumbur dhe vasal dhe uturak i Edvin Kristaq Rames.

Shto koment

Denonco