Një ditë që do të jetojë përgjithmonë në turp!

Një ditë që do të jetojë përgjithmonë në turp!

Nga Oerd Bylykbashi - 10/01/2022

8 janari 2022 do të shënohet në historikun e politikës si dita kur Lulzim Basha blindoi selinë e Partisë Demokratike për të lënë jashtë demokratët.

I provokoi, u hodhi lëndë kimike dhe irrituese mbi fytyre e trup, granata trullosëse dhe përdori hunj dhe i rrahu e i gjakosi vetëm sepse deshën të hyjnë në selinë e tyre.

Në fund, në koordinim me qeverinë, thirri policinë duke përdorur ata pak deputetë rreth tij si justifikim e si mburojë njerëzore.

Hyrja dhe përdorimi i dhunës nga policia brenda godinës së një partie politike nuk ka as bazë ligjore, as precedentë praktikë që ta përligjin sadopak atë.

Dje u vendos një precedent i rrezikshëm për demokracinë: Qeveria bëhet palë në një konflikt të brendshëm të një partie, aq me shumë partie rivale opozitare dhe e zgjidh duke i vënë policinë në dispozicion palës që zgjedh Qeveria.

Më keq akoma, Qeveria zgjedh palën që i duhet asaj. Por e keqja është se në çdo rast përfshirja e policisë e ngatërron atë vetë në mes të një konflikti politik nga ku policia dhe drejtuesit e saj më të lartë do të dalin padiskutim të bërë pis politikisht.

Shpejtësia dhe saktësia e reagimit policor tregon me siguri koordinim paraprak të Lulzim Bashës me policinë e regjimit.

Dhuna e shproporcionuar e ushtruar nga policia mbi demokratët me ftesë të Lulzim Bashës nuk tregon vetëm cinizmin e Ramës, por ngricën e shkretëtirën emocionale të Bashës kur dhunonte me policët e Ramës anëtarët e PD që u bënë copë ta bënin kryeministër.

Kur dikush të mbyll derën e shtëpisë, legjitimitetin nuk e ka dera e blinduar por e drejta për të hyrë në shtëpinë tënde.

Ndaj mijëra demokratë shkuan të kërkonin lirimin dhe dorëzimin e shtëpisë së tyre nga ai që shkarkuan.

Më 11 dhjetor 2021 Lulzim Basha u shkarkua nga Kuvendi Kombëtar i demokratëve. Më 18 dhjetor 2021 shkarkimi i tij u ratifikua nga më shumë se 43.000 anëtarë të PD. Por Lulzim Basha vuan sindromën e mohimit të realitetit.

Është kjo gjendje që atë e shtyu të lëshojë çdo sharje e të mbyllë dyert e selisë për deputetët e antarët e partisë, të blidojë atë e ta mbushë me të fortë të armatosur me mjete gaz-hedhëse e granata trullosëse, hunj e me armë.

Lulzim Basha është nën psikozën e kështjellarit të rrethuar që është gati të bëjë çmenduri të përgjakshme për të mbajtur muret kundër të gjithëve edhe kur kjo është e pamundur.

8 janari 2022 kaloi, xhamat e selisë do të zëvendësohen po anëtarët kurrë nuk do të harrojnë atë që u bëri Lulzim Basha, sepse nuk ka protezë për një shpirt të thyer.

Nuk ka demokrat që nuk ka parë se çfarë është në gjendje të bëjë kundër tyre Lulzim Basha për vulën dhe muret e zyrës, ka parë festimet e tij dhe të atyre pak pasuesve te tij ndërkohë që shumë demokratë shtriheshin buzë Lanës në gulçe pa frymë nga gazi që u hodh nga selia.

Nuk ka demokrat që nuk dëgjon vrerin që po nxjerrin ndaj tyre. 8 janari kaloi dhe shqiptarët panë tek Lulzim Basha shembullin më të shëmtuar të kryetarokracisë së vulës që vret demokracinë e votës.

Të gjithë e panë Bashën t’i kërkojë ndihmë Ramës kundër anëtarëve të tij dhe që Rama i dhunoi me kënaqësi cinike demokratët në selinë e tyre me kërkesën, lejen dhe ngazëllimin festiv të Bashës.

8 janari 2022 do të kalojë në histori për turp të Lulzim Bashës. Vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD të datës 11 dhjetor 2021 për rithemelimin dhe riorganizimin e PD janë imperative. Demokratët do të kthehen në selinë e tyre. Por është në nderin tonë që ky moment të jetë vetëm fillimi i një rruge të re të PD të bazuar në parime dhe demokraci e jo në pazare personale dhe autokraci.

PD do të jetë gjithmonë më e fortë duke qëndruar e bashkuar rreth njerëzve dhe vlerave që ajo përfaqëson!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

DEMOKRATI I BAZES10/01/2022 17:39

I nderuar Oerd!
Kjo lufte mori fund me turp per Lulzim Braven!! Nuk ka nevoje per beteja te pergjakshme! Nuk ka nevoje per beteja ligjore dhe te humbasim kohen pa fund neper gjykata! Perndryshe demokratet do te lodhen ne beteja boshe. Ne tashme betejen tone e fituam sepse dolen qarte fekalet qe kishte mbledhur Partia Demokratike dhe doli qarte per te gjithe boten aleanca e krimit dhe korrupsionit Rama-Basha! Perplasja e pergjakshme tek selia e PD-se e arriti qellimin e saj final. Nuk ka nevoje qe te harxhohet akoma kohe dhe energji per seline dhe vulen e vulehumburit!
Nuk ka nevoje qe demokratet, antaret dhe simpatizantet e Partise Demokratike te vazhdojne kot me kot perplasjet e pergjakshme fizike per zyrat tek oborri i selise se PD me forcat policore te narko-shtetit dhe me banditet mercenare te Lul Braves. Apo nuk ka pse te vazhdojne perplasjet demokrate me demokrate neper rrethet dhe qytetet e Shqiperise. PD-ja tashme po mbrohet nga vete kryetari i saj Edvin Kristaq Rama dhe n/kryetari Lul Brava! PD-ja vdiq qe ne vitin 2013 kur iu dhurua Lulzim Bashes. Edvin Rama e ka marre De-Facto drejtimin e PD-se qysh pas takimit ne zyren e Lulit me Xhorxh Soros ne vitin 2014. Qe nga viti 2014, pas cdo vendimi dhe veprimi personal te Lul Braves qendron vete Edvin Kristaq Rama dhe jo Sali Berisha, sic perhapte fjale Luli. Kjo tashme doli fare e qarte si drita e diellit!
E vetmja zgjidhje ne kete situate eshte qe i ashtuquajturi Komisioni i Rithemelimit te PD te kthehet ne Komisionin e Themelimit te Partise se re "Foltorja Demokratike". Nese qe te gjithe demokratet mbi 100 mije antaret dhe mbi 500 mije simpatizantet aktuale te Partise Demokratike ikin nga partia e Lul Braves dhe krijojne partine e tyre te re, te paster, demokratike, pa gabime dhe e tipit konservator, Lul Braves vulehumbur, i mbetet vetem selia, vula dhe Gaz Bardhi, Gridarja Oh-oh-oh me Salijanjin dhe 5-6 qelbesire te tjere interesaxhinj te paskrupull, pa antare dhe lakuriq fare. Ne kete rast Lul Brava nuk ka se si te perfaqesoje me demokratet as moralisht, as realisht dhe as ligjerisht. Secili mbeshtetes te shkoje tek partia e vet, keshtu qe evitohet dhe perfundon cdo perplasje fizike midis mbeshtetesve perkates te Lul Braves dhe Dr. Berishes. Midis Lul Braves dhe demokrateve nuk ka me asnje lidhje dhe asgje qe t'i bashkoje me ne te ardhmen. Ndarja tashme eshte historike!
Lul Brava le ta mbaje edhe seline edhe vulen, qe iu dhuruan ne vitin 2013! Partia nuk eshte as selia, as vula, as emri dhe as flamuri, por eshte antaresia! Nje kryetari po i more antaresine dhe simpatizantet, ia ke marre komplet partine. Prandaj nuk kane pse te humbasin kohen kot, mundin dhe djersen e tyre duke u perpleshur dhe duke u perplasur perpara selise se PD-se, por te vazhdojne punen per themelimin, regjistrimin dhe strukturimin e te gjitha niveleve ne qender dhe ne baze te partise se re "Foltorja Demokratike".
Le te themelohet partia e re "Foltorja Demokratike". Te gjitha i ka gati, mbi 100 mije antaret, strukturat dhe mbi 500 mije mbeshtetesit e saj!
Pas kesaj, pyetja e pare qe do t'i bejne kudo dhe gjithmone gazetaret Lul Braves, do te jete: Ku i ke antaret? Ku i ke demokratet? Ata iken, ty te mbeti vetem selia, emri dhe vula, ata kane partine e tyre tani!
Keshtu qe Lulzim Brava nga nje vulembajtes do te kthehet shume shpejt ne nje vulehumbur dhe vasal dhe uturak i Edvin Kristaq Rames.

Lomy10/01/2022 16:44

Kelysh komunistesh (ne fakt njihet vetem e ema) dhe hajdut ordiner! Kaq eshte oerta, asgje me shume

Ai10/01/2022 13:43

Fale felliqesive te nje kelyshi komunisti si oerd bylykbashi, kjo sigurisht do mbahet mend. Po si ka mundesi qe te gjithe ata qe i shkojne mbrapa dhe e mbrojne shokun sali jane te gjithe nga familje te pinjolleve te diktatures. Me thoni nje qe ka minimumi 10-vite burg te tij ose te ndonje familjari ne kohen e diktatures ????? Perjashtoj ketu cimin qe dihet se eshte familje komunistesh... Perte mosu larguar shume pyeteni shokun oerd bylykbashi a ka vjedhur ndonje prone ne Durres afer currilave...... . Me kete nuk dua te them qe nuk ka pasur prona, nga gjyshja qe e mohoi deri sa erdhi viti 1992 e pas, por ka marre ku i ka pelqyer dhe jo ku e ka pasur gjyshja qe ky e mohoi. Dhe e fundit pyeteni a e mban akoma foton e enver hoxhes ne dhomen e gjumit....

N10/01/2022 12:01

Oerd shkrimit tënd nuk i hiqet apo shtohet asnjë presje.Vazhdoni punën në bazë sa më shpejt për rithemelimi e Partisë demokratike.Basha të mbajë vulen dhe tullat e selisë dhe turpin bashkë me të korruptuarit qe janë rreth tij.Koha nuk pret sa më shpejt në bazë.

Shto koment

Denonco