'Varfëria e shqiptarëve do të të hajë kokën'

'Varfëria e shqiptarëve do të të hajë kokën'

Nga Bujar Leskaj - 09/01/2022

Sot, u bëmë dëshmitarë të një shfaqjeje provokative nga kryeministri, nga ai që pretendon se është jo vetëm lider i shqiptarëve, por edhe lider global! 

Sot u bëmë dëshmitarë të një grotesku pa shije me “leksionet” e demokracisë, nga ai që ka mbi një dekadë që nuk ka demokraci në partinë e tij, që nuk bën, qoftë edhe formalisht zgjedhje, që i ka të gjithë të emëruar e jo të zgjedhur; që ka pasur dhe ka qeverinë më të korruptuar në historinë e tranzicionit shqiptar; që ka blerë ose grabitur zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Shqipëri, veçanërisht zgjedhjet e 25 prillit 2021, gjenerues i krizës shqiptare. 

Sot jo vetëm demokratët, por të gjithë shqiptarët u provokuan nga ai që ka dëbuar mbi 500.000 shqiptarë në 9 vitet e qeverisjes së tij; nga ai që ka përdhosur shtetin e së drejtës në Shqipëri; nga ai që ka shkelur me të dyja këmbët liritë e të drejtat elementare demokratike të shqiptarëve; nga ai që e ka përparuar aq shumë vendin me qeverisjen e tij, sa 70% e rinisë shqiptare do të ikë nga sytë këmbët nga Parajsa e tij mbi tokë, nga Lideri Global që ka kokën në Stamboll e trupin në Beograd, ndërsa këmbët në fytin e Shqipërisë e Kosovës!

Sot kryetari i sektit Rama shfaqi hapur natyrën e tij të vërtetë të pështirë: cinizmin e urrejtjen patologjike për Partinë Demokratike e demokratët dhe përçarjen për të gjithë shqiptarët, duke mbjellë e helm në çdo fjalë “të mençur” që lëshoi! 

Çdo njeri tjetër në vendin e tij do ta fshihte gëzimin, do ta frenonte edhe urrejtjen teksa shihte situatën në kampin kundërshtar politik. 

Në demokraci opozita është pasqyra ku pozita duhet të shikojë veten e të korrigjohet. 

Një kryeministër serioz nuk do të gëzohej për gjendjen e tanishme të opozitës, sepse në demokraci opozita e fortë prodhon zhvillim, ide, progres; kornizon mazhorancën në kufijtë e shtetit të së drejtës. 

Demokratët nuk kanë nevojë t’u tregosh ti rrugën, as t’i fyesh teksa etiketon si “kufomë politike” partinë e 100.000 anëtarëve dhe 620.000 shqiptarëve që e votuan! 

Sado të plagosur, sado të dëshpëruar, sado të pashpresë të jenë nga disa humbje e udhëheqja e tyre, demokratët e vërtetë, të gjithë demokratët shumë shpejt do ta gjejnë rrugën.

Ata do të ringrihen si Feniksi!

Demokratët e kanë të qartë se, pavarësisht situatës së vështirë, në të cilën ndodhen, kundërshtari i vërtetë je ti dhe sekti yt që keni kapur për gryke Shqipërinë e shqiptarët. 

Demokratët e dinë se opozita nuk është “kufomë politike”, siç e quan ti, por është frymë dhe besimi i shoqërisë për të sjellë ndryshimin. 

Ti mund të “tallesh” për ca kohë, por mbaje mend, JO PËRGJITHMONË! 

Shumë shpejt shqiptarët do të të tregojnë vendin e merituar, afër Esad Pashë Toptanit! 

Do apo nuk do ti: 

PARTIA DEMOKRATIKE është një ide e pandërprerë për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë.

PARTIA DEMOKRATIKE është ëndrra e qindra- mijëra, miliona shqiptarëve në të kaluarën dhe sot.

PARTIA DEMOKRATIKE ka lindur si forcë kundër diktaturës enveriste dhe do të vazhdojë të jetë edhe sot kundër autokracisë edviniste.

Demokracia është hapësira e saj, Liria është hapi i saj, dhe Drejtësia dhe e Ardhmja është koha e saj.

Në ndjekje të Demokracisë, Lirisë, Drejtësisë dhe të Ardhmes, PARTIA DEMOKRATIKE ekziston, merr frymë, vepron, ëndërron, mendon, ecën, rrëzohet, ngrihet përsëri, vrapon, guxon dhe fiton.

Ndaj ndalo provokimet, kurseji leksionet e demokracisë dhe kthe sytë nga realiteti ulëritës, në të cilin e ke çuar Shqipërinë.

“Lider” Global, një këshillë: Është varfëria, o budalla, pabarazia e thellë, në të cilën e ke çuar shqiptarët e Shqipërinë që do të të hajë kokën!

Partia Demokratike do ta rigjejë shumë shpejt rrugën e saj!

Do të jetë më e bashkuar, më e fortë e më demokratike, për të mirën e Shqipërisë e shqiptarëve dhe për të keqen tënde dhe të sektit që ke prodhuar e drejton!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arsimi12/01/2022 16:45

O leskaj ,perse nuk kandidon per kryetar te PD ?! Me lulushin ,bardhen ,griden ,salihajnin ,alihoxhen jeminmiushin ,pedeja ka mare fund. Shpetojeni PD.

MANI USA09/01/2022 23:29

HEU, LESKAJ RAMES: VARFËRIA E SHQIPTARËVE DO TË TË HAJË KOKËN!
EU, LESKAJ DRAMES: KATRANDIA E SHQIPTARËVE DO TË TË VRAJË KRROKËN!.
SIKUR DIKUR QË NJË FANTAZMË OR, KRRAKAZMË E RINGJALLUR NGA VARRI ËH,
E RISHPALLUR NGA ZJARRI; QË KOKËN NË MOSKË DHE STAMBOLL E BELIGRAD,
BISHTIN E TRUPIN NË TERË TROJET MBARË KOMBËTARE, MBARË SHQIPTARE!.
DUKE TENTUAR, KËRKUAR, PËR TË NA GLLABËRUAR, SHKATËRRUAR DHE KËTO
TROHA, MOHA, KOSOVË E SHQIPËRI, GJËJA PREJA SI HORRPROVË SHTIPUR GRI;
MU SI MONSTRUME OR KONSTRUME E TËRBUAR, DUKE KAFSHUAR,RRAFSHUAR,
BASTRADHUAR, PËR NA SHKATRRUAR, EDHE NËNËN SHPIPTARIE, EDHE GJENËN
KAH SHNDRITKA VËRRIE; QË VEÇ SA KA FILLUAR, TFILLUAR, PËR RIGJALLËJE OR,
TËR PRIBALLËJE, DUKE U SHPLUAR DHE ZBULUAR TERË GJENOCIDET, ETNOCIDET,
SHEKULLORE, TEMPULLORE; NGA KËTA, PËR HATA; MË KANIBALË, TANIBALË ËËËH,
MË KATASTROFALË; QË KURRË HË BURRË A GRUA, NGA KJO GURRË E KRUA OUUH,
NUK DIJNË AS NUK NDIJNË, TË NGOPËN AS TË KOPËN, SE PAK PO U DUKËN, QË NA
ZHDUKËN, MBI 80% POR KËRKOJNË, TENTOJNË 100% TERË PELLAZGO ILIRO HEJ,
MBARË SHQIPTARINË; POR NGADALNI, SE KRYLEGJENDA HYEREGJENDA MBARË
SHQIPTARE, QË PO RIZGJOHEJ, QË DO RISHTROHEJ; PËR LIRINË, PAVARËSINË OR,
DEMOKRACINË, MBARË KOMBËTARE MBARË SHQIPTARE; ËH, TRADHTARËT MORE
TË KOMBIT, KU DO TA BËJNË VENDIN, KU DO TA BREJNË TRENDIN: AS TË GJALLË O
AS TË VDEKUR, AS TË SHPALLË AS TË PREKUR; AS ME TOKËN, AS ME LOKËN, OUH,
POR DO DENONCOHËN SI ESAT PASH TOPTANI PËR TRADHTI SHQIPTARE! MANI USA

Skrapari09/01/2022 21:06

Bravo Z. Leskaj. Mushka keshtu i do drute. Shpejt Edvin qelbesira do ta gjeje koken e kandilit. Ne pidh te mamase do te shkoje. Do tja rezervojme vendin atje ku e meriton bashke me pengun e tij liliput llyll braven.

Nardi09/01/2022 20:20

Jo o Bujar Leskaj jo , se po ndejtet ju dhe sekti juaj i deputeteve ne preherin e Lul Pengut dhe te luteni qe te shtyhet sa me shume koha e qendrimit te prapanices suaj ne ate karigen e deputeti te cilat realisht nuk i meritoni per sa kohe mbani anen e atij qe eshte fasade e Rames , ky pallosh groshi do vegjetoje si kryeminister sa ti doje kokra e qejfit , sepse ju qe duhet te ishit ne frontin e pare te luftes , fshiheni pas ca shkrimeve bajate qe realisht u ka ikur koha qe me daljet e para te "RD " ne fillim vitet 90 . Leri teorizmat , dil ne balle te turmave , bashkohu me demokratet e vertete te cilet ai kryetari yt te cilin ti ne heshtje e mbeshtet , i gjakosi pikerisht ne ate qe duhet te ishte shtepia e lirise , mbeshteti realisht demokratet e Vlores qe te kane dhene voten , dil ne sheshe bashke me ta , sepse keshtu nga karigia e zyres tende dhe me shkrimet e tua si hartimet e dikurshme te 8 vjecares nuk rezohet Edi Rama per sa kohe e mban ne ate post Pengbasha edhe me indiferentizmin tend dhe sitengjashmit e tu . Boll me shkrime bajate , bashkohu me demokratet e vertete dhe atehere do ta shohesh se si do dridhet Rama dhe ai qe me sjelljen e tij prej pengu ka vite qe e mban ne pushtet per interesa te ngushta meskine . Atehere do behesh i besushem dhe shkrimet e tua do marin kuptimin e vertete dhe ti do kesh guximin qe per mandatin tjeter tu kerkosh demokrateve vlonjate voten e tyre , qe per momentin nuk e ke ate guxim dhe nuk ke per ta pasur per aq kohe qe me indiferentizmin tend mbeshtet nje uzurpues dhe nje gjakoses se shpirtrave te vertete demokrat

Tomy09/01/2022 19:31

Po te kishim ligjin me parime islame kete do ta varnim per qoke prane ambasadave.

Abalone09/01/2022 18:31

BRAVOOOOO!!!
Ky është shkrim!

Shto koment

Denonco