Si e shiti Basha krimin e tij si i ‘viktimizuar’ në stilin serb të rastit ‘Panda’ në Pejë

Si e shiti Basha krimin e tij si i ‘viktimizuar’ në stilin serb të rastit ‘Panda’ në Pejë

Nga Enver Bytyçi - 09/01/2022

Dy burra të maskuar para 22 vjetësh më 14 dhjetor 1998 hynë në lokalin “Panda” në Pejë dhe vranë gjashtë nxënës të shkollës së mesme. Të gjashtë ishin të kombësisë serbe. Njëzet vjet më vonë, në vitin 2018, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, u detyrua të pranojë se ajo vrasje ishte inskenuar dhe realizuar nga sigurimi i Serbisë, me qëllim që të fajësonin shqiptarët për të. Ishte koha kur lufta në Kosovë kishte nisur dhe serbët kërkonin alibinë për t'u viktimizuar e për të jafësuar viktimën e tyre.

Një skenar i tillë u përsërit të shtunën e djeshme nga Lulzim Basha. Por ai e kopjoi si nxënës i keq mësimin serb të vetëviktimizimit. Ai shkatërroi zyrën e tij, theu kompjuterat, tavolinat, karriket, grisi libra, me qëllim që të fajësojë protestuesit demokratë kundër tij. Ndërkaq asnjë protestues nuk mundi të ngjitet në katin e dytë e për pasojë të hynte në zyrën e Lul Bravës! Dyert e blinduar në katër seksione dhe ndërhyrja e policisë së shtetit nuk lejuan që demokratët e revoltuar nga Luli të ngjiten deri në katin e dytë e te zyra e tij.

Luli përdori kamikazë që qëllonin me gurë, xhama të thyer, karrike e shkopinj mbi protestuesit poshtë tyre. Ishte një pamje trishtuese se si këta terroristë të paguar nga Lul Basha përgjakën protestuesit poshtë zyrës së së këtij të fundit. Ishin 12 të gjakosur e të viktimizuar nga protestuesit që kërkuan ndihmë mjekësore. E megjithatë deri tani shohim se policia ka fajësuar dhe arrestuar viktimat për dhunën që shkaktuan terroristët e Bashës nga zyra e tij.

Shqiptarët kanë shumë shpresë se së paku prokuria do të sqarojë të gjitha faktet, e do të gjejë të gjithë autorët e këtij krimi që përfundoi me gjakosjen e demokratëve protestues te selia e Partisë Demokratike. Kryebanditi i viktimizuar i kësaj skene të dhunshme të së shtunës është Lulzim Basha, ndërsa ndihmësi i tij më i afërt është Gazmend Bardhi! Merrni në ndjekje penale këta të dy dhe do të dalë e vërteta në shesh! Mjafton të mos manipulohen provat e të mos fshihen ato! Eshtë koha që të demaskohet mashtrimi i viktimizuesve të sojit serb!

Por jo vetëm këta. Duhen marrë në pyetje të gjithë deputetët që i bënin shoqëri Lulzim Bashës. Duhet pyetur gjithashtu Agron Gjekmarkaj pse iku para të tjerëve nga selia e Partisë Demokratike! Ka diçka me të cilën ai nuk është pajtuar e nuk mund të pajtohej! Unë them se duhet marrë në pyetje gjithashtu miku im Flamur Hoxha, për të cilin jam i sigurt se është ndjerë i trishtuar me zbatimin e atij skenari nga ana e Lulzim Bashës. Thjesht për të marrë vesh nëse kjo që them unë është ose jo e vërtetë! Por kurrë nuk besoj se zoti Hoxha  nuk do të ndjehej i trishtuar nga ajo që ndodhi dhe bënë kriminelët e katit të dytë të Partisë Demokratike nën drejtimin e Bravës dhe Bardhës!

Duhet pyetur Grida Duma, pse shoqërohej me pesë bodigardë, kush i paguan ata dhe kush e kërcënon atë! Duhet pyetur roja i dorëhequr, Pëllumb Matraku, sepse ka dëshmuar se në seli ka armë dhe se donin ta bënin viktimë të skenarit të dhunës së tyre! Duhen arrestuar të gjithë personat që ishin në katin e dytë dhe ushtruan dhunë kundër protestuesve, se pse ishin në vendngjarje dhe kush i komandonte ata, se ku e morën gazin lotsjellës dhe kush u dha urdhër për përdorimin e tyre. Duhen ekzaminuar të gjitha armët që janë përdorur në atë skenë krimi të katit të dytë të Partisë Demokratike!

Duhen gjurmuar dhe zbuluar lidhjet e këtyre kriminelëve në mbështetje të Lulzim Bashës më mafien dhe krimin e organizuar, si dhe motivet që i kanë shtyrë të vihen në dispozicion të kryekriminelit Lulzim Basha e ndohmësit të tij Gazmend Bardhi! Përdoruesi i gazit të paligjshëm ka një furnitor dhe ka një tutor. Kush janë këta?

Opnioni publik pret nga prokuroria që të ndriçohet gjithçka dhe roli i gjithëkujt, i organizatorëve dhe ekzekutorëve, i mercenarëve dhe pagatorëve, i Lulzim Bashës e Gazmend Bardhit, si dhe i Gosturanëve e deri te roli i të përdorurve të tjerë ish-drejtorë të Lulzim Bashës në ministritë dhe Bashkinë e Tiranës, poste të cilat atij ia bëri dhuratë Sali Berisha!

Viktima e vërtetë e ditës së shtunë nuk ishte Lulzim Basha, ishin demokratët, të cilët e shkarkuan atë! Prandaj dhe imitimi i eksperiencës serbe si alibi për t'u vetëviktimizuar është imitim i dalë boje!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp09/01/2022 16:03

Z.Bytyçi, besoj Ju e dini se Z.Basha si kryetar i PD dhe kryeopozitar, përsa kohë nuk është 'çkurorëzuar', ka një status ligjor. Mbrohet nga shteti. Jo çdo njeri, apo qofshin edhe 1 mijë veta, nuk mund të futen në seli dhe ta dhunojnë, as Atë ,as eksponentët, zyrtar apo punonjës të selisë PD. E drejta e Tyre për tu mbrojtur me çdo mjet, prevalon mbi emocionet, pandehmat,zemërimin dhe revoltën e 'bujtësve' të pa ftuar. Mjetet me të cilat mbrohet selia e PD , asaj socialiste etj, janë të përcaktuara me ligj dhe me ligj gjithashtu është përcaktuar edhe se kush ka të drejtën e kontrollit mbi çdo 'skutë' në seli. Protesta mund të analizohet edhe nga një këndvështrim tjetër. Kur të votojnë 44 mijë anëtar të PD , duhet të të pasojnë për në seli të paktën 10 mijë veta.Tirana ka gati 700 mijë banorë.Durrësi,Elbasani,Mamurrasi etj, janë larg një vrap pele. Axhendës së Z.Berisha nuk ju bashkangjitën demokratët. Nuk ka 'frymë', nuk ka 'karburant'. Mbi Z.Berisha rëndon non grata. Por Z.Basha, nuk bëri mbrëmë
thjesht një insinuatë , por deklaroi se mbi disa nga mësymësit mbi seli dhe jo vetëm, rëndojnë krime dhe korrupsion të llogaritura në disa miliarda dollarë. A fletë mbi baza perceptimi, apo si lider i opozitës, shteti ka detyrime t'ja bëj me dije, apo amerikanët që 'shohin' nga kupa e qiellit e deri te fundi i detit, ja kanë bër me dije L.B?, Duhet pritur. Qytetarët presin ditë më të mira.

Shto koment

Denonco