PD dhe demokracia në rrezik, shqiptarët kanë veç një mjet përballje

PD dhe demokracia në rrezik, shqiptarët kanë veç një mjet përballje

Nga Bujar Nishani - 07/01/2022

Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua në 1990 si vullnet dhe shprehje e lirisë, të drejtës dhe modelit perëndimor të sistemit politik mbi të cilin shqiptarët vendosën të ndërtojnë jetën e tyre.

Shqipëria dhe shqiptarët kishin vuajtur më shumë se çdo komb e popull tjetër evropian nga diktatura marksiste, izolimi e braktisja.

Ndaj dhe lindja e pluralizmit politik dhe ngritja e një modeli perëndimor në sistemin shoqëror as nuk ishte e lehtë e as nuk do të reshtej së qeni i sulmuar, minuar dhe kompromentuar si vlerë e model.

Për shqiptarët minimi i pluralizmit dhe modelit perëndimor të sistemit shoqëror, ka qenë dyfish i synuar, për faktin se ekzistenca e sistemit shoqëror sipas modelit perëndimor përputhej tërësisht me interesin kombëtar të shqiptarëve.

Nëse në fundin e epokës staliniste në Shqipëri, ky agresion ndaj pluralizmit dhe nisjes së një modeli perëndimor mbështetej tek strukturat okulte që diktatura kishte ngritur gjatë 50 viteve të mbretërimit të saj, sot në shekullin e kibernetikës ky sulm është bazuar e funksionon mbi platformën e korrupsionit total mbi këdo e me kosto marramendëse, ku gjithçka u jepet të korruptuarve antisistem, grabitet ditën me diell nga xhepi i shqiptarëve të sfilitur.

Partia Demokratike, me të mirat dhe gabimet e saj, me arritjet dhe dështimet e saj, ia ka arritur të ishte faktori i vetëm i një standardi të caktuar të ruajtjes, promovimit dhe funksionimit të vlerave të atij modeli perëndimor.

Për këtë arsye e të tjera, sulmi dhe platformat e minimit ndaj saj nuk kanë reshtur kurrë.

Për shkakun se kjo parti ka përfaqësuar në bindje e model, herë pas here, shumicën e shqiptarëve dhe totalisht interesin kombëtar, ky atak ndaj saj, ka qenë në fakt një atak ndaj shumicës së shqiptarëve dhe ndaj interesit kombëtar.

Këtu ndërlidheshin dhe aktorët e interesuar për këto platforma.

Aktorët e interesuar për minimin e sistemit të pluralizmit politik dhe aktorët e interesuar për minimin e interesit kombëtar shqiptar.

Partia Demokratike ia arriti në 30 vitet e fundit të përballet me këtë aleancë të këtyre aktorëve.

Platforma e minimit të pluralizmit dhe interesit kombëtar nuk ja doli të triumfonte as në 1990, as në 1997, as në 1998, as në 2001.

Megjithëse në këto vite për shqiptarët rrethanat dhe kushtet ishin shumë më të vështira e të ashpra, vlerat e pluralizmit dhe interesit kombëtar nuk u zhbënë.

Kjo më së shumti se Partia Demokratike (demokratët) ia arriti të ruante vlerat e sistemit që shqiptarët vendosën të kenë me rënien e “perdes së hekurt”.

Sot Partia Demokratike dhe sistemi i vlerave ndodhen nën kërcënimin dhe rrezikun më të madh të ekzistencës së tyre.

Ataku ndaj tyre nuk bëhet më me burgime, plumba, banda të armatosura, por me miliona të parave të pista gjeneruar nga hajnia dhe tradhtia.

Hajnia dhe tradhtia prodhojnë shumë para, para që nuk njohin kufij, por ato janë e mbeten të qelbura.

Ndaj rreziku i asgjësimit të vlerave të perëndimit dhe interesit kombëtar është sot më i madh se kurrë më parë, që prej rrëzimit të stalinizmit në Shqipëri.

Përballë kësaj furie të madhe të hajnisë dhe tradhtisë, shqiptarët kanë veç një mjet përballje.

Forcën e shpirtit dhe rezistencës së tyre duke hedhur tutje çdo kompleks, çdo provokim, çdo manipulim.

Historia njerëzore e ka konfirmuar në çdo rast se kurrë hajnia dhe tradhtia nuk e kanë thyer dot forcën e shpirtit të njerëzve të lirë, të ndershëm e patriotë.

Sado i madh të jetë thesi i parave të qelbura të korrupsionit, ai nuk e mbulon dot detin e pafund të shpirtit njerëzor.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA07/01/2022 23:34

HEU,PD DHE DEMOKRACIA N'RREZIK, SHQIPTARËT KANË VEÇ NJË MJET PËRBALLJE!
EU, SHKRETË DEMONKRACIA HË MIK,SHQIPTARËT JANË REGJ NJË JETË TËRKALLJE?!
SIÇ PATË THËNË NJË PLEQNAR I LINDUR SI FILOZOF, TEK PËRNGA VUAJTJA PO EDHE
STËRVUAJTJA; DHE JEZUESI VETË KA PREJARDHJE NGA MU PELLAZGO ILIRO MBARË
SHQIPTARIA: KUR NË DARKËN E FUNDIT ME BASHKËLUFTËTARË TË VETË UA SHTRON
NJË TRYEZË LAMTUMIRËSE; DUKE UA SHTRUAR PËRPARA GJITHA TË MIRAT E ZOTIT;
DUKE UA TËRHEQUR VREJTEN: NESER NJERI PREJ JUSH DO TË MË TRADHTOJË DHE,
DO TË MË KINDAPOJNË, EDHE DO T'MË VARIN NË KRYQIN E VDEKJES; HEU, ASNJERI
NGA JU, NUK DO TË GUXOJË TË DEKLAROJË, QË KA QENË BASHKËLUFTAR I IMI EDHE
ASNJERI NGA JU, NUK DO T'GUXOJË AS TË DEKLAROJË SE, AS QË MË NJEH SE KUSH
JAM UNË!" SI DHE, DUKE UA OFRUAR MISHIN PËRPARA DHE DUKE UA URUAR;O, HANI
SE KY ËSHTË MISHI IM I TRUPIT; HANI EDHE KËTA ASHTA SE JANË ASHTAT E MI AH,TË
SKELETIT TË TRUPIT TIM; SI DHE, PINI KËTE VENË TË KUQE, SE ËSHTË MU GJAKU ËH
I TRUPIT DHE SHPIRTIT TIM; KUR PYETEN: PSE NUK PO HANË EDHE TI!" AI DEKLAROI
SE: NUK PO MË HAHET AS NUK PO MË PIHET!" DHE, AI DINTE SAKTË O MU CILI ËSHTË
AI, QË PO E TRADHTOJË, POR, KUR N'MËNGJES NJËMEND JEZU KRISHTI KRQZOHEJ,
AI, SI LUTJE TË FUNDIT EDHE TË MUNDIT KISHTE: FALI O ZOT, SE KËTA PËR HATA ËH,
NUK PO DINË AS NUK PO E NDIEN, SE ÇKA JANË DUKE BERË, ÇKA JANË DUKE ÇFERR
ËH, DUKE U ZHYTUR, DUKE U MBYTUR NË BALTAKUN, SHAMAKUN E TERRIT, FERRIT!"
MANI USA

Shto koment

Denonco