Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Dita e lulëzimit të hipokrizisë bashiste

Dita e lulëzimit të hipokrizisë bashiste

Nga Andi Bushati - 18/12/2021

Sot e kam ndjekur me vullnet dhe deri në fund farsën që një pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike zhvilloi në Pallatin e Kongreseve. 

Vullneti duhej për të përballuar atë paradë falsiteti, ndërsa kohëzgjatja për të parë se kush do të ishin aktorët e saj.

I armatosur me këtë këmbëngulje kurioze për të vëzhguar se deri ku mund të shkojë zhbërja e dinjitetit njerëzor, i pashë fjalimet një e nga një.

Shumë nga ata që u ngjitën në tribunë thoshin gjëra të vërteta, për menyrën sesi Berisha e ka sunduar me dorë të hekurt partinë, se si ai ka eleminuar kundërshtarët, madje edhe se si ua ka bërë peshqesh me metoda antidemokratike Lulzim Bashën. 

Po të ishe dikush që nuk i njihje rethanat dhe sfondin e kësaj ngjarjeje mund të entuziazmoheshe nga aftësia e një force politike për të bërë katharsis apo ndjenja e përgjegjësisë për të parë me sy kritik të shkuarën.

Edhe qëndrimet pro-Basha, sado që personalisht nuk besoj më se ai ka më një të ardhme politike, mund të justifikoheshin. Askush nuk ka pse i paragjykon ata që besojnë se Luli mund të ndryshojë, se tani që i dha fund dualizmit, mund të bëhet vërtet udhëheqës, se pas ndarjes nga mëkatet e së shkuarës, ai ka shansin të imagjinohet si fitues i mundshëm.

Pra, thënë shkurt edhe ata që numëronin mëkatet, hipokrizinë dhe krimet e Berishës ishin në të drejtën e tyre edhe të tjerët që donin të ëndërronin një Lulzim të rilindur, nuk kishte arsye pse të paragjykoheshin. 

Por, të dyja këto flukse kishin një problem të madh. Jo për atë që thonin, por për mënyrën se si silleshin. Jo për hosanatë apo kritikat, por thjesht për numrat.

Sepse të gjithë së bashku, ata që qenë në atë sallë, aktruan rolin qesharak të të qenit shumicë. Të ndërgjegjshëm se nuk bësheshin bashkë më tepër se dy mijë vetë, ata ngrinin si bagëti kartonat e tyre jeshilë, pa drojen se po merrnin pjesë në një manipulim. Të vetëdijshëm se partia reale po votonte në qendër dhe provincë kundër prijësit të kësaj tragji-komedie, ata pranonin të shkelnin mbi dinjitetein e tyre duke u bërë thërmija të një realiteti virtual.  

Nuk kishte gjë më qesharake të shikoje se me ç’lehtësisht ata demokratë e trefishonin unin e tyre. Nuk kishte skenë me komike sesa të vëzhgoje të vetëndjerin e tyre si një mazhorancë prej 5004 vetësh. 

Por aty nga mbarimi i këtij ekspertimenti vetë torturues, që më shtynte të duroja për të kuptuar deri në fund, se deri në ç’humnerë mund të degradojë dinjiteti njerëzor, papritmas më kapi një trishtim i madh. Ata njerëz që po vëzhgoja si kavie sociale të veseve më të këqia të shoqërisë sonë, ishin në fakt shumë më tepër sesa kaq. Shumë prej tyre qenë opozitarë të kahmotshëm. Një pjesë deputetë të porsazgjedhur që edhe për katër vite me radhë do të duhej të mbanin mbi supe peshën e rëndë të betejës me regjimin kleptokratik. 

Pasi i kishin parë si aktorë të kësaj farse kush mund ti besonte më këtej e tutje atyre? Pasi i kishin ndjekur se qenë të aftë ta shumëzonin veten me tre, kush nga publiku do bindjej nga shifrat që ata do të jepnin për grabitjet e Edi Ramës në tendera dhe koncesione?  

Pasi i kishin përqeshur duke u hequr si shumicë kush do i vinte veshin kur të thërrisnin se Rilindja qenkësh minorancë në këtë vend?

Kjo pra qe drama e vërtetë e asaj që ndodhi këtë të shtunë në Pallatin e Kongreseve. Jo ajo çfarë u tha, por pafytyrësia për tu hequr ajo çka nuk je. Lulëzimi i kësaj hipokrizie demokratikase qe goditja me e rëndë që iu dha opozitarizmit./LAPSI

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari21/12/2021 23:02

Replike mjerane shoku kraras tp.

krasasi tp 21/12/2021 08:57

Skrapari, kam punë. Sepse, siç është PD sot, gjysmë andej e gjysëm këtej, nuk vjen dot në pushtet. Dhe po nuk erdhi në pushtet nuk fiton dot, as Ti dhe as Daj Jaku.

MANI USA20/12/2021 07:34

HEU, DITA E LULËZIMIT TË HIPOKRIZISË BASHISTE! EU, PRITA KE VULËKRIZMIT TË
KRIPTOKRIZISË FASHISTE! NA ISHTE NJËHERË NJËFARË BASHA OU, PORSI PASHA;
QË DY MANDATE DESHTOJË NË VOTIMET NACIONALE TË PARTISË DEMOKRATIKE;
ËH, SY TRAKTATE TË NOTIMIT NACIONALE PA IDEALE, VETËM OR, VETËM MBETËM
SI SERVIL, DEBIL, TË PARTISË SOCIALISTE DIKTATORIALE TË DIKTATORIT TË VOGËL
TË ENVER HOXHES; DUKE SERVILOZUR, TERFILSOSUR; PËR SHKATËRRIMIN EDHE
TË SHPARTALLIMIN E TERË DEMOKRACISË, DUKE KTHYER R FYER N'DEMNOKRACI
TË DEMONIT TË DJALLI MË I ZI, QË NA KALLI TERË KËTE TË MJERËN, MË TË DJERËN
SHQIPTARI; SE PAK U DUKËN QË NA ZHDUKËN, DUKEN, NDARË, PËRÇARË, PËRLARË,
NË TË SHTATA AHI=, NË TË NËNTA; M'E NGRATA, MË E RËNDA; MBI 80% PO KËRKOJNË
TENTOJNË 100% DHE KËTE TROHË, MOHË, SHQIPËRI LONDINEZE OJ KOSOVË MU TË
AHTISARIT ËH, ATI VARRIT; SI HORDHI BREZE; PËR ME UA FALË, PA U NDALË, MJER O
I ZI, DJERË HORRE GRI; PUSO VERBO FERKO TURKO TUGOSHKAVE, MORE HORRE AH
RUSO SERBO GREKO FURKO JUGOSLLAVE; ËNDËRRA ME SY ÇELË; PO, ZGJENDËRRA
NUK DO TË IU DELË: SHKRIP SHKRIPE SHKRIPKA VËRRIA-SHQIP SHQIPE SHQIPTARIA!
MANI USA

Daj Jaku19/12/2021 22:37

O krasasi tp o krastravec. Mblidh qentë e lagjes me gjithë fëmijë e këlyshë, fut 3 litra ujë në një shishe një litërshe pa e thyer, shpall kongres dhe merr vendime. Mjerim më të madh nuk kam parë e ndëgjuar. Kështu me këto mashtrime banale nuk drejtohet as Parti e as Shtet. Ose të kanë hedhur trutë e gomarit, ose të pagojnë për të na i hedhur neve.

NUNI19/12/2021 22:34

ani kur pe lishon zerin si drangu luli i bravave

Skrapari19/12/2021 19:44

O krasas tp! Po cpune ke ti o i uruar te komentosh zhvillimet ne PD. Ti je mengjarash. Shiko cndodh andej nga ridhjerja e Edvin Taq Sumqirit a derebardhe.

Skrapari19/12/2021 19:43

O krasas tp! Po cpune ke ti o i uruar te komentosh zhvillimet ne PD. Ti je mengjarash. Shiko cndodh andej nga ridhjerja e Edvin Taq Sumqirit a derebardhe.

krasasi tp19/12/2021 18:51

Nuk besoj se je kaq i përciptë. Më shumë besoj se je pjesë e 'kazanit mediatik' ndan ose mbron interesa klienteliste. Sa për 5004 votat po u morë gjykata, gjykata nuk meret as me karriket e as me pamje filmike . Gjykata meret me 5004 emra, Janë apo nuk janë këta emra antar të PD dhe antar të këshillit kombëtar. A korespodon nr i kartës së identitetit me personin anëtar i PD dhe antar i këshillit kombëtar.. A është emri mbiemri dhe firma autentike. Pakica me lista me 4446 votuesish duhet të paraqesin ankim në gjykatë, Në të kundërt 5004 është më e madhe se 4446. Gjithë 'piramida' e karrigethyerve bije. "Lulzim brava" do harrohet shpejt në mos është harruar.L.B pranoi që PD ishte me dy kryetar dhe me dy çelsa. Bëri autokritikë dhe u besua edhe për simbolikën, ndërrimin e bravave. Po të kapet me çelsa nëpër duar brenda ambienteve të selisë së PD, S.B e zë ligji . Jo barkëderrave, por antarëve militantë, të zhgënjyer por edhe idealistë edhe pragmatisë , ju shkuan pas 11 dhjetorit dhe ju thanë: "po ju mashtrojnë, nuk po bën SHBA asnjë kulisë", S.B, do të fshihet pas PD". "Lëre se si të hodhën trut e gomarit në 11 dhjetor, tani që u binde, firmos për 18 dhjetorin. Ndaj sulmi ndaj selisë së PD do ishte aq i sukseshëm, sa ishte edhe sulmi ndaj kryeministrisë apo edhe ndaj KQZ.

Daj Jaku19/12/2021 11:20

Si gjithmonë brilant Andi Bushati. Dhe mos guxojë ndonjë mut nga palo’ bythë ta sulmojë me gjysh. Një nga të rrallët e bijve të bllokut të kuq që nuk lëpiu bythë për të kapur pozicione sinonim pasuri, por foli hapur me guxim dhe me sinqeritet mendimin e tij. Respekt për Bushatin. Lulushi që kujtoi gjyshin, mos harrojë se çfarë kanë lëpirë e mbajtur në gojë në atë bllok e për atë bllok prindët e tij.

DEMOKRATI I BAZES18/12/2021 20:28

BRAVO BUSHAT! ME REAL NUK BEHET!! SI GJITHMONE I VERTETE DHE BRILANT NE ANALIZE DHE NE GJYKIM!

Shto koment

Denonco