Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

18 dhjetori, shkëndija e revoltës!

18 dhjetori, shkëndija e revoltës!

Nga Armand Maho - 17/12/2021

Referendumi i 18 dhjetorit ka rëndësi jetike për Partinë Demokratike. Ai nuk zhvillohet për karrigen e askujt, aq më pak për interesat e Sali Berishës siç mundohen ta kakofonizojnë qëllimisht adhuruesit e vulave.

Ai mbahet në një moment kritik kur zëri i opozitës është fashitur dhe nervi i protestës është shuar. Mbahet në një moment, kur aspiratat dhe idealet për të cilat studentë e qytetarë u ngritën në dimrin e para 31 viteve, janë nëpërkëmbur. Mbahet në një kohë kur demokratët po tallen dhe trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në vitin e 9-të të pushtetit të Ramës. 

Fryma e revoltës është si rrathët e ujit. Duhet ta provokojë diçka që ajo të kthehet në cunam. Duhet një epiqendër, një shkundje, një tronditje që ta shndërrojë në forcë shkatërrimtare ndaj abuzimit dhe nëpërkëmbjes së drejtave civile. Ish-kreu i PD bëri të kundërtën. E futi të djathtën në letargji, e ktheu në ujë të ndenjur për të fundosur e harruar të gjitha plehrat dhe pisllëqet e rilindjes. E shndërroi në një oaz qetësie për pushtetin abuziv të Ramës. I dhuroi këtij të fundit një lodër, për t'u sjellë sikundër ai fëmija që pasi mërzitet mund ta shkatërrojë kur të dojë. Duke harruar që ajo parti nuk është as lodër e as ujë i ndenjur, por Meka dhe Jerusalemi i atyre që Ramiz Alia kërcënonte se do u priste gishtat në dhjetorin e 90-ës. 

Prandaj çdo anëtar i PD-së nuk duhet ta mendojë sot dy herë votën e tij. Ajo nuk është thjeshtë një letër që përdoret si revansh kundër Lulit, aspak. Është një mënyrë për t'i thënë se largimi nga ajo zyrë është një nder që i bëhet dhe atij. Rikthimi i dinjitetit të PD-së, e heq dhe atë nga kthetrat e Edi Ramës. Ai mund ta simpatizojë dhe ta adhurojë mënyrën se si drejton kryerilindasi, por ajo metodë nuk ngjit tek demokratët. Vota e 18 dhjetorit do e rikthejë me këmbë në tokë. Do mund ta bëjë të kuptojë se idealet e djathta nuk vërtiten rreth çelësave, bravave apo vulave, por rreth lirisë. 

Prandaj referendumi nuk bëhet kryesisht për fatin e tij. Atë më shumë e vuan Edi Rama dhe Basha mund të konsiderohet si dëm anësor. Revolta i heq kryeministrit qetësinë e këtyre tetë viteve. I prish rehatinë, i bëhet halë peshku në drekat dhe darkat me ambasadorë te restoranti i Gjergj Lucës.

I jep ndjenjën e pasigurisë dhe panikut se tash e mbrapa nuk ka asgjë të sigurtë. Referendumi i heq nga dora mekanizmin me të cilën shuante revoltën e bizneseve, artistëve, të rinjve që do e kishin degdisur në humnerën e humbjes shumë kohë më parë. Pas kësaj reduktohen fort mundësitë e tij dhe shpurës së oborrtarëve për të na mbajtur peng. Demokratët po zgjohen, dhe kur është mjaft, është mjaft. 

Këto dhe shumë të tjera duhet të mendojë çdo kush që do i drejtohet asaj kutie. Nuk është inat personal me Bashën, është revoltë ndaj sistemit. Është një përpjekje për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Fundja në një demokraci, rëndësi kanë parimet dhe jo karriget. 18 dhjetori nuk është dita e ahengut në Pallatin e Kongreseve, por dita për t'i dhënë fund letargjisë vrastare të lirisë, e cila është shndërruar në mbrojtjen më të madhe të abuzimit nga pushteti. 18 dhjetori më shumë se për të larguar Bashën, është dita për ta bërë dhe atë të kuptojë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA17/12/2021 23:34

HEU, 18 DHJETORI 2021 SHKËNDIJA E REVOLTËS! EU,18 DHJETORI 2021 SHËMTIJA E
KRERVOTRËS!! EDHE PAS CA DEKADASH NË KOHËN E KRYEKRIMINELIT TË BALLKA-
NIT SLLOBODAN MILLOSHEVIÇIT; PO NA KTHEHËN KOHËT E JASHTËZAKONSHME PËR
TË PLOTËSUAR OR NDOTËSUAR; TERË PLANI O KLANIN I RUSO SERBISË SË MADHE,
PUSO KËRDISË GËRRMADHE; PËR ÇFARROSJEN E TERË SHQIPTARISË!! KUR OR KRY-
KRIMINELI SHESHEL DUKE REAGUAR PËR DEMOKRATËT FITUAN PËR HERË TË PARË
NË SHQIPËRI; AI PATË THEKSUAR SE: SI ËSHTË E MUNDUR TËK FITOJË DEMOKRACIA
NË SHQIPËRI, QË NE KEMI SIGURUAR NJË RRJETË T'SIGURIMIT TË UDB-ES AQ SA QË
AS ZOGU I MALIT NUK MUND TË DEPERTOJË N'SHQIPËRI; DUKE BASHKËPUNUAR NE,
SI ME SOCIALISTËT PO EDHE ME DEMOKRATËT; VETËM QË KURRË SHQIPTARËT MOS
TË ARRINË TË ÇLIROHËN, AS TË RIBASHKOHËN; DHE AS T'ANOJNË KAH PERENDIMI O,
AS NGA USA; TË NA ASGJASOJNË SI SHTET MË I FORTË RUSO SERBO JUGOSLLAV?!"
MANI USA

Shto koment

Denonco